Sektori për Punë të Brendshme (SPB) Kumanovë ka dorëzuar kallëzim penal në Prokurorinë Themelore Publike (PTHP) Kumanovë kundër personit T.B. (26) nga fshati Dragomancë, Komuna e Staro Nagoriçanit. Ai dyshohet për veprën penale “vrasje” ndaj personave J.A. nga Dragomanca dhe S.K. nga fshati Kleçovcë, si dhe për “vrasje në tentativë” ndaj personave S.A. dhe R.T.
Pas kontrolleve të kryera dhe zhvarrosjes (ekshumimit) të trupave të J.A. dhe S.K., është vërtetuar se viktimat kanë ndërruar jetë si pasojë e dhunës. Mbi bazën e dëshmive të grumbulluara, është konstatuar se i dyshuari ka vrarë dy gratë, me çka në koordinim me Prokurorinë është ngritur padi penale.
Paraprakisht, SPB Kumanovë kishte dorëzuar kallëzime penale kundër të njëjtit person (T.B.) edhe për vrasjen e personave M.S. dhe M.M. Me propozim të prokurorit publik, gjykatësi kompetent i ka caktuar masën e paraburgimit.
Kallëzim penal edhe për mjekët ligjorë
Përveç kësaj, SPB Kumanovë ka dorëzuar kallëzim penal për veprën penale “punë e pakujdesshme në shërbim” kundër mjekëve konstatues të vdekjes, M.S. dhe D.D., punonjës në “Spitalin e Përgjithshëm” të Kumanovës.
Data 01.11.2026
Aktuale
- Trump telefonon Netanyahun, në tryezë planet për sulme të reja ndaj Iranit: Mund të shkatërrojmë brenda 10 minutash…
- VMRO e akuzon VLEN-in se veproi si “Kalë i Trojës” në Bërvenicë!
- VMRO e akuzon VLEN-in se veproi si “Kalë i Trojës” në Bërvenicë!
- KSHZ fillon me publikimin e rezultateve të para nga zgjedhjet në Bërvenicë
- Kim Mehmeti: Edhe babanë, një ditë, vjen dhe e merr nëna e tij!
- Arrestohen katër persona pas ndeshjes së futbollit në Shkup, pasojnë kallëzimet
- Fronti Europian tërheq amendamentet, Salih Murat: E braktisëm seancën në shenjë proteste
- Fronti Europian tërheq amendamentet, Salih Murat: E braktisëm seancën në shenjë proteste



