Deputeti Salih Murat, në mesazhin e tij me rastin e përvjetorit të 15 Korrikut Ditës së Demokracisë dhe Unitetit Kombëtar të Turqisë, theksoi se Turqit e Maqedonisë kanë qenë gjithmonë pranë atdheut amë dhe kanë ndarë të njëjtin ideal me popullin turk.
Murat u shpreh se një Turqi e fortë do të thotë bashkëkombