Më 14.05.2026, në ora 16:10, në SPB Shkup është raportuar se në rrugën “Koce Metalec” në Shkup, një veturë e tipit “Seat” me targa të Shkupit, e drejtuar nga A.P. (20) nga Shkupi, ka goditur një biçikletë të drejtuar nga një 13-vjeçar nga Shkupi.
Në aksident, i mituri ka pësuar lëndime të rënda trupore, të konstatuara në Kompleksin e Klinikave “Nënë Tereza”.
Hetim në vendin e ngjarjes ka kryer ekipi i SPB Shkup, ndërsa shoferi A.P. është privuar nga liria sipas nenit 300 të Kodit Penal. Pas zbardhjes dhe dokumentimit të plotë të rastit do të pasojë kallëzim përkatës.


