Author: Hamdi Kumanova

Zhvillimet e fundit brenda Lidhjes Demokratike të Kosovës po shihen si një faktor që mund të ndikojë në procesin e krijimit të institucioneve të reja, veçanërisht në zgjedhjen e presidentit të Republikës. Pavarësisht takimit mbi dy orësh ndërmjet kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, dhe kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, mbetet e hapur çështja nëse Abdixhiku do t’i ketë pas vetes të gjithë 18 deputetët e grupit parlamentar të kësaj partie në procesin e zgjedhjes së presidentit. Ndërkohë, brenda LDK-së është diskutuar mundësia e thirrjes së një Kuvendi të jashtëzakonshëm për votëbesim ndaj kryetarit Lumir Abdixhiku, zhvillim që ka shtuar…

Lexo më Shumë

Një person ka humbur jetën dhe dy të tjerë rezultojnë të zhdukur pasi një varkë me 19 persona në bord u fundos në Gjirin e San Franciskos, njoftuan autoritetet lokale. Shërbimet e emergjencës u njoftuan rreth orës 15:35 me kohën lokale për një varkë që ishte përfshirë nga zjarri, rreth 550 metra larg ishullit Alcatraz. Sipas shefit të Departamentit të Zjarrfikësve të San Franciskos, Dean Crispen, kur ekipet e shpëtimit mbërritën në vendngjarje, e gjetën mjetin lundrues të përmbysur, ndërsa motori vazhdonte të punonte. Pamjet e publikuara nga vendi i ngjarjes tregojnë disa anije shpëtimi që ndihmojnë pasagjerët të dalin…

Lexo më Shumë

Ka nisur zbatimi i amnistisë penale në burgjet e vendit. Kështu, në burgun e Fierit kanë përfunduar ulje dënimi 210 të dënuar, ndërkohë 104 kanë fituar lirinë. Po ashtu vendimi është zbatuar dhe në institucionin e ekzekutimit të veprave penale Kosovë, Lushnje. Mësohet se 127 të dënuar kryesisht për vepra të lehta penale kanë përfituar nga amnistia në këtë institucion. Prej orës 8 të mëngjesit kanë nisur procedurat e lirimit të të burgosurve që përfituan nga amnistia. Lushnja – 127 të liruar Fieri – 104 të liruar Reçi – 101 të liruar Rrogozhina – 94 të liruar Korça – 60…

Lexo më Shumë

Kombëtarja e Spanjës është finalistja e parë e Kupës së Botës, pasi mposhti Francën 2-0 në gjysmëfinale në Dallas. Në një ndeshje ku dominuan plotësisht, spanjollët festuan me golat e Mikel Oyarzabal nga penalltia dhe Pedro Porro për të arritur në finalen e tyre të dytë në historinë e kësaj gare. Francezët luajtën një lojë të dobët dhe praktikisht i mbaruan mundësitë reale. Michael Olise (24 vjeç), një nga lojtarët më të mirë të Francës dhe të Kupës së Botës, nuk ishte në nivelin që luajti në pjesën tjetër të turneut. Ai shënoi pesë asistime në gjashtë ndeshje dhe është…

Lexo më Shumë

Sipas parashikimit më të fundit të Drejtorisë për Punë Hidrometeorologjike (DPHM), Maqedoninë sot e pret mot kryesisht me diell dhe i nxehtë, me vranësira të pakta deri mesatare. Gjatë ditës do të fryjë erë mesatare, herë pas here e përforcuar, kryesisht nga drejtimi verior. Në orët e pasdites, për shkak të paqëndrueshmërisë lokale, në disa zona mund të ketë reshje të shkurtra shiu dhe bubullima të rralla. Temperaturat do të mbeten të larta, ndërsa në ditët në vijim pritet rritje e mëtejshme e tyre, me vlera maksimale që në disa rajone do të arrijnë deri në 38 gradë Celsius. Në…

Lexo më Shumë

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) ka reaguar ndaj, siç thotë, mungesës së përfaqësimit të shqiptarëve në pozitat drejtuese të Ministrisë së Mbrojtjes, duke vlerësuar se situata paraqet një alarm serioz për funksionimin e parimit të përfaqësimit të drejtë dhe adekuat në institucionet shtetërore. Sipas BDI-së, të dhënat zyrtare të publikuara nga Ministria e Mbrojtjes tregojnë se të dhjetë drejtorët e kësaj ministrie janë maqedonas, ndërsa asnjë shqiptar nuk ushtron funksion drejtues në nivel drejtorie. “Ky disproporcion paraqet një goditje të rëndë ndaj parimit të përfaqësimit të drejtë dhe adekuat, një nga shtyllat mbi të cilat është ndërtuar stabiliteti institucional dhe…

Lexo më Shumë

Nga LSDM thonë se teza se bllokimi i Kodit Zgjedhor e pengon Maqedoninë të përparojë drejt BE-së është manipulim i vetëdijshëm. Nga LSDM theksojnë se Bashkimi Evropian nuk po kërkon ndryshim në Kodin Zgjedhor të përshtatur sipas nevojave të një partie, por BE-ja po kërkon zgjedhje të besueshme, të drejta dhe transparente, gjyqësor të pavarur dhe luftë kundër korrupsionit. “Pikërisht këtë e ka bllokuar VMRO-DPMNE për vite me radhë. Edhe pse përmirësimi i legjislacionit zgjedhor është pjesë e axhendës më të gjerë të reformave, zgjidhjet specifike që qeveria po shtyn aktualisht nuk janë një detyrim ndaj Bashkimit Evropian dhe as…

Lexo më Shumë

Ministria e Punëve të Brendshme njoftoi se gjatë ditës së djeshme në Shkup është arrestuar Aleksandar Lazarov (41) nga Koçani, i cili javën e kaluar u arratis nga stacioni policor duke dalë nga dritarja. Për Lazarovin ishte lëshuar fletarrest me kërkesë të Gjykatës Themelore në Koçan, pasi dyshohet se ka kryer veprën penale të prodhimit dhe shpërndarjes së paautorizuar të drogave narkotike, substancave psikotrope dhe substancave kimike që përdoren për prodhimin e drogave. “Me datë 14.07.2026, pas marrjes së informacioneve operative për një person ndaj të cilit nga MPB-ja ishte lëshuar fletarrest kombëtar dhe ndërkombëtar, nga ana e zyrtarëve policorë…

Lexo më Shumë

Dy rivalët e mëdhenj, Anglia dhe Argjentina, do të përballen sot mbrëma në stadiumin “Atlanta” për herë të parë që nga viti 2005, në një duel që do të përcaktojë finalistin e dytë të Kupës së Botës 2026. Kjo përballje konsiderohet ndër më të zjarrtat në futbollin ndërkombëtar, pasi rivaliteti mes dy vendeve shkon përtej sportit, i ndikuar edhe nga tensionet historike dhe politike. Për Argjentinën, sfida paraqet mundësinë për të siguruar një tjetër finale të Botërorit, ndërsa Anglia synon rikthimin në finalen më të madhe të futbollit botëror. Kampionia në fuqi, Argjentina, e drejtuar nga Lionel Scaloni, ka kaluar…

Lexo më Shumë

Korpusi i Gardës Revolucionare të Iranit herët të mërkurën pretendoi se kishte sulmuar instalimet e komandës dhe kontrollit, logjistikës, naftës dhe pajisjeve ushtarake të Flotës së Pestë të SHBA-së në Bahrein dhe një bazë amerikane në Kuvajt, duke u zotuar të vazhdojë sulmet kundër aseteve ushtarake amerikane në rajon. Sulmi i Teheranit vjen ndërsa ushtria amerikane tha se kreu natën e katërt të sulmeve kundër Iranit që zgjatën shtatë orë dhe pasi Presidenti Donald Trump rivendosi bllokadën e anijeve iraniane në ngushticën e Hormuzit të martën. Sipas mediave lokale, Garda Revolucionare e Iranit (IRGC) tha se sulmet e saj ishin…

Lexo më Shumë

Zejnullah Gashi është emëruar të martën kryeprokuror i Shtetit, pasi ushtruesja e detyrës së presidentit, Albulena Haxhiu, e nënshkroi dekretin për emërimin e tij në detyrën e udhëheqësit më të lartë të sistemit prokurorial në vend. Avokati Tomë Gashi ka reaguar pas emërimit të Zejnullah Gashit në postin e kryeprokurorit të Shtetit, duke kërkuar që prioriteti i tij i parë të jetë zbardhja e rastit të Astrit Deharit. Në një postim në rrjetet sociale, Gashi tha se kryeprokurori i ri duhet të adresojë “padrejtësinë më të madhe në sistemin e drejtësisë në Kosovë”, duke kërkuar zbardhjen e plotë dhe zgjidhjen…

Lexo më Shumë

Kina synon të zgjerojë aksesin e drejtë në kujdesin shëndetësor, të inkurajojë ndërgjegjësimin më të gjerë publik për menaxhimin proaktiv të shëndetit dhe të sjellë treguesit kryesorë të shëndetit të vendit në përputhje me ato të ekonomive me të ardhura të larta. Në një plan të miratuar nga Këshilli i Shtetit, Kina synon edhe të rrisë jetëgjatësinë mesatare në 80 vjeç deri në vitin 2030, nga 79.25 vjeç e regjistruar në vitin 2025, shkruan “Xinhua”. Dokumenti bën thirrje për përforcimin e aftësive të reagimit ndaj emergjencave të shëndetit publik dhe përmirësimin e parandalimit dhe trajtimit të sëmundjeve në…

Lexo më Shumë