Author: Hamdi Kumanova

Princi i Kurorës Saudite Mohammed bin Salman e siguroi Presidentin iranian Masud Peskov në një telefonatë të martën se nuk do të lejonte asnjë sulm ndaj Iranit nga territori ose hapësira e tij ajrore. Mohammed bin Salman gjithashtu mbështeti “përpjekjet për të zgjidhur mosmarrëveshjet përmes dialogut” për të rritur “sigurinë dhe stabilitetin” në rajon. Më parë, Emiratet e Bashkuara Arabe lëshuan një deklaratë duke thënë se nuk do të lejonin që hapësira e tyre ajrore të përdoret për të nisur një sulm ndaj Republikës Islamike. Pasiguria në lidhje me mundësinë e një operacioni ushtarak amerikan kundër Iranit…

Lexo më Shumë

Donald Trump tha se “Kuba do të shembet shumë shpejt”, ndërsa shtoi se Venezuela, dikur furnizuesja më e madhe e ishullit, nuk i ka dërguar naftë apo para Kubës kohët e fundit. “Kuba do të shembet shumë shpejt. Është një vend që është vërtet afër kolapsit”, u tha Trump gazetarëve të martën. “E dini, ata po merrnin paratë e tyre nga Venezuela. Ata po merrnin naftën e tyre nga Venezuela. Ata nuk po e marrin më”, shtoi ai. Pas operacionit të suksesshëm për të kapur Presidentin Venezuelian Nicolas Maduro, Trump ka folur për ndërmarrjen e veprimeve kundër Kubës dhe për…

Lexo më Shumë

Parlamenti miratoi në orët e para të mëngjesit të së mërkurës, me 85 vota pro, projektligjin “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 7895, datë 27.01.1995 ‘Kodi Penal i Republikës së Shqipërisë’”, i ndryshuar. Paketat e miratuara përfshijnë një sërë ndryshimesh të rëndësishme në Kodin Penal, mes tyre dekriminalizimin e shpifjes, ashpërsimin e dënimeve për ndërtimet pa leje dhe zjarrvëniet, si edhe masa më të rrepta për parkimin e dyfishtë, që parashikon gjobë ose deri në një vit burg. Po ashtu, ndryshimet synojnë forcimin e mbrojtjes për gazetarët, duke parashikuar dënime nga 2 deri në 5 vite burg për…

Lexo më Shumë

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky e ka dënuar si “terrorizëm” sulmin me dron rus ndaj një treni pasagjerësh, që zyrtarët vendas thonë se vrau të paktën katër persona. Zelensky tha se katër persona të tjerë rezultojnë të zhdukur pasi treni me më shumë se 200 pasagjerë u godit në rajonin verilindor të Kharkiv të Ukrainës të martën, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv. Zyrtarët në portin jugor të Odesës në Ukrainë thanë se tre persona u vranë në një sulm me dron rus gjatë natës. Rusia nuk ka komentuar. Moska në muajt e fundit ka intensifikuar sulmet e saj me dron dhe raketa…

Lexo më Shumë

Mali i Zi dhe Shqipëria janë të parët në radhë për anëtarësim në BE nga të gjitha vendet kandidate. Pranimi i këtyre vendeve është një perspektivë realiste dhe jo si rezultat i favorizimit të BE-së, analizoi këto ditë një forum i mbajtur nga Instituti Ndërkombëtar i Vjenës për Studime Ekonomike (wiiw). Pjesëmarrësit vunë në dukje se pavarësisht pozicionit të favorshëm, Shqipëria ka një përqendrim shqetësues të pushtetit dhe Presidenti i Serbisë Vuçiç mund të krijojë ende paqëndrueshmëri në Mal të Zi, ndaj një skenar i anëtarësimit të pjesshëm në BE është më i mundshëm në tre vitet e ardhshme. Sipas…

Lexo më Shumë

Një plan për të ndërtuar një fabrikë “diamantesh sintetike” në Shtetet e Bashkuara është një perspektivë kryesore në paketën e investimeve prej 550 miliardë dollarësh të Japonisë. Dhe ky hap vjen ndërsa aleatët shtyjnë përpara zgjerimin e prodhimit të një materiali jetik për prodhimin e çipave dhe me precizion të lartë, kanë thënë burime të Reuters, përcjell Telegrafi. Kjo mund të jetë ndër grupet e para të projekteve, detajet e të cilave Reuters thotë se po i raporton për herë të parë, që do të zbulohen përpara një vizite në SHBA nga kryeministrja japoneze Sanae Takaichi, e planifikuar që në…

