Author: Hamdi Kumanova

Mbi 60 banorë të Shkupit morën gjobë prej 50 eurosh pasi u kapën në flagrancë duke hedhur mbeturina pas orës 22:00. Masa për ndalimin e hedhjes së mbeturinave gjatë orëve të mbrëmjes është në fuqi prej disa muajsh, ndërsa periudha e paralajmërimeve dhe përshtatjes ka përfunduar, ndaj inspektorët tani veprojnë rreptësisht. Sitel vërejti se bulevardet kryesore janë të pastra dhe kontejnerët bosh, por në zonat e lagjeve ende shihet tejmbushje e mbeturinave. Kryetari i Qytetit të Shkupit theksoi se kjo masë ka sjellë rregull dhe disiplinë në deponimin e mbeturinave. Sipas Qytetit të Shkupit, inspektorët e mjedisit në tre muajt…

Lexo më Shumë

Për shkak të protestave nga shoferët e kamionëve, disa pika kufitare për hyrje dhe dalje nga vendi janë bllokuar për transportin e mallrave. Siç njoftojnë nga Makam-Trans, transportuesit nga Maqedonia, Serbia, Bosnja dhe Hercegovina dhe Mali i Zi filluan protestë më 26 janar 2026 duke bllokuar pikat kufitare për hyrjen dhe daljen e automjeteve të mallrave nga vendet, e cila do të zgjasë derisa të kapërcehet problemi i regjistrimit të qëndrimit të shoferëve në zonën Shengen. Pikat kufitare që janë të bllokuara janë: Deve Bair, Dellçevë, Novo Sellë, Dojran, Bogorodica, Mexhitlia, Qafë Thanë, Bllacë, Bllatë dhe Stenje. Terminalet kufitare për…

Lexo më Shumë

Më ftohtë këtë mëngjes ishte në Kodra e Diellit, ku u matën -3 gradë celsius, ndërsa trashësia e borës ka arritur në 34 centimetrash. Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike (DPHM) informon se në Shkup – Petrovec, Krushevë dhe Mavrovë janë regjistruar 0 gradë, 1 në Tetovë dhe Lazaropole, 2 në Shkup-Zajçev Rid dhe Strumicë, 3 në Prilep, Veles, Berovë dhe Kavardar, 4 në Ohër, Kriva Pallankë dhe Pretor, 5 në Manastir dhe Vinicë, 7 në Gjevgjeli, 8 në Shtip, 9 në Demir Kapi. Më shumë reshje shiu në 24 orët e fundit ka rënë në Mavrovë, 12 litra për metër katror,…

Lexo më Shumë

Rroga mesatare në vend në vitin 2024 u rrit në mënyrë nominale për 9,2 për qind, ndërsa realisht për 5,1, përderisa pritet janë që inflacioni gjatë vitit të mos tejkalojë 3 për qind, thekson guvernatori i Bankës popullore, Trajko Sllaveski në një status të publikuar në rrjetin social X. Në prag të protestës së Lidhjessë sindikatave të Maqedonisë (LSM) për rritje të rrogës minimaëe dhe të rrogave të tjera,guvernatori thekson se me rëndësi është vendimet për rritjen e rrogave të bazohen në kornizat ekzistuese ligjore dhe në kritere të qëndrueshme ekonomike. Sllaveski përkujton se Ligji për rrogën minimale parasheh harmonizim…

Lexo më Shumë

Një sasi e madhe e produkteve të duhanit pa pulla akcize është sekuestruar gjatë një aksioni të ekipeve mobile doganore dhe zyrtarëve të Doganës së Manastirit, në një objekt tregtar me pakicë në Strugë. Sipas njoftimit zyrtar, vlera e mallrave të sekuestruara tejkalon 1.8 milionë denarë, ndërsa me këtë aktivitet është parandaluar shmangia e pagesës së akcizës në vlerë prej 509 mijë denarësh. Gjatë kontrollit, autoritetet kanë gjetur 1.027 kuti cigare, 1.387 cigare elektronike, 530 cigarilo, 503 paketime duhani për nargjile, 77 puro dhe 19 paketime duhani për tymosje, të gjitha pa pulla akcize. Kundër personave përgjegjës është iniciuar procedura…

