Finalja e madhe e ‘Eurovision 2026’ pritet të ketë një prani të theksuar ballkanike, pasi këtë vit në natën finale janë kualifikuar plot gjashtë shtete nga rajoni i Ballkanit: Shqipëria, Kroacia, Greqia, Serbia, Bullgaria dhe Rumania.
Kjo do të thotë se publiku i Eurovisionit në Vjenë do të shohë një “bllok” të fortë përfaqësimi nga Ballkani, me këngë dhe identitete të ndryshme muzikore – nga baladat emocionale deri te produksionet më moderne skenike – që e bëjnë finalen e sivjetme edhe më konkurruese.
Në mesin e tyre është edhe Shqipëria, e përfaqësuar nga Alis me këngën “Nân”, e cila arriti të sigurojë një vend në finale pas një paraqitjeje që u komentua gjerësisht në rrjete sociale.
Lista e plotë e finalistëve të ‘Eurovision 2026’:
Austria – “Tanzschein” (Cosmó)
Belgjika – “Dancing on the Ice” (Essyla)
Greqia – “Ferto” (Akylas)
Serbia – “Kraj mene” (Lavina)
Lituania – “Sólo quiero más” (Lion Ceccah)
Polonia – “Pray” (Alicja)
Suedia – “My System” (Felicia)
Kroacia – “Andromeda” (Lelek)
Finlanda – “Liekinheitin” (Linda Lampenius & Pete Parkkonen)
Gjermania – “Fire” (Sarah Engels)
Izraeli – “Michelle” (Noam Bettan)
Italia – “Per sempre sì” (Sal Da Vinci)
Moldavia – “Viva, Moldova” (Satoshi)
Shqipëria – “Nân” (Alis)
Australia – “Eclipse” (Delta Goodrem)
Bullgaria – “Bangaranga” (Dara)
Qiproja – “Jalla” (Antigoni)
Çekia – “Crossroads” (Daniel Žižka)
Danimarka – “Før vi går hjem” (Søren Torpegaard Lund)
Franca – “Regarde !” (Monroe)
Malta – “Bella” (Aidan)
Norvegjia – “Ya ya ya” (Jonas Lovv)
Rumania – “Choke Me” (Alexandra Căpitănescu)
Ukraina – “Ridnym” (Leléka)
Mbretëria e Bashkuar – “Eins, Zwei, Drei” (Look Mum No Computer)
Finalja e ‘Eurovision 2026’ do të mbahet të shtunën në Vjenë, ku pritet të shihet nëse “fronti ballkanik” do të arrijë të shkojë edhe më tej – madje pse jo, të luftojë për vendet e para.


