Tetovasot mëson se një 18-vjeçar nga Saraqina është arrestuar nga policia në rrugën rajonale Tetovë-Shkup, pranë hyrjes së fshatit Saraqinë, pasi është kapur duke drejtuar automjetin “Volkswagen Golf” pa leje drejtimi.
Sipas informacioneve që ka siguruar Tetovasot, gjatë kontrollit policor është konstatuar se V.A. nuk posedonte patentë shoferi. Me urdhër të Prokurorit Publik, automjeti është konfiskuar, ndërsa i riu është privuar nga liria.
Tetovasot raporton se ndaj tij do të ngrihet padi për “drejtim të pakujdesshëm të automjetit” sipas nenit 297-a dhe nenit 300-b të Kodit Penal.TS


