Administrata tatimore u ka kërkuar bizneseve që të dorëzojnë inventarët deri në fund të këtij muaji. “Bazuar në Ligjin nr.9920 datë 19.05.2008 “Për Procedurat Tatimore në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, neni 60 “Detyrimi i tatimpaguesve për të dhënë informacion administratës tatimore”, Ju bëjmë me dije se duhet të depozitoni inventarin analitik të datës 31.12.2025”, thuhet në njoftimin që u është dërguar subjekteve. Inventari duhet të përmbajë informacione në lidhje me lëndën e parë, produktet e gatshme, mallrat për rishitje, të detajuara në njësi, sasi çmim dhe vlerë. Ky informacion duhet të ngarkohet elektronikisht në sistemin e tatimeve e-Filing, në…
Author: Hamdi Kumanova
Presidenti i ShBA-së, Donald Trump, tha se ishte e rrezikshme që Britania të hynte në biznes me Pekinin, ndërsa kryeministri Keir Starmer vlerësoi përfitimet ekonomike të rivendosjes së marrëdhënieve me Kinën gjatë një vizite atje të premten. Ndërsa udhëheqësit perëndimorë shqetësohen nga paparashikueshmëria e Trump, Starmer është i fundit që shkon në Kinë, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv. Në bisedimet tre-orëshe me Presidentin Xi Jinping të enjten, udhëheqësi britanik bëri thirrje për një “marrëdhënie më të sofistikuar” me akses të përmirësuar në treg, tarifa më të ulëta dhe marrëveshje investimi, ndërsa diskutoi gjithashtu për futbollin dhe Shekspirin.
Organizata me renome ndërkombëtare “Top Employer Institute”, për të nëntin vit radhazi, ka shpallur British American Tobacco (BAT) si një nga 17 punëdhënësit më të mirë në botë. Certifikimi global “Top Employer” i jep njohje atyre punëdhënësve që ofrojnë praktikat më të mira të punësimit, duke i mundësuar të punësuarit të zhvillohen personalisht dhe profesionalisht, ndërkohë që arrijnë edhe rezultate biznesore. Kora Kope-Shtarenberg, Drejtore Kryesore e Burimeve Njerëzore në BAT, pas marrjes së këtsaj njohje, theksoi: “Njohja si ‘Top Employer’ global për të nëntin vit radhazi – dhe marrja e certifikimit në një rekord prej 44 tregjeve të…
Kryetari i Qytetit të Shkupit, Orce Gjorgjievski informoi fillimin e procedurës për furnizim të mbi 40 automjeteve të reja për nevojat e NP “Higjiena komunale”. Sipas njoftimit, projekti realizohet përmes bashkëpunimit të koordinuar me Ministrinë e Transportit dhe Bankës Botërore, ndërkaq plotësisht do të mbështetet edhe me mjete vetanake të Qytetit të Shkupit. “Lajm i mirë për Shkupin – furnizohemi me mbi 40 automjete për ‘Higjienën komunale’. Sot, me gëzim të madh ju informoj se zyrtarisht filloi procedura për furnizim të automjeteve të specializuara për nevojat e NP ‘Higjiena komunale’, të cilat do të sjellin rend dhe dinjitet në…
Si do të përcaktohet përkatësia etnike në punësim me përfaqësim të drejtë, pyeti deputeti Skënder Rexhepi pasi Gjykata Kushtetuese ka marrë vendim sipas të cilit, siç theksoi, nuk do të ketë deklarim për përkatësinë etnike. Pyetjen ia drejtoi kryeministrit Hristijan Mickoski, duke thënë se me këtë nuk ekziston mënyrë për të përcaktuar gjendjen faktike se sa të punësuar ka nga komunitetet tjera etnike. “Në lidhje me përfaqësimin e drejtë, duke marrë parasysh vendimin e Gjykatës Kushtetuese ku nuk detyrohet qytetari të deklarohet sipas përkatësisë etnike, pra përkatësia etnike nuk figuron në asnjë dokument. Kështu, përkatësia etnike nuk përcaktohet askund,…
Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) ka reaguar ashpër ndaj vendimit të Qeverisë për marrjen e një kredie prej 40 milionë eurosh për ndërtimin dhe renovimin e shkollave dhe konvikteve, duke e cilësuar ndarjen e mjeteve si të padrejtë dhe diskriminuese ndaj komunave me shumicë shqiptare. Nga BDI theksojnë se investimet në arsim janë të domosdoshme dhe të mirëpritura, por sipas tyre, mënyra se si janë orientuar këto mjete është e papranueshme, pasi projektet janë përqendruar pothuajse tërësisht në qytetet me shumicë maqedonase, duke përjashtuar institucionet arsimore ku mësojnë nxënës shqiptarë. “Investimet kapitale në arsim duhet të jenë të drejta,…
