Author: Hamdi Kumanova

Rusia po vonon procesin e shkëmbimit të të burgosurve 1,000 për secilën palë, i parashikuar në marrëveshjen e shpallur nga Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, më 8 maj. Akuza është bërë nga Avokati i Popullit i Ukrainës, Dmytro Lubinets, sipas raportimeve të agjencisë UNIAN. Lubinets deklaroi se pala ukrainase i ka dorëzuar tashmë listat me emrat për shkëmbimin e të burgosurve, por Moska po e ngadalëson procesin. “Kontaktet nuk janë ndalur, por procesi është ngadalësuar. Edhe nëse arrihet një marrëveshje me rusët, nuk mund të jesh kurrë 100% i sigurt se ata do ta respektojnë atë”, u shpreh ai. Sipas…

Lexo më Shumë

Teksa partitë politike në Kosovë kanë nisur publikimin e listave të kandidatëve për deputetë për zgjedhjet e 7 qershorit 2026, Partia Demokratike e Kosovës ende nuk e ka zyrtarizuar listën e plotë, ndonëse në media tashmë kanë qarkulluar emrat e kandidatëve kryesorë të saj. Ndërkohë, Lëvizja Vetëvendosje, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës tashmë kanë publikuar listat e plota me emrat e kandidatëve që do të garojnë për Kuvendin e Kosovës. Në top 10 e listës së Lëvizjes Vetëvendosje janë këta emra: Albin Kurti, Glauk Konjufca, Donika Gërvalla, Avndi Dehari, Albulena Haxhiu, Hekuran Murati, Xhelal Sveçla,…

Lexo më Shumë

Kryetari i Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka publikuar listën e kandidatëve për deputetë për zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit. Përmes një mesazhi drejtuar qytetarëve dhe strukturave të partisë, Haradinaj tha se lista e prezantuar përfaqëson një kthesë të rëndësishme organizative dhe politike për AAK-në. “Sot dalim para jush me listën tonë të kandidatëve për deputetë për zgjedhjet e 7 qershorit. Ky rreshtim shënon një kthesë të madhe organizative dhe politike, duke sjellë para jush një ekip të jashtëzakonshëm e të gatshëm për përgjegjësi të larta shtetërore”, ka deklaruar Haradinaj. Ai theksoi se Aleanca ka dëshmuar në etapa…

Lexo më Shumë

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka thënë të martën se lufta në Ukrainë është shumë afër përfundimit dhe se ai beson se do të ketë një zgjidhje midis Rusisë dhe Ukrainës. “Fundi i luftës në Ukrainë, mendoj vërtet se po afrohet shumë”, u ka thënë Trumpi gazetarëve ndërsa po largohej nga Shtëpia e Bardhë për një udhëtim në Kinë. Komentet e Trumpit vijnë pak ditë pas atyre të bëra nga presidenti rus, Vladimir Putin, të shtunën, i cili kishte deklaruar se lufta në Ukrainë është gati të përfundojë. Ndërkohë Kremlini të martën e ka përsëritur qëndrimin e Putinit, pasi presidenti ukrainas,…

Lexo më Shumë

SEJDO HARKA Të shkruash për njerëz të shquar të ditëve tona është kënaqësi e madhe. Ndërsa të shkruash për njerëz të zakonshëm, por me zemër të madhe, si Mezan Resuli, është kënaqësi akoma më e madhe. Kjo ndodh jo vetëm se veprimtaria e tij humane kryhet pa bujë e tamtame, larg famës e përfitimeve vetjake, por edhe se njerëz të tillë bujarë, duket se janë një “specie” në zhdukje. Edhe pse veprimtaria e Mezanit në ndihmë të njerëzve në nevojë ka vite që nuk ndalet, zhurma e saj ruhet vetëm brenda shpirtit të heshtur dhe zemrës së bardhë të këtij…

Lexo më Shumë

Presidentja në detyrë e Venezuelës, Delcy Rodriguez, hodhi poshtë të hënën idenë që vendi i saj mund të bëhet një shtet tjetër i SHBA-së, duke riafirmuar sovranitetin dhe pavarësinë e Venezuelës. “Kjo nuk është planifikuar. Nuk do të planifikohej kurrë, sepse nëse ka një gjë që ne venezuelasit kemi, ajo është dashuria për procesin tonë të pavarësisë”, tha Rodriguez në një konferencë për shtyp në Hagë, ku po merrte pjesë në seancat në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë. Rodriguez tha se Presidenti i SHBA-së Donald Trump “e di që ne kemi punuar mbi një axhendë diplomatike bashkëpunimi”, duke shtuar se diplomacia…