Lexo më Shumë

Ne hasmëri nuk kemi. armiqësi private nuk kemi. Kemi pasur dallime politike”, kështu u përgjigj Izet Mexhiti në Click Plus në pyetjen se a mund të ketë takim me Ali Ahmetin, shkruan TV21. Mexhiti tha se në rast nevojë për çështje me interes kombëtar, janë të gatshëm të bisedojnë me të gjitha subjektet politike shqiptare Mexhiti tha se tani është pjesë e VLEN-it dhe fokusi i tij është 100 për qind në konsolidimin e koalicionit që të jetë një subjekt. “Për çështje kombëtare, jetike, mund edhe të ulemi të bisedojmë kur ka nevojë. Që i njeh edhe demokracia, pozitë-opozitë ka…

Lexo më Shumë

Policia e Kosovës ka dhënë detaje rreth arrestimit të një të riu gjatë së mërkurës në Podujevë, i cili terrorizoi qytetin me kallashnikov. Në raportin policor bëhet e ditur se i riu dyshohet se ka shtënë me armë zjarri në drejtim të dy burrave, por të cilët nuk janë goditur. Në vendin e ngjarjes janë gjetur gjashtë gëzhoja, ndërsa nga predhat janë dëmtuar dy vetura. “Nga i dyshuari është konfiskuar një AK-47 me një karikatorë me 15 copë fishekë. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, njoftoi Policia, transmeton Klankosova.tv.

Lexo më Shumë

Një rast i dhunës në familje është raportuar mesditën e së mërkurës në Pejë. Sipas policisë, viktima femër kosovare, ka pranuar tretman mjekësor pasi dyshohet se është sulmuar fizikisht nga një mashkull kosovar. Bëhet e ditur se pas trajtimit mjekësor, viktima është kthyer në shtëpinë e saj, ndërsa i dyshuari është arrestuar, transmeton Klankosova.tv. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

Lexo më Shumë

Dy persona kanë rënë në prangat e policisë në Fushë Kosovë pasi që të njëjtit dyshohet se në mënyrë të vazhdueshme kanë keqpërdorur të dhënat e kartelave bankare të personave të huaj për përfitime personale. Në raportin policor bëhet e ditur se në konsultim me prokurorin është kontrolluar prona e të dyshuarve. Gjatë kontrollit është sekuestruar një telefon, ndërsa të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje, transmeton Klankosova.tv.

Lexo më Shumë

Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor ILECU, në koordinim dhe bashkëpunim me njësitet tjera relevante të Policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë, të mërkurën ka bërë ekstradimin e shtetasit F.V., nga Italia për në Kosovë. Sipas njoftimit të Policisë, i dyshuari ishte arrestuar nga autoritetet italiane, pasi që i njëjti kërkohej me urdhër ndërkombëtar të lëshuar nga institucionet e drejtësisë së Kosovës, për veprat penale ‘falsifikim i dokumenteve’ dhe ‘legalizim i përmbajtjes së rreme’ dhe se i njëjti i ishte shmangur drejtësisë. Ekstradimi u realizua falë bashkëpunimit në mes të institucioneve të R. Kosovës dhe atyre…

Lexo më Shumë

Kriza aktuale e Real Madridit nuk lidhet me trajnerin Xabi Alonso, por me menaxhimin e klubit nga Florentino Perez. Kështu raporton portali spanjoll Fichajes.net, duke theksuar se problemet e “Los Blancos” janë strukturore dhe institucionale. Eliminimi nga Copa del Rey dhe vështirësitë në Ligën e Kampionëve kanë nxjerrë në pah planifikimin e dobët të skuadrës, mungesën e ekuilibrit dhe konfuzionin taktik. Gjithmonë sipas portalit spanjoll, grumbullimi i emrave të mëdhenj pa harmoni në lojë ka sjellë humbjen e identitetit të Real Madridit.

Lexo më Shumë

Sot mbahet seanca e shqyrtimit gjyqësor ndaj Naim Murselit, Granit Plavës dhe Kushtrim Kokallës, të cilët akuzohen për përfshirje në vrasjen e Liridona Ademajt. Naim Murseli, Granit Plava dhe Kushtrim Kokalla janë tre të akuzuarit për vrasjen e të ndjerës Liridona Ademajt. Dy të akuzuarit e parë kishin pretenduar se kanë çrregullime mendore, por Instituti i Psikiatrisë Forenzike ka konstatuar se asnjëri prej tyre nuk ka pasur problematika të tilla shëndetësore gjatë kohës së kryerjes së veprës penale. Në seancën fillestare të mbajtur më 31 janar 2025, Naim Murseli u deklarua i pafajshëm për vrasjen e bashkëshortes së…

Lexo më Shumë