Author: Hamdi Kumanova

Nga sot zyrtarisht hyjnë në fuqi ndryshimet në Ligjin për Sigurinë në Komunikacionin Rrugor, me të cilat vendosen rregulla më të rrepta për përdorimin e trotinetëve elektrikë. Sipas ndryshimeve të reja ligjore, trotinet elektrik do të mund të drejtojë vetëm personi që ka mbushur 18 vjeç, në vend të kufirit të mëparshëm prej 14 vitesh. Në shtigjet dhe korsitë e biçikletave, shpejtësia maksimale e lejuar është 20 kilometra në orë, ndërsa në trotuare, shtigje për këmbësorë dhe shtigje të përziera mbetet kufizimi prej 6 kilometra në orë. Drejtuesit e trotinetëve elektrikë, gjatë kalimit të rrugës ose vendkalimit për këmbësorë, nëse…

Lexo më Shumë

Në Ministrinë e Shëndetësisë sot u realizua pranim-dorëzimi i detyrës mes ministrit të deritanishëm Azir Aliu dhe ministrit të ri të emëruar, Sasho Klekovski. Gjatë takimit u diskutuan projektet e realizuara, proceset aktuale dhe aktivitetet që kanë qenë në fokus të ministrisë gjatë periudhës së kaluar. “Sot në Ministrinë e Shëndetësisë u bë dorëzimi i detyrës së ministrit të Shëndetësisë nga ministri i deritanishëm, Azir Aliu, te ministri i sapoemëruar, Sasho Klekovski. Gjatë takimit u diskutua për projektet e deritanishme, proceset në vijim dhe aktivitetet që gjatë periudhës së kaluar kanë qenë në fokus të Ministrisë së Shëndetësisë”, thuhet në…

Lexo më Shumë

Sektori për Punë të Brendshme (SPB) në Kumanovë ka ngritur kallëzim penal kundër P.A. (18) nga fshati Llojan i komunës së Likovës, si dhe kundër dy të miturave të moshës 14 dhe 15 vjeçe nga Kumanova, për shkak të dyshimit se kanë kryer veprën penale “dhunë” sipas nenit 386 paragrafi 3 të Kodit Penal. Të denoncuarat, më datë 13.03.2026 rreth orës 18:00, e kanë thirrur një vajzë 14-vjeçare të dalë nga shtëpia e saj, pas çka e kanë bindur të hyjë në një hapësirë në afërsi të qendrës sportive “Sokolana” në Kumanovë. Aty, ato fillimisht e kanë fyer dhe më…

Lexo më Shumë

Një 16-vjeçar nga Tetova është arrestuar nën dyshimin se ka kryer veprën penale “vjedhje e rëndë” në kishën “Shën Bogorodica” në Tetovë. Sipas policisë, i mituri është privuar nga liria mbrëmjen e 13 korrikut, rreth orës 23:30, në Sheshin e Qytetit në Tetovë. Dyshohet se po atë ditë, rreth orës 21:10, ai ka vjedhur para dhe sende nga kisha. Për rastin është njoftuar prokurori publik, ndërsa me të miturin është zhvilluar bisedë zyrtare në prani të prindit dhe përfaqësuesit të Qendrës për Punë Sociale. Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të parashtrohet kallëzimi përkatës.

Lexo më Shumë

Moti sot do të jetë me diell dhe me vranësira të vogla deri mesatare lokale. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare, ndërsa përgjatë Vardarit dhe në pjesët lindore përkohësisht e përforcuar nga drejtimi verior, kumtoi Drejtoria për punë hidrometeorologjike. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 11 deri 21, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 30 deri 36 gradë. Në Shkup, moti do të jetë me diell dhe me vranësira mesatare. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të zbresë deri 17, ndërsa maksimalja do të arrijë deri 35 gradë.…

Lexo më Shumë

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) ka reaguar pas sulmit verbal ndaj deputetes Arbana Pasholli, duke e cilësuar ngjarjen si pasqyrim të mentalitetit politik të Qeverisë VMRO-VLEN-ZNAM dhe jo si një incident të izoluar. Në një komunikatë për media, BDI vlerëson se sjellja e ministrit Ivan Stoilkoviq dëshmon qasjen e pushtetit ndaj përfaqësuesve shqiptarë. “Sulmi verbal i Ivan Stoilkoviqit ndaj deputetes Arbana Pasholli nuk është incident i rastësishëm. Ai është pasqyrë e vërtetë e mentalitetit politik që sot përfaqëson Qeveria VMRO-VLEN-ZNAM, një mentalitet që fyen, nënçmon dhe sulmon përfaqësuesit legjitimë të shqiptarëve dhe për partnerë i zgjedh ata që janë pa…

Lexo më Shumë

Me votimin e rikonstruimit të Qeverisë, Kuvendi konfirmoi se procesi i ndryshimit vazhdon. VLEN po hyn në një fazë të re të qeverisjes me përgjegjësi të shtuar dhe me kuadro që mishërojnë profesionalizmin, dijen dhe integritetin. Profesori Jeton Shasivari do jetë në krye të ministrisë së Drejtësisë, Agon Ferati ministër për Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive, ndërsa Sedat Sulejmani do ta drejtojë ministrinë e Kulturës dhe Turizmit. VLEN nga ky rikonstruim del edhe më i fortë politikisht, me gjithsej 6 ministri (vazhdojmë fuqishëm me kuadrot tonë edhe në Ekonomi, Mjedis Jetësor dhe Eurointegrime), si mision për të ndërtuar institucione më të forta…

Lexo më Shumë

Korpusi i Gardës Revolucionare Islamike të Iranit (IRGC) ka deklaruar se ka “goditur dhe neutralizuar” dy supertankerë, të cilët i cilësoi si “anije të pabindura”. Njoftimi u publikua përmes një deklarate në kanalin zyrtar të IRGC-së në Telegram. Sipas deklaratës, dy anijet kishin fikur sistemet e navigimit, kishin shpërfillur paralajmërimet e autoriteteve iraniane gjatë kalimit në Ngushticën e Hormuzit dhe kishin tentuar të lundronin në një itinerar që, sipas IRGC-së, ishte i minuara. Deklarata u publikua pasi dy cisterna nafte të Emirateve të Bashkuara Arabe u goditën nga raketa iraniane në pjesën jugore të Ngushticës së Hormuzit. Sipas Ministrisë së…

Lexo më Shumë

Franca dhe Spanja do të përballen sonte në Teksas në gjysmëfinalen e Botërorit 2026, në një duel mes dy prej kombëtareve më të suksesshme të futbollit evropian. Franca, kampione e botës në vitin 2018, synon finalen e tretë radhazi në Kupën e Botës, ndërsa Spanja kërkon të rikthehet në finalen e madhe për herë të parë që nga triumfi historik i vitit 2010. “Gjelat” kanë zhvilluar një turne pothuajse perfekt. Pas tre fitoreve në fazën e grupeve, ata eliminuan Suedinë (3:0), Paraguain (1:0) dhe Marokun (2:0), duke mos pësuar asnjë gol në fazën me eliminim direkt. Përzgjedhësi Didier Deschamps do…

Lexo më Shumë

Presidenti amerikan Donald Trump thuhet se i ka dhënë miratimin princit të kurorës së Arabisë Saudite, Mohammed bin Salman, për ndërmarrjen e një operacioni ushtarak kundër rebelëve Houthi në Jemen. Lajmi është publikuar nga Axios, duke cituar zyrtarë amerikanë. Sipas raportimit, sulmi saudit ndaj aeroportit të Sanaas dhe kundërpërgjigjja me raketa nga Houthit përbëjnë përshkallëzimin më të rëndë të tensioneve mes Arabisë Saudite dhe rebelëve jemenas që nga viti 2022. Raporti thekson se të premten, pas disa ditësh kontaktesh diplomatike mes palëve, Donald Trump zhvilloi një bisedë telefonike me princin e kurorës Mohammed bin Salman. Gjatë telefonatës, princi saudit kërkoi…

Lexo më Shumë

Autoritetet tajlandeze kanë nisur hetime për të përcaktuar nëse neglizhenca ishte shkaku i zjarrit vdekjeprurës që shpërtheu të dielën vonë në një lokal nate në Bangkok. Përdorimi i materialeve të ndezshme si dekorim mund të ketë lehtësuar përhapjen e shpejtë të zjarrit, i cili filloi pranë skenës, thotë policia, shkruan BBC. Kjo “tregon mungesë kujdesi dhe shpërfillje për sigurinë e klientëve”, tha të hënën Gjenerali i Policisë Kittiratt Phanphet. Të mbijetuarit kanë deklaruar se disa nga dyert e lokalit ishin të mbyllura, ndërsa mungonin shenjat që tregonin daljet emergjente, duke e bërë të pamundur evakuimin e shpejtë të klientëve. Zjarri…

Lexo më Shumë

Shqipëria hyn sot në ditën e 45-të të protestave qytetare, ndërsa organizatorët kanë bërë të qartë se revolta nuk do të ndalet, pavarësisht temperaturave të larta apo sezonit turistik. Ashtu si në 44 ditët e fundit, edhe këtë mbrëmje qytetarët do të mblidhen para Kryeministrisë, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe ndryshimin e sistemit politik. Ajo që nisi si një reagim kundër projektit në Zvërnec është shndërruar tashmë në një lëvizje mbarëkombëtare kundër qeverisë dhe gjithë klasës politike. Çdo ditë, protestuesit kanë marshuar drejt bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, duke mbajtur fjalime, pankarta dhe simbole që tashmë janë bërë…

Lexo më Shumë