Analisti Shenoll Muharremi e ka kritikuar qasjen e Qeverisë Kurti në raport me energjinë elektrike. Ai ka bërë me dije se një qeveri që nuk ua siguron rrymën qytetarëve është jo vetëm jokompetente. Në profilin e tij në “Facebook”, Muharremi ka shkruar se kjo qeveri jep vetëm këshilla për kursim. “Një qeveri që nuk ta siguron rrymën e nuk i zgjidh problemet thelbësore të shoqërisë dhe ekonomisë, e ndërkohë të mban ligjëratën, është jo vetëm jokompetente, por edhe e dëmshme për xhepin e familjeve dhe për të ardhmen socio-ekonomike të vendit. “Hiqni prej rrymës adapterat e joystick-ave”.…
Author: Hamdi Kumanova
Anëtarët e Shërbimit Shtetëror Kufitar të Ukrainës dhe Forcave të Mbrojtjes kanë shkatërruar një sistem lëshimi raketash të shumëfishta Tipi 63 të prodhuar në Kinë, i cili përdorej nga forcat ruse, në frontin jugor. Shërbimi Shtetëror Kufitar njoftoi se ekipet e dronëve gjetën dhe goditën një sistem të Tipit 63 që forcat ruse ishin përpjekur ta fshihnin. Goditja u pasua nga një shpërthim. Sipas të dhënave, ky është një sistem i prodhuar në Kinë. Ndryshe, së bashku me skepticizmin nëse Vladimir Putin ka rënë dakord të ndalojë së synuari infrastrukturën energjetike të Ukrainës për një javë,…
Koalicioni VLEN në një postim në Facebook thanë se kur qytetarët shohin se një masë funksionon, nuk kanë nevojë t’i bindësh. REAGIMI I PLOTË VLEN: Nga fjalët te puna, Plani Operativ 2025 po jep rezultate Kur qytetarët shohin se një masë funksionon, nuk kanë nevojë t’i bindësh. Aplikojnë. Marrin guxim. Nisin diçka të tyren. Pikërisht këtu e ka peshën Plani Operativ për Punësim 2025 dhe pikërisht për këtë është një nga asetet më të rëndësishme të VLEN-it. Me Besar Durmishin në krye të Ministrisë së Ekonomisë dhe Punës, ky plan po e orienton mbështetjen aty ku prodhon më shumë ndryshim.…
Policia bën të ditur se një veturë është shkrumbuar plotësisht ndërsa një tjetër është dëmtuar krah saj pas zjarrit që shpërtheu në rrugën “Brigada maqedono-kosovare”, respektivisht në udhëkryqin mes kësaj rruge, Bulevardit “Nikolla Karev” dhe rrugës “Slavej Planina” në Shkup, përcjell TV21. Nga Ministria e Punëve të Brendshme thonë se fatmirësisht, nga zjarri nuk ka të lënduar. “Sot (30.01.2026) në orën 11:40 në SPB Shkup është raportuar se në bulevardin “Nikolla Karev” në Shkup ka shpërthyer një zjarr në automjetin “Renault Clio” në lëvizje, i drejtuar nga A.G. (47) nga Shkupi. Automjeti u shkatërrua plotësisht nga zjarri, ndërsa flakët kapluan…
Kryeministri Hristijan Mickoski sot përsëriti se Qeveria do të mbështesë dhe zbatojë marrëveshje për pagë më të lartë midis punëtorëve dhe punëdhënësve, duke theksuar se duhet të veprohet sipas ligjit në lidhje me pagën minimale. “Ne ofruam rritjen e pagave të punonjësve administrativë me rreth 40 përqind, LSM e refuzoi rritjen. Dhe në fushën e pagës minimale, sipas ligjit, duhet të veprojmë sipas ligjit. Do të ketë rritje dhe nivelim. Në momentin e parë kur punëtorët dhe punëdhënësit arrijnë marrëveshje, ne si parti do ta mbështesim dhe zbatojmë atë”, shkroi Mickoski në një postim në Facebook, duke ndarë fjalimin e…
SPB Tetovë njofton se dje (29.01.2026) në ora 12:30 në DPB Gostivar është denoncuar se në rrugën “Pavle Avramoski” në Gostivar, një automjet ka goditur një 13-vjeçare të mitur nga Gostivari, pas së cilës shoferi me automjetin është larguar nga vendi i ngjarjes. “Në aksident ajo ka pësuar lëndime të rënda trupore të konstatuara në Spitalin e Përgjithshëm të Gostivarit”. “Është kryer këqyrja e vendit të ngjarjes nga ana e ekipit inspektues të DPB Gostivar dhe po ndërmerren masa për gjetjen e automjetit dhe shoferit si dhe zbardhjen e rastit”, thonë nga SPB Tetovë.
SPB-Strumicë ngriti kallëzim penal në Prokurorinë Themelore Publike Strumicë ndaj D.R. (41) nga Strumica, për shkak të ekzistimit të dyshimit se ka kryer veprën penale ” shpërdorim detyre” sipas nenit 354 të Kodit Penal. I denoncuari, në cilësinë e kryetarit të një shoqate gjuetie nga Strumica, me qëllim që të përfitojë dobi pasurore në mënyrë të kundërligjshme, gjatë viteve 2024 dhe 2025 nga llogaria transaksionale e shoqatës së gjuetisë, në të cilën njëherësh ishte edhe nënshkrues i autorizuar, në disa raste ka tërhequr shuma më të mëdha të mjeteve financiare të cilat i ka përvetësuar për vete, pa pasur për…
Më 28.01.2026, nëpunës policorë nga NJPB Negotinë, sipas urdhrit të Prokurorisë Themelore Publike Kavadar, e privuan nga liria një 40-vjeçar, 26-vjeçar, 22-vjeçar dhe 20-vjeçar nga një fshat i Negotinës, në lidhje me veprën penale “përdhunimi i fëmijës i cili nuk i ka mbushur 15 vjet” e ndëshkueshme sipas nenit 188 të Kodit Penal. Ata dyshohen se kanë kryer akt të dhunshëm seksual ndaj një të miture 13-vjeçare. Personat janë ndaluar në stacion policor, dhe më pas janë shoqëruar në Gjykatën Themelore të Kavadarit, ku nga gjykatësi i procedurës paraprake, u janë caktuar masat e paraburgimit në kohëzgjatje nga 30 ditë,…
Platforma ndërkombëtare Global Firepower (GFP) ka publikuar renditjen vjetore të fuqisë ushtarake për vitin 2026, duke analizuar kapacitetet ushtarake të 145 shteteve nga e gjithë bota. Renditja bazohet në mbi 60 faktorë të ndryshëm, përfshirë numrin e forcave ushtarake, armatimin tokësor, ajror dhe detar, buxhetin e mbrojtjes, kapacitetet logjistike, gjendjen financiare, si dhe pozicionin gjeografik të secilit shtet. Sipas të dhënave të GFP-së, Maqedonia e Veriut renditet në vendin e 114-të sipas fuqisë ushtarake, me indeks të fuqisë ushtarake 2.4956. Nga vendet e rajonit, Shqipëria renditet në vendin e 77-të, Greqia në vendin e 30-të, Bullgaria e 62-ta, Serbia e…
Kryetarja e LQE-së Gjyla Çeliku ka vendosur të tërhiqet nga politika, Në një publikim në facebook Çeliku ka shkruar se ajo nuk pranon të bëhet vegla e askujt sepse nuk dëshiron të kontrollohet nga askush, informon portal “tetova1”. “Vjen një moment në jetë kur e kupton se tërheqja nga politika dhe aktivitetet qytetare nuk është dobësi, por vetëdije. Nuk është humbje, por zgjedhje për të mbrojtur paqen dhe vlerat e tua. Kam pasur nderin dhe përgjegjësinë të jem gruaja e parë shqiptare në Maqedoninë e Veriut që ka udhëhequr një parti politike. Kam ngritur zërin kur edhe burrat heshtnin. Kam…
Ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska-Koçoska, duke iu përgjigjur pyetjeve të deputetëve në Kuvend, theksoi se Qeveria trashëgoi një situatë financiare jashtëzakonisht të vështirë dhe alarmante, me arkën shtetërore pothuajse tërësisht të zbrazët dhe mbi 70% të deficitit buxhetor të shpenzuar edhe para ndërrimit të Qeverisë, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Financave. Megjithatë, siç theksoi Ministrja, ajo që ishte thelbësore për të si Ministre e Financave dhe për Qeverinë ishte se gjërat i shikonin në dy drejtime të qarta. “Qasja jonë është e qartë dhe në dy drejtime – mbështetje e fuqishme për sektorin privat si nxitës i rritjes ekonomike…
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç njoftoi se brenda një ose dy muajsh, do të merret një vendim nëse shërbimi i detyrueshëm ushtarak do të fillojë zyrtarisht nga dhjetori apo nga marsi i vitit të ardhshëm dhe se regjistrimi i rekrutëve do të fillojë nga shtatori dhe tetori. Vuçiç shtoi se vendimi do t’i çohet parlamentit serb. “Do të marrim vendime së shpejti. Pyetja është nëse do të fillojmë me shërbimin ushtarak nga dhjetori apo nga marsi, por patjetër që do ta marrim këtë vendim në një ose dy muajt e ardhshëm dhe do ta kalojmë para Asamblesë Kombëtare të Serbisë”,…

