Author: Hamdi Kumanova

Presidenti amerikan, Donald Trump, e ka paralajmëruar Iranin se “ora po ecën dhe ata duhet të veprojnë shpejt, përndryshe nuk do të mbetet asgjë prej tyre”. “Koha është esenciale”, shkroi ai në Truth Social. Më parë, ai postoi një fotografi me mbishkrimin: “Ishte qetësia para stuhisë”. Raportet sugjerojnë se SHBA-të dhe Izraeli po kalojnë nëpër përgatitjet më intensive për sulme të reja kundër Iranit që nga armëpushimi i arritur muajin e kaluar. Ndër tjera, Trump dhe kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, biseduan në telefon më herët sot dhe folën për Iranin, sipas një zyrtari izraelit. Thirrja telefonike erdhi disa ditë pasi…

Lexo më Shumë

BDI është e shkërmoqur. Nuk mund të rikuperohet pas dënimit që shqiptarët ia dhanë me votë. Prandaj po bën atë që ka bërë gjithmonë kur i digjet toka nën këmbë, e gjuan gurin dhe e fsheh dorën. Pas 20 vjetësh pushtet mbi shpinën e shqiptarëve, me të njëjtët karrigaxhinj të përhershëm në krye, kjo parti i ka përveshur mëngët si e tërbuar pas pushtetit. Si hipokrite që është, bashkë me disa “studentë” të futur në lojën e saj të pistë politike, po përpiqet t’i përdorë pankartat studentore si karrem për rikthim në pushtet. Bujar Osmani, Arbër Ademi, Blerim Bexheti…

Lexo më Shumë

Inspektorati Shtetëror i Tregut deri më 20 maj do të zhvillojë kontrolle në të gjitha zinxhirët e marketeve. Nëse konstatohet se ka rritje të marzhave dhe fryrje të çmimeve do të ndërmerren masa përkatëse, njoftoi sot ministri i Ekonomisë Besar Durmishi. Sipas Durmishit, 30 ekipe inspektuese janë në terren dhe sipas tij, nga informacionet e katër ditëve të para të kontrolleve, është vërejtur një ulje e caktuar e çmimeve të frutave dhe perimeve. Në muajin e kaluar pati rritje të çmimeve të produkteve ushqimore, por edhe ulje të marzhës nga ana e tregtarëve me rreth një për qind ndërsa…

Lexo më Shumë

Në takimin e katërt ministror për energjetikë dhe ndërlidhje në Evropën Juglindore, i cili u mbajt në Athinë, ministrat dhe përfaqësuesit përgjegjës për energjetikën nga Greqia, Serbia, Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria ranë dakord për zgjerimin e Korridorit Vertikal drejt Ballkanit Perëndimor. Sipas Ministrisë greke të Mjedisit dhe Energjetikës, në takim u diskutua për sfidat që lidhen me sigurinë energjetike evropiane dhe rajonale, forcimin e ndërlidhjeve dhe bashkëpunimit energjetik në rajon, si dhe nevojën për përshpejtimin e projekteve strategjike të infrastrukturës energjetike. “U dakorduam për zgjerimin e Korridorit Vertikal me Maqedoninë e Veriut dhe Serbinë, si dhe për institucionalizimin e…

Lexo më Shumë

Nga Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë njoftojnë se kanë pranuar denoncim se dy të rinj janë sulmuar nga një grup prej rreth 20 personave, përcjell TV21. Sipas denoncimit, grupi po vizatonte grafite, ndërsa u është drejtuar të rinjve me provokime në baza nacionaliste. “Më 14.05.2026 në ora 23:50 në SPB Tetovë, M.M. (18) nga Tetova, ka raportuar se rreth orës 23:00, derisa po ecte në këmbë me shokun e tij L.F. (18) përgjatë rrugës “Lenin” në afërsi të urës së lumit Shkumbin, janë sulmuar fizikisht. Sipas raportimit, ata kanë vënë re një grup prej rreth njëzet të rinjsh…

Lexo më Shumë

Dogana e Kosovës ka parandaluar kontrabandimin e rreth 200 kilogramëve mish në Pikëkalimin Kufitar në Glloboçicë. Sipas autoriteteve, mishi ishte i ndarë në 10 pjesë nga 20 kg dhe po transportohej në një automjet udhëtarësh pa kushte higjienike dhe pa kontroll sanitar, përcjell TV21. Mallrat janë sekuestruar dhe rasti është proceduar për kundërvajtje. “Dogana e Kosovës parandalon kontrabandimin e 200 kg mishi (dyner) në Glloboçicë – evitohet rreziku i madh për shëndetin publik. Mbrëmë, rreth orës 18:20, në Pikëkalimin Kufitar Glloboçicë, në hyrje të vendit, zyrtarët doganorë kanë ndaluar për kontroll një automjet udhëtarësh. Edhe pse drejtuesi…

Lexo më Shumë

Vitin e kaluar lindën 15.500 foshnje, që do të thotë se vendi po përjeton rënie të ndjeshme të rritjes natyrore, tregojnë të dhënat e fundit demografike nga viti 2025. Kjo u deklarua sot nga Elena Xhikova nga Klinika e Gjinekologjisë dhe Obstetrikës në kremtimin e “Javës së shëndetit të gruas 2026”. Ajo theksoi se nëse shikojmë prapa një dekadë më parë kur numri i të porsalindurve ishte rreth 23.000, mund të shohim se kemi një rënie të ndjeshme prej 30 përqind në këto dhjetë vjet. Sipas saj, ky duhet të jetë një alarm që do të na çojë drejt një…

Lexo më Shumë

Partia opozitare maqedonase LSDM ka hedhur akuza të rënda ndaj pushtetit aktual, duke pretenduar se ekziston një skemë e organizuar rajonale për financimin e fshehtë dhe shpëtimin e mediave propagandistike përmes strukturave bankare dhe transaksioneve të dyshimta financiare. Konferenca e plotë për shtyp e LSDM-së, Bogdanka Kuzeska – zëdhënëse dhe anëtare e Bordit Ekzekutiv: Pas rënies së regjimit të Orbanit, kryeministri i ri Peter Magyar po ndërmerr veprime dhe po e çliron vendin nga korrupsioni dhe nga makineria propagandistike e Orbanit. Ndërsa televizionet propagandistike të Orbanit, në mesin e të cilave edhe TV2, pranojnë publikisht se…

Lexo më Shumë

Ministri i Administratës Publike në Mal të Zi, Marash Dukaj, ka shprehur mbështetje për studentët shqiptarë në Maqedoninë e Veriut, duke theksuar se e drejta për arsimim dhe vlerësim në gjuhën amtare është një e drejtë themelore e garantuar me ligj dhe standarde ndërkombëtare. Ai theksoi se gjuha përfaqëson identitetin dhe dinjitetin kombëtar, ndërsa respektimi i të drejtave të komuniteteve është tregues i funksionimit demokratik të një shteti. “Koha është për zbatim, jo për justifikime”, thuhet në reagimin e ministrit Dukaj, duke shtuar se mbështet kërkesat dinjitoze të studentëve shqiptarë për trajtim të barabartë dhe respektim të të drejtave të…

Lexo më Shumë

Policia kufitare në Han të Elezit, ka shoqëruar në stacion policor tre shtetas të Maqedonisë së Veriut në dy raste të ndara. Kjo pasi që dyshohet se kanë tentuar të kalojnë ilegalisht kufirin. Sipas raportit të policisë së Kosovës, në dy raste të ndara, tre personat janë shtetas të Maqedonisë së Veriut. Me vendim të prokurorit, të dy rastet procedohen në procedurë të rregullt.

Lexo më Shumë

VMRO-DPMNE ka akuzuar kryetarin e LSDM, Venko Filipçe, se po vazhdon “politikën antishtetërore” të ish-kryeministrit Zoran Zaev. Nga VMRO-DPMNE thonë se me pranimin dhe nënshkrimin e marrëveshjeve, Zaev kishte nisur “fshirjen e termit maqedonas”, ndërsa sipas tyre Filipçe tani është i gatshëm të pranojë termin “veri-maqedonas”, të cilin partia në pushtet e konsideron ofendues për maqedonasit. Në kumtesë thuhet se LSDM dhe Filipçe nuk kanë problem me përdorimin e këtij termi nga vendet fqinje, madje, sipas VMRO-DPMNE-së, e konsiderojnë atë si sukses politik. Partia në pushtet më tej akuzon Filipçen se po ndjek politika që janë në interes të…

Lexo më Shumë

Dy persona humbën jetën dhe tre të tjerë u plagosën rëndë pasi një makinë u përplas me një tufë këmbësorësh në New York City mbrëmjen e ditës së djeshme. Aksidenti ndodhi në Manhattan kur shoferi thuhet se humbi kontrollin e automjetit të tij dhe mori para këmbësorët. Sipas raportimeve fillestare, incidenti ndodhi afërsisht rreth orës 6:00 të mbrëmjes. Pamjet e kamerave të sigurisë, të publikuara nga New York Post, tregojnë makinën duke kaluar me shpejtësi nëpër kryqëzim përpara se shoferi të humbiste kontrollin, duke u përplasur me një furgon të parkuar dhe më pas me një grup njerëzish.

Lexo më Shumë