Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, në takimin e sotëm me Ambasadorin e Republikës së Austrisë, i theksoi marrëdhëniet miqësore ndërmjet dy vendeve.Gashi falënderoi për mbështetjen e Austrisë në rrugën integruese të vendit tonë drejt Bashkimit Evropian.“Kisha kënaqësinë të zhvilloj një takim shumë konstruktiv me Ambasadorin e Republikës së Austrisë, Sh.T. z. Martin Pamer. Konfirmuam marrëdhëniet miqësore ndërmjet vendeve tona dhe diskutuam forcimin e mëtejmë të raporteve bilaterale. Shqyrtuam mundësitë e bashkëpunimit në fushën e kulturës, si dhe thellimin e bashkëpunimit parlamentar ndërmjet dy vendeve. Gjithashtu, shkëmbyem mendime lidhur me zhvillimet aktuale politike, si dhe…
Author: Hamdi Kumanova
Sekretari i Përgjithshëm i Bashkimit Demokratik për Integrim, Arbër Ademi, ka reaguar lidhur me dënimin penal të gazetares Liridona Vejseli, duke e cilësuar lirinë e shprehjes si shtyllë themelore të demokracisë. Në një qëndrim që vë theksin te standardet ndërkombëtare, Ademi deklaroi se raportimi për personat publikë është pjesë e rolit kritik të medias. ”Gazetarët luajnë një rol të pazëvendësueshëm në informimin e qytetarëve. Është jetike garantimi i standardeve evropiane për lirinë e medias dhe mbrojtjen e gazetarëve nga presionet që mund të kufizojnë ushtrimin e profesionit të tyre,” u shpreh Ademi. Ademi nënvizoi se, ndonëse pavarësia e gjyqësorit duhet…
Një rast i rëndë ka ndodhur në qytetin e Istogut. Kjo pasi që Policia e Kosovës ditën e djeshme rreth orës 14:10 minuta ka arrestuar një person. Burime të Indeksonline mësojnë se është arrestuar një 54-vjeçar pasi që i njëjti dyshohet se është kapur në një motel me një vajzë të moshës së mitur(12 vjeçare). Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje./Indeksonline/
Vendimi për grevë të përgjithshme tashmë është marrë, porosisin nga Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë (LSM). Sipas tyre, mbetet vetëm të aktivizohet nëse Qeveria dhe Kuvendi nuk u përgjigjen kërkesave për rritjen e pagave. Pas protestës masive në Shkup, sindikatat vendosën afate të qarta. Deri të premten deputetët duhet të marrin propozim-ndryshimet e Ligjit për pagat, ndërsa deri në fund të javës së ardhshme të votohet rritja e pagës minimale. Në të kundërtën, paralajmërohen bllokime të rrugëve dhe institucioneve, si dhe grevë e përgjithshme në sektorin publik dhe privat. Kërkesat kryesore të sindikatave janë paga minimale prej 600 eurosh dhe…
Moti sot në të gjithë vendin do të jetë pjesërisht me vranësira, me reshje të herëpashershme lokale shiu, në zonat më të larta shi dhe borë, ndërsa në male borë. Do të fryjë erë e dobët nga drejtime të ndryshme. Temperaturat minimale do të lëvizin nga 3 deri në 8 gradë, ndërsa maksimalet do të arrijnë nga 8 deri në 13 gradë Celsius. Në Shkup do të mbajë mot pjesërisht me vranësira me reshje të herëpashershme të dobëta shiu. Temperaturat minimale do të zbresin deri në 5 gradë, ndërsa maksimalet do të arrijnë deri në 10 gradë. Vazhdon periudha e…
Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska, në emisionin “Click Plus” në TV21, deklaroi se aktualisht institucionet po veprojnë mbi kallëzimet për diploma të falsifikuara, duke theksuar se ligji në fuqi për momentin parashikon vetëm masa ndëshkuese. Ajo shtoi se së shpejti pritet të hyjë në fuqi Ligji i ri për Arsimin e Lartë, i cili do të mundësojë procedura të reja për trajtimin e këtyre rasteve. “Gjatë gjithë kësaj periudhe kemi punuar për të përcaktuar disa fakte që kanë ndodhur në të kaluarën, por ka indikacione se raste të tilla po ndodhin edhe tani, megjithëse në një përqindje më…
Zëvendëskryeministri Arben Fetai, në emisionin “Rishtazi” në KohaCast, ka deklaruar se Ligji për kundërvajtje, i njohur si sistemi “Safe City”, është politizuar pa nevojë, duke u shoqëruar me dilema, propagandë dhe përpjekje për etnizim të tij. Sipas Fetait, “Safe City” është një sistem i konceptuar për të vendosur rend në qarkullimin publik dhe për të ulur numrin e aksidenteve fatale në trafik. “Bëhet fjalë për një sistem që synon të vendosë rend në qarkullimin publik dhe të ulë shkallën e vdekshmërisë në aksidentet rrugore. Ai është menduar dhe dizajnuar mbi bazën e statistikave që shteti disponon lidhur me aksidentet e…
Deputeti i VLEN-it, Bekim Qoku, ka bërë të ditur se Maqedonia e Veriut ka shënuar një arritje të rëndësishme në Këshillin e Evropës, duke përmbyllur me sukses dialogun e pas-monitorimit, një proces kyç në konsolidimin demokratik të vendit. “Sot në Këshillin e Evropës në Strasburg u vulos një kapitull i rëndësishëm për Maqedoninë e Veriut”, deklaroi Qoku, duke theksuar se përfundimi i këtij procesi konfirmon përkatësinë e vendit në familjen evropiane demokratike. “Vendi ynë përfundon dialogun e pas-monitorimit, duke konfirmuar se jemi pjesë e pandashme e Evropës demokratike dhe se përkushtimi ndaj reformave po jep rezultate konkrete”, u shpreh ai.…
Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë njofton se për shkak të dendësisë së mjegullave është ulur dukshmëria në rrugën Tetovë – Gostivar deri në 70 metra. Nga atje thonë se në rrugën R-1302 Berovë – Strumicë (pranë fshatit Ratevo) për shkak të një rrëshqitjeje të madhe dheu, trafiku po devijohet për 50 metra. LAMM njofton se trafiku vend po zhvillohet pa pengesa dhe në rrugë me lagështi. “Trafiku jashtë mjediseve urbane po zhvillohet me intensitet të moderuar. Në vendkalimet kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi”, thonë nga LAMM.
Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska njofton se aktualisht institucionet po veprojnë mbi kallëzimet për diploma të falsifikuara, duke theksuar se ligji në fuqi për momentin parashikon vetëm masa ndëshkuese. Janevska në emisionin “Click Plus” tha se së shpejti pritet të hyjë në fuqi Ligji i ri për Arsimin e Lartë, i cili do të mundësojë procedura të reja për trajtimin e këtyre rasteve. “Gjatë gjithë kësaj periudhe kemi punuar për të përcaktuar disa fakte që kanë ndodhur në të kaluarën, por ka indikacione se raste të tilla po ndodhin edhe tani, megjithëse në një përqindje më të vogël.…
Donald Trump tha të enjten se kishte zhvilluar bisedime me Iranin ditët e fundit, të cilave u përcolli dy mesazhe . Presidenti amerikan nuk tha nëse kontaktet ishin të drejtpërdrejta apo të tërthorta dhe në çfarë niveli, ndërsa nuk përjashtoi veprimet ushtarake kundër Teheranit. I pyetur nga gazetarët të enjten vonë nëse kishte zhvilluar bisedime me Iranin ditët e fundit apo nëse planifikonte ta bënte këtë, Donald Trump u përgjigj se kishte zhvilluar bisedime dhe se po planifikonte ta bënte këtë. Ai tha gjithashtu se kemi “shumë anije, shumë të mëdha dhe të fuqishme që lundrojnë drejt Iranit tani ,…
Administrata e Presidentit Donald Trump hoqi të enjten disa sanksione mbi industrinë e naftës së Venezuelës për ta bërë më të lehtë për kompanitë amerikane të shesin naftën e saj bruto dhe tha se së shpejti do të hiqen më shumë kufizime mbi vendin. Lëvizja nga Zyra e Kontrollit të Aseteve të Huaja e Thesarit autorizon kompanitë amerikane të blejnë, shesin, transportojnë, ruajnë dhe rafinojnë naftën bruto të Venezuelës, por nuk heq sanksionet ekzistuese të SHBA-së mbi prodhimin. Një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë tha se masa “do të ndihmonte në rrjedhën ekzistuese të produktit” nga Venezuela dhe se së…

