Kryetari i Gostivari, Valbon Limani, në emisionin “Dialog në Lajm” ka folur për angazhimet e tij politike dhe profesionale, duke theksuar se vazhdon të mbetet i përkushtuar edhe ndaj pacientëve.
Limani deklaroi se, pavarësisht obligimeve dhe angazhimeve të shumta si kryetar i Komunës së Gostivarit dhe pjesë aktive e jetës politike, çdo të enjte ndodhet në Klinika e Endokrinologjisë në Shkup, pranë pacientëve.
Ai theksoi se profesioni i mjekut mbetet pjesë e pandashme e jetës së tij dhe se kujdesi ndaj pacientëve vazhdon të jetë një nga prioritetet personale, krahas përgjegjësive institucionale që mban si kryetar komune.