Lexo më Shumë

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump deklaroi se administrata e tij do të “ulë tensionet” në Minnesota, pas vrasjes së dytë brenda pak javësh të një qytetari amerikan nga agjentë federalë të emigracionit, një seri ngjarjesh që ka shkaktuar protesta dhe reagime të forta publike në mbarë vendin, raporton BBC. Në një intervistë për Fox News, Trump i cilësoi të dyja incidentet si “të tmerrshme”. “Në fund të fundit, ishte e tmerrshme. Të dyja ishin të tmerrshme,” u shpreh ai, duke sinjalizuar një hap pas në operacionet federale në këtë shtet. Në fillim të janarit, Renee Good u…

Lexo më Shumë

Këshilli i Mandateve do të mblidhet ditën e sotme për të vendosur mbi kërkesën e GJKKO për heqjen e imunitetit për zv.kryeministren dhe ministren e Infrastrukturës Belinda Balluku,çka i hap rrugë arrestimit të saj pas kërkesës së Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion. Mbledhja do të mbahet në orën 12.00, teksa Gjykata Kushtetuese nuk ka marrë akoma një vendim lidhur me pezullimin e saj nga detyra. Kryeministri Edi Rama kërkoi rrëzimin e vendimit të GJKKO për pezullimin nga detyra të Ballukut. Në seancën e 22 janarit, qeveria kërkoi shfuqizimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese, me argumentet se pushteti gjyqësor kishte ndërhyrë në…

Lexo më Shumë

Sindikatë e Pavarur e Gazetarëve dhe Punonjësve të Mediave (SPGM) mbështet kërkesat të disa sindikatave më të mëdha dhe do të marrë pjesë në protestën e caktuar për 28 janar 2026, transmeton Portalb.mk. Sindikata e Gazetarëve ftoi anëtarët e saj të japin mbështetje të plotë për kërkesat për rritjen e pagës minimale, por edhe të të gjitha pagave të punëtorëve në vend. “SPGM konsideron se pjesëmarrja në protestën e thirrur nga Lidhja e Sindikatave, e caktuar për të mërkurën në orën 17:00, është një mënyrë dinjitoze për të demonstruar nevojat e punëtorëve”, thanë nga Sindikata e Gazetarëve. …

Lexo më Shumë

Kryeministri Hirstijan Mickoski ironizon më kërkesën e kreut të BDI-së, Ali Ahmeti për takim kokë më kokë, kërkesë e dalë nga takimi i fundit i liderëve. Mickoski tha se me Ahmetin do të ketë takim, por kësmet ndonjëherë! “Po mirë, do të ketë takim. Do të ketë takim. Ndonjëherë…”, deklaroi Hristijan Mickoski, Kryeministër. Në paraqitjen e tij të fundit, Ahmeti tha se me Mickoskin janë marrë vesh për zgjedhje të parakohshme para një viti, por ky i fundit sipas tij nuk e mbajti fjalën. Ahmeti nuk dha arsye pse kërkon takim ndaras, por ajo që ra në sy…

Lexo më Shumë

MPB njofton se ka ndaluar një shtetas turk në Shkup, për shkak se dyshohet e ka zhavtur një person në një shumë prej 6.650 eurosh. “Më 26.01.2026 në orën 13:40 në shëtitoren “Dimitar Vllahov” në Shkup, nëpunës policorë nga NJPB Qendër dhe Bit Pazar e kanë privuar nga liria K.K. (30) nga Turqia. Ai dyshohet se ka mashtruar një shtetas tjetër turk për shumën prej 6.650 eurosh. Sipas denoncimit, në tetor 2025, ai ka hyrë në kontakt me personin përmes një rrjeti social dhe i ka premtuar se do t’i ndërmjetësojë për marrjen e dokumenteve të punës dhe…

Lexo më Shumë

MPB njofton se dje pasdite, në ora 15:30, në SPB Shkup, S.S. (36) nga fshati Saraj, Shkup, ka raportuar se rreth orës 12:40, në sallën sportive të një shkolle fillore në zonën e Gjorçe Petrovit në Shkup, djali i tij i mitur është sulmuar fizikisht nga A.P. (48) nga Shkupi, mësimdhënës në atë shkollë. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të pasojë kallëzim përkatës.

Lexo më Shumë