Një zjarr ka përfshirë mëngjesin e sotëm një lokal në “Rrugën B” në kryeqytet. Lidhur me rastin ka folur Mal Gashi, komandant i Brigadës së Zjarrfikësve në Prishtinë, i cili ka bërë të ditur për Klankosova.tv se ekipet ndodhen aktualisht në terren dhe zjarri ka arritur të shuhet. Ai shtoi se momentalisht nuk dihet për persona të lënduar.
Author: Hamdi Kumanova
Ministri i Ekonomisë dhe Punës Besar Durmishi theksoi sërish se paga minimale do të rritet në muajin mars, bazuar në metodologjinë dhe ligjin në fuqi. Ai tha se kjo metodologji është miratuar me pajtim të të gjitha palëve, sindikatave, punëdhënësve dhe Qeverisë. “Kjo metodologji është standard dhe përdoret edhe në vendet e Bashkimit Evropian dhe sindikatat janë pajtuar për këtë metodologji”. Protestat e sindikatave ai i vlerësoi si të motivuara politikisht. Durmishi tha se është në interes të Qeverisë që të rritet paga minimale, por kjo duhet të bëhet paralelisht me rritjen e produktivitetit dhe zhvillimit ekonomik.
Shtetet e Bashkuara planifikojnë të rivendosin së shpejti praninë e tyre diplomatike në Venezuelë. Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Marco Rubio, e deklaroi këtë në një seancë dëgjimore në Senat. Sipas tij, kjo do t’i lejojë Uashingtonit të marrë informacion në kohë reale dhe të bashkëveprojë jo vetëm me përfaqësuesit e qeverisë së përkohshme, por edhe me shoqërinë civile dhe opozitën. Sekretari i Shtetit kujtoi se përpara se Hugo Chavez të vinte në pushtet, Venezuela ishte një aleat i besueshëm i Shteteve të Bashkuara. Ai theksoi se qeveria e re në Venezuelë është e lavdërueshme – në vend është miratuar…
Një pjesë e madhe e Shteteve të Bashkuara po përballet me të ftohtë ekstrem pas kalimit të një stuhie të fuqishme dimërore, e cila ka shkaktuar dhjetëra viktima, ka lënë miliona qytetarë pa energji elektrike dhe ka paralizuar transportin ajror. Ndërkohë, një tjetër valë e acartë pritet gjatë fundjavës, duke shtuar shqetësimet për pasoja edhe më të rënda. Sipas një bilanci të përpiluar nga AFP mbi të dhënat e autoriteteve lokale dhe mediave amerikane, të paktën 38 persona kanë humbur jetën si pasojë e kushteve ekstreme të motit, në aksidente ose nga hipotermia. Mes viktimave janë edhe tre fëmijë në…
Ndonëse Shqipëria është një nga shtetet më të vogla të Europës, shtetasit e saj janë të shpërndarë nëpër vendet e Bashkimit Europiane, duke qenë në listën e vendeve kryesore për kombësinë e vendeve të jo BE-së që janë rezidentë në Bashkimin Europian. Nëse krahasohet me madhësinë e popullsisë, vendi ynë kryeson listën në Europë, në një tregues të përmasave të mëdha të emigracionit. Sipas të dhënave që janë publikuar nga Eurostat, shtetasit shqiptarë u renditën në vend të 11 në grafikun e kombësive kryesore të shtetasve jo të BE-së, që janë rezidentë në BE në vitin 2024, sipas numrit në…
MPB Maqedoni njofton se dje (27.01.2026), Departamenti për Shtypjen e Krimit të Organizuar dhe të Rëndë në MPB ngriti kallëzim penal kundër M.Z. (37), I.B. (61) dhe G.B. (59), të gjithë nga Shkupi, për shkak të ekzistencës së dyshimit të arsyeshëm për kryerjen e veprës penale “prodhim dhe shpërndarje e paautorizuar e drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve””. “Më 26.01.2026, M.Z. bleu një automjet motorik “Opel Combo” me targa kombëtare zvicerane nga një person nga Struga, në të cilin, së bashku me I.B., vendosën drogën narkotike marihuanë, dhe kontaktuan G.B. me qëllim që automjeti të tërhiqej nga Struga…
