Katër persona janë arrestuar nga policia pas përfundimit të ndeshjes së futbollit ndërmjet Shkëndijës së Haraçinës dhe Tikveshit, e zhvilluar në stadiumin e Shkupit në Çair.
Sipas njoftimit të MPB-së, incidenti ka ndodhur më 1 nëntor 2026, ndërsa policia ka privuar nga liria katër persona nga Shkupi, të moshave 21, 31, 33 dhe 36 vjeç, për shkak të thirrjes dhe pjesëmarrjes në përleshje.
Personat janë dërguar në stacionin policor, ku ndaj tyre janë përgatitur procesverbale për kundërvajtje.
Gjatë arrestimit, te njëri prej tyre, M.A. (33), është gjetur marihuanë. Për këtë arsye, ai është privuar nga liria edhe në bazë të nenit 215 të Kodit Penal.
Nga MPB bëjnë të ditur se pas dokumentimit të plotë të rastit do të pasojnë kallëzimet përkatëse.
MARKETING
<!–



