Një vrasje e rëndë ka ndodhur herët në mëngjes në Manastir, në lagjen Bair, në rrugën “5-ta”, ku viktimë mbeti një grua e re, e lindur në vitin 1995.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 07:30 të mëngjesit, pas një përleshjeje familjare. Sipas informacioneve të para deri tek të cilat ka arritur Telma, bëhet fjalë për një rast të dhunës në familje, ku burri dyshohet se e ka vrarë bashkëshorten e tij.
Autoritetet kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rastit.