MPB Maqedoni njofton se dje (27.01.2026), Departamenti për Shtypjen e Krimit të Organizuar dhe të Krimit të Rëndë ngriti kallëzim penal në Prokurorinë Themelore Publike në Shkup kundër N.A. (36) nga Shkupi, për shkak të dyshimit për kryerjen e veprës penale “prodhim dhe shpërndarje e paautorizuar e drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve””. Siç njoftojnë nga MPB, më 26.01.2026, në Bulevardin Ilinden në Shkup, gjatë një kontrolli të një automjeti pasagjerësh Audi me targa të Shkupit, e drejtuar nga N.A., oficerët e policisë gjetën dy çanta pasagjerësh që përmbanin marihuanë. “N.A. e bleu drogën për shitje të mëtejshme personave në…
Gjykata Kushtetuese më seancën e sotme do të diskutojë dhe vendosë për 11 iniciativa për vlerësimin e kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë së akteve, një kërkesë për mbrojtjen e lirive dhe të drejtave të qytetarit dhe miratimin e një vendimi përfundimtar dhe nëntë projektvendime. Në rend të ditës janë dispozita të kontestuara të Ligjit për Procedurën e Përgjithshme Administrative, Ligjit për Sigurimin Pensional dhe Invalidor, Ligjit për Gjykatat, Ligjit për Buxhetin Gjyqësor, Ligjit për Marrëdhëniet Detyrimore, si dhe disa rregullore dhe marrëveshje kolektive. Gjykata do të debatojë edhe për iniciativa që lidhen me Ligjin për Sistemin Hekurudhor, Ligjin për Pastërtinë Publike, si…
Ideja është që zgjidhja ligjore të jetë gati deri në qershor. Ministri i Drejtësisë Igor Filkov do të caktojë takimin e parë të grupit të sapoformuar të punës. Të premten, Kuvendi i Maqedonisë e ka dërguar listën tek Ministria e Drejtësisë me përfaqësues të nominuar nga partitë parlamentare dhe deputetë të pavarur, që do të marrin pjesë në grupin e punës për kodin e ri zgjedhor. Pritet të thirret seanca konstituive në të cilën duhet të caktohet mënyra e punës. Lista e përfaqësuesve të propozuar të partive është tashmë para Ministrit të Drejtësisë Igor Filkov dhe pret që ai të…
Një aksion i gjerë policor është zhvilluar sot në orët e mëngjesit në fshatin Bërvenicë nga zyrtarët e SPB Tetovë. Sipas burimeve jozyrtare nga vendngjarja, policia ka kryer kontrolle në disa shtëpi dhe objekte, duke vepruar me urdhër gjykate. Gjatë bastisjeve në disa lokacione brenda fshatit janë gjetur dhe sekuestruar armë zjarri, municion, si dhe sasi e konsiderueshme e lëndëve narkotike, të cilat dyshohet se kanë qenë të destinuara për përdorim dhe shpërndarje. Burimet bëjnë të ditur se disa persona janë privuar nga liria dhe janë shoqëruar në stacion policor për procedura të mëtejshme dhe dokumentimin e plotë të rastit.…
Në një kohë kur shumë të rinj ankohen për mungesë kohe, lodhje apo vështirësi, tre motra trinjakë nga Kumanova po dëshmojnë se vullneti dhe përkushtimi mund t’i mposhtin të gjitha, njofton agjencia e lajmeve INA. Almina, Alina dhe Medina Xhemaili, studente të vitit të dytë në drejtimin Administratë Publike në Fakultetin e Administrimit të Biznesit pranë Universitetit të Tetovës – njësia në Kumanovë, janë shembull i rrallë i disiplinës dhe përgjegjësisë. Ato janë të rregullta në ligjërata, aktive në ushtrime dhe pjesëmarrëse në aktivitete të ndryshme studentore, duke e marrë seriozisht çdo hap të formimit të tyre profesional. Por historia…
Ministria e Punëve të Jashtme e Maqedonisë së Veriut lëshoi një reagim ndaj deklaratës së Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës së Bullgarisë, duke shprehur keqardhje që pala bullgare po pozicionohet gjithnjë e më shumë si recenzuese e deklaratave të përfaqësuesve politikë të RMV-së, në vend që të jetë partnere në një dialog përmbajtjesor dhe të orientuar drejt Evropës. Ministria e Punëve të Jashtme e RMV-së thekson se vendi nuk ka as qëllimin dhe as nevojën të përfshihet në proceset e brendshme politike apo zgjedhore në Republikën e Bullgarisë, as përmes komenteve, interpretimeve apo përfshirjes në narrativat e politikës…