Këshilltari i Qytetit të Shkupit, Naim Bajrami, ka sqaruar publikisht qëndrimin e tij politik pas reagimeve në opinion lidhur me faktin se ai vepron si këshilltar i pavarur, ndonëse mandatin e ka fituar si pjesë e koalicionit me Frontin Evropian të kryesuar nga Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI). Në një reagim të publikuar, Bajrami thekson se nuk kishte ndërmend të reagojë, por duke qenë se çështja u hap publikisht, ndjeu obligim politik për ta sqaruar pozicionin e tij. Ai sqaron se veprimi i tij si këshilltar i pavarur është plotësisht në përputhje me politikat dhe vendimet politike të Aleancës…
Qeveria nuk është adresa ku punëtorët duhet të kërkojnë paga më të larta, tha kryeministri Hristijan Mickoski duke iu përgjigjur pyetjeve të deputetëve. Ai thotë se marrëveshja duhet të arrihet mes punëtorëve dhe punëdhënësve. “Paga më të larta duhet të kërkohen dhe secili që kërkon pagë më të lartë duhet të mbështetet. Por, kjo adresa nuk është Qeveria. Adresa e vërtetë duhet të jenë punëdhënësit, por edhe ata që për shtatë vite ishin Qeveri dhe e vodhën e shkatërruan këtë shtet, përfshirë punëtorët, e shantazhuan dhe e kushtëzuan biznesin. Ata janë adresa e vërtetë për protestë”, tha Hristijan Mickoski,…
Policia ka ngritur kallëzim penal kundër ish kreu të Komunës së Kërçovës, Fatmir Dehari dhe tre personave të tjerë mbi dyshimet për shpërdorim me detyrën zyrtare dhe pastrim i parave. Nga viti 2021 deri në vitin 2025 tre persona nga Kërcova, përkatësisht nga Zajasi, Strellci dhe Sërbica janë punësuar nga Dehari. Ky i fundit edhe pse e ka pas për obligim t’i detyron për ardhje në punë, një gjë të tillë nuk e ka bërë. Të dyshuarit kanë marrë rroga dhe përfitime të tjera nga komuna sikur të ishin të punësuar. “Me vetëdije ua ka lejuar të mos paraqiten në…
Prokuroria Themelore Publike e Prilepit ngriti aktakuzë kundër 8 personave fizik dhe një personi juridik për vepra të vazhdueshme penale – “Përvetësim në detyrë dhe shpërdorim i procedurës për tender publik, dhënie të kontratës së prokurimit publik ose partneritet publik-privat”. Siç thonë nga Prokuroria, ish-drejtori i Institucionit Publik Shëndetësor Spitali i Përgjithshëm Prilep dhe tre punonjës të tjerë të spitalit akuzohen për vepra penale të përvetësimit të parashikuara në nenin 354 të Kodit Penal, të cilët, në periudhën nga fillimi i vitit 2022 deri në korrik 2024, përvetësuan në mënyrë të paligjshme paratë e besuara në shërbim dhe fituan përfitim…
Idriz Sinani, Kryetar Nderi i Forumit Ndërkombëtar për të Drejtat dhe Liritë e Njeriut (IGFM-ISHR), ka reaguar publikisht duke dëshmuar se është përballur sërish me maltretim nga autoritetet kufitare të Maqedonisë së Veriut. Sipas deklarimit të tij, trajtimi në pikën kufitare ka qenë çnjerëzor dhe degradues, çka ai e cilëson si shkelje të rëndë të të drejtave themelore të njeriut, të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe të konventave ndërkombëtare të OKB-së, ku vendi është palë nënshkruese. Sinani thotë se bëhet fjalë për maltretim të përsëritur, ndalime arbitrare dhe sjellje poshtëruese, të cilat i konsideron presion…
Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, deklaroi sot se grupi i punës për ndryshimet në Kodin Zgjedhor ndodhet në fazën finale dhe se shumë shpejt pritet të përfundojë përpilimi i tij. Ai u shpreh i bindur se ndryshimet do të jenë të pranueshme për të gjitha subjektet politike. Sa i përket shfuqizimit të qeverisë teknike, Gashi theksoi se një vendim i tillë do të ishte më i mirë nëse merret me konsensus politik, ashtu siç ishte dakorduar me Marrëveshjen e Shkupit në vitin 2015. Megjithatë, ai shtoi se nga aspekti procedural dhe ligjor, vendimi mund të…