Lexo më Shumë

Presidenti Donald Trump tha të martën se Kuba po kërkon ndihmë dhe “ne do të flasim”, pa dhënë më shumë informacion rreth planeve të SHBA-së. Trump ka ushtruar presion mbi kombin ishullor të Karaibeve që kur u rikthye në detyrë vitin e kaluar dhe kërcënoi se Kuba “është e radhës” pasi forcat amerikane kapën Nicolas Maduron, presidentin e hershëm të aleatit kubanez Venezuelën, në janar. “Asnjë republikan nuk më ka folur ndonjëherë për Kubën, e cila është një vend i dështuar dhe po shkon vetëm në një drejtim – poshtë! Kuba po kërkon ndihmë dhe ne do të flasim!!! Ndërkohë,…

Lexo më Shumë

Ngritja e një misioni të ri evropian në Liban pas përfundimit të mandatit të UNIFIL (Forca e Përkohshme e Kombeve të Bashkuara në Liban), si dhe zgjerimi i operacionit detar në Ngushticën e Hormuzit, do të diskutohen në një takim të ministrave të mbrojtjes të vendeve të Bashkimit Evropian (BE) më 12 maj. Kjo u deklarua nga shefja e diplomacisë evropiane, Kaya Kallas, para takimit të Këshillit të Mbrojtjes të BE-së në Bruksel. Sipas Kallas, vendet e BE-së po shqyrtojnë mundësi për të forcuar mbështetjen për forcat e armatosura libaneze në sfondin e paqëndrueshmërisë në rritje në Lindjen e Mesme.…

Lexo më Shumë

Nga Thomas Frashëri* “Pas mynxyrave të qershorit, në territorin anglez kishin mbërritur sovranët dhe ministrat e Norvegjisë, Holandës, Luksemburgut, presidenti dhe ministrat e qeverisë polake dhe më vonë kabineti qeveritar belg. Çekosllovakët nisën të organizoheshin, ndërkohë që Mbreti i Shqipërisë ndërmerrte disa kontakte”. Në “Kujtimet e luftës” së gjeneralit De Gaulle, është i vetmi aluzion që i bëhet qeverisë shqiptare mbretërore në mërgim. Lakonik, pothuajse i parëndësishëm, ky shënim kumton gjithsesi opinionin që kreu i Francës së lirë, kishte mbi situatën e Mbretërisë shqiptare gjatë viteve të para të Luftës së Dytë Botërore: ai njihte legjitimitetin e Mbretit të shqiptarëve…

Lexo më Shumë

Lidhja Demokratike e Kosovës ka publikuar listën e plotë të kandidatëve për deputetë për zgjedhjet e 7 qershorit. Kësaj liste i prin Vjosa Osmani, pasuar nga Lumir Abdixhiku, Kujtim Shala, Doarsa Kica-Xhelili, Lutfi Haziri, Jehona Lushaku-Sadriu, Albena Reshitaj, Ukë Rugova, Jeta Statovci dhe Anton Quni, që përbëjnë top-10. Në postimin e LDK-së në Facebook, thuhet se “kjo është lista fituese”. “110 kandidatë. 110 përfaqësues të një ideje për Republikën; të një Republike me dinjitet, me institucione të forta, me zhvillim, me aleanca të palëkundura perëndimore dhe me njerëz në qendër të saj”. “Një ekip që bashkon përvojën dhe energjinë e…

Lexo më Shumë

Lëvizja Vetëvendosje ka bërë publike listën e kandidatëve për deputetë me të cilët do të garojë në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 7 qershorit. Sipas njoftimit zyrtar të partisë, bartës i listës është kryetari i saj, Albin Kurti, ndërsa numri dy në listë, si në proceset e mëparshme zgjedhore, është nënkryetari i partisë Glauk Konjufca. Dhjetëshen e parë të kandidatëve e përbëjnë edhe figura të tjera të rëndësishme të kësaj partie, përfshirë Donika Gërvalla, Avni Dehari, Albulena Haxhiu, Hekuran Murati, Xhelal Sveçla, Mimoza Kusari-Lila, Hajrulla Çeku dhe Shqipe Mehmeti-Selimi. Vetëvendosje pritet të hyjë në garën zgjedhore si një nga subjektet…

Lexo më Shumë

Lëvizjet e brendshme të popullsisë në Shqipëri po dominohen gjithnjë e më shumë nga gratë, sidomos nga vajzat dhe gratë e reja në moshë studimi dhe pune. Të dhënat e publikuara nga INSTAT në raportin “Gra dhe Burra 2025” tregojnë se gjatë vitit 2024 ndryshuan vendbanimin brenda vendit 16.289 gra, kundrejt vetëm 9.303 burrave. Pesha më e madhe e këtyre lëvizjeve përqendrohet te grupmoshat 20-29 vjeç. Vetëm në grupmoshën 20-24 vjeç, lëvizën 3.080 gra, ndërsa në grupmoshën 25-29 vjeç numri arriti në 3.754. Për burrat, në të njëjtat grupmosha shifrat janë ndjeshëm më të ulëta, përkatësisht 537 dhe 1.098. Të…

Lexo më Shumë