Author: Hamdi Kumanova

Grua nga Prilepi mbetet pa rreth 700.000 denarë pasi u mashtrua nga një person me të cilin komunikonte në rrjetet sociale. Sipas informacioneve nga Ministria e Punëve të Brendshme, prilepçanka në shkurt të këtij viti filloi komunikim me një person, i cili i kërkoi para nën pretekstin se i duheshin për trajtimin e fëmijës së tij të sëmurë. Gruaja i besoi historisë dhe në disa raste i transferoi gjithsej rreth **700.000 denarë**. Më vonë e kuptoi se ishte mashtruar dhe më 14 korrik e raportoi rastin në SPB Prilep. Policia po merr masa për zbardhjen e plotë të ngjarjes. —…

Lexo më Shumë

Zëvendësministri i Mbrojtjes, Admir Shabani, ka reaguar ndaj kumtesës së BDI-së lidhur me përfaqësimin e shqiptarëve në pozitat drejtuese të Ministrisë së Mbrojtjes. Përmes një statusi në Facebook, Shabani e akuzoi BDI-në për hipokrizi politike, duke thënë se kjo parti nuk mund ta fshehë përgjegjësinë për politikat e ndjekura gjatë më shumë se dy dekadave në pushtet. “Me lot krokodili nuk bëhet politika, e as fshihet e bëma. Ditë pas dite po bien maskat dhe po del fytyra e vërtetë e më shumë se dy dekadave të qeverisjes suaj”, shkroi Shabani. Ai e sfidoi publikisht BDI-në që të tregojë së…

Lexo më Shumë

Lidhur me lirimin nga akuzat të ish-kryeministrit Nikolla Gruevski në rastin “Talir 2” dhe zhbllokimin e aseteve të VMRO-DPMNE-së, kryeministri Hristijan Mickoski tha se partia e tij gjatë kohës së ish-qeverisë ishte cak i persekutimit politik dhe një forme agresioni. “Ata shpikën një rast që nuk ekziston, siç është “Talir 1 dhe 2″. Dje, Gjykata më në fund, sa i përket partisë politike VMRO-DPMNE, nxori një vendim që është në përputhje me drejtësinë dhe gjithçka që pritet nga qytetarët. Sa i përket pjesës tjetër të vendimit dhe personit të përfshirë, nga ajo që munda të lexoj nga përgjigja e këshillit…

Lexo më Shumë

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) ka akuzuar koalicionin qeverisës VMRO-ZNAM-VLEN për, siç thotë, kapje të plotë politike të Radio Televizionit të Maqedonisë së Veriut (RTVM), duke vlerësuar se zhvillimet e fundit kanë dëmtuar pavarësinë, profesionalizmin dhe karakterin multietnik të servisit publik. Në një reagim, BDI thotë se, pas emërimit të kontestuar të zëvendësdrejtorit të RTVM-së, situata është përkeqësuar edhe më tej me humbjen e postit të drejtorit të Radios nga kuadrot shqiptare. Sipas partisë, për herë të parë që nga viti 2007, shqiptarët kanë mbetur pa asnjë pozitë drejtuese në nivel drejtorësh në RTVM. “Pas emërimit të paligjshëm të zëvendësdrejtorit…

Lexo më Shumë

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, e ka dënuar ashpër deklaratën e një ministreje serbe, e cila tha se, po të ishte në vend të Sllobodan Millosheviqit, do ta kishte spastruar etnikisht Kosovën në vitin 1998, duke e cilësuar atë si tronditëse, çnjerëzore, të papranueshme dhe si pasqyrim të një mendësie që glorifikon politikat kriminale të së kaluarës. Reagimi i plotë i Ahmetit: Deklarata e ministres së Serbisë, e cila tha se, po të ishte në vend të Sllobodan Millosheviqit, do ta kishte spastruar etnikisht Kosovën në vitin 1998, është tronditëse, çnjerëzore dhe e papranueshme. Një deklaratë e tillë nuk është…

Lexo më Shumë

Prokuroria Publike njofton se pas kryerjes së hetimeve, një prokuror publik nga Zyra e Prokurorit Publik Themelor në Shkup ngriti aktakuzë kundër ish-drejtorit të Shërbimit të Punëve të Përgjithshme dhe të Përbashkëta të Qeverisë për veprën penale të vazhdueshme “Shpërdorim i pozitës dhe autoritetit zyrtar” sipas nenit 353 paragrafi 4 në lidhje me paragrafin 1, si dhe “Falsifikim i dokumentit zyrtar” sipas nenit 361 paragrafi 1 të Kodit Penal. “I akuzuari, në periudhën nga 03.07.2021 deri në mars 2024, ka keqpërdorur pozitën e tij zyrtare si drejtor, ka tejkaluar autoritetin e tij zyrtar dhe, pa asnjë bazë për ta…

Lexo më Shumë

Barcelona vazhdon ta ketë Julian Alvarezin objektivin kryesor për repartin ofensiv, por vështirësitë në negociatat me Atletico Madridin kanë bërë që drejtuesit katalanas të shqyrtojnë edhe alternativa të tjera. Sipas mediumit spanjoll Mundo Deportivo, Atletico kërkon rreth 120 milionë euro dhe përfshirjen e një lojtari në marrëveshje, kushte që Barcelona nuk është e gatshme t’i pranojë. Për këtë arsye, klubi ka nisur të vlerësojë emra të tjerë për sulmin. Në krye të listës së alternativave është Victor Osimhen, ndërsa po monitorohen edhe Lautaro Martinez, Serhou Guirassy, Joao Pedro dhe Harry Kane. Ndërkohë, Dusan Vlahovic nuk konsiderohet aktualisht një nga…

Lexo më Shumë

Një total prej 17 anijesh tregtare kaluan tranzit në Ngushticën e Hormuzit të martën, me vetëm 10 prej tyre që niseshin nga Gjiri Persik, sipas të dhënave nga firma analitike Kpler. Të gjitha anijet përveç njërës, ndoqën ose “rrugën e errët”, duke fikur gjurmimin GPS ndërsa kalonin nëpër ngushticë, e cila kërkon miratim paraprak nga Teherani, sipas të dhënave të Kpler. Disa nga këto anije mund të kenë qenë duke u përpjekur të largoheshin nga Gjiri përpara se SHBA-të të rivendosnin bllokadën e posteve iraniane në orën 23:30 sipas orës lokale. Tranzitet përmes ngushticës ishin rritur pas heqjes së bllokadës…

Lexo më Shumë

Qendra për Menaxhimin e Krizave informon se në 24 orët e fundit janë regjistruar gjithsej 9 zjarre në ambiente të hapura, nga të cilat 1 është aktiv, 2 zjarre janë nën kontroll dhe 6 janë shuar. “Ekipet e njësisë territoriale të zjarrfikësve nga Strumica, së bashku me vullnetarë nga kompania e zjarrfikësve “Ris” dhe dy Air-traktorë të Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim kanë qenë në terren që nga dje duke luftuar flakët”, thonë nga QMK.

Lexo më Shumë

Deputeti Salih Murat, në mesazhin e tij me rastin e përvjetorit të 15 Korrikut Ditës së Demokracisë dhe Unitetit Kombëtar të Turqisë, theksoi se Turqit e Maqedonisë kanë qenë gjithmonë pranë atdheut amë dhe kanë ndarë të njëjtin ideal me popullin turk. Murat u shpreh se një Turqi e fortë do të thotë bashkëkombës më të fortë, shtete mike e vëllazërore më të forta, si dhe më shumë shpresë për popujt e shtypur dhe për njerëzimin në tërësi. Duke iu referuar përpjekjes për grusht shtetin të 15 korrikut 2016, ai theksoi se organizata terroriste FETÖ synoi të…

Lexo më Shumë

Kryeprokurori i Shtetit, Zejnulla Gashi do ta pranoj sot zyratrisht detyrën e në këtë pozitë nga Ushtruesi i Detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Agron Qalaj. Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi për media. Pranim-dorëzimi i detyrës do të bëhet në objektin e Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit në ora 11:00. Të martën ushtruesja e detyrës së Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka dekretuar Zejnulla Gashin në pozitën e Kryeprokurorit të ri të Shtetit. Në procesin e përzgjedhjes, pas intervistimit të zhvilluar më 1 korrik 2026, Zejnullah Gashi mori vlerësimin më të lartë me 91.6 pikë. Pas tij u…

Lexo më Shumë

Sipas njoftimit të MPB-së, mbrëmë në autostradën Tetovë-Shkup ndodhi një aksident trafiku, si pasojë e të cilit u lënduan pesë persona. Në përplasje morën pjesë një furgon “Volkswagen Caddy” me targa të Shkupit dhe një veturë “Golf” me targa të Ohrit. Të dy drejtuesit e mjeteve dhe tre udhëtarët që ndodheshin brenda tyre u lënduan dhe u transportuan në Qendrën Klinike dhe në spitalin “8 Shtatori” në Shkup. Për shkak të aksidentit, autostrada pësoi një bllokim të gjerë, duke krijuar radhë të stërzgjatura automjetesh. Një hetim tashmë është nisur për të zbardhur rrethanat e kësaj ngjarjeje dhe shkaqet e sakta…

Lexo më Shumë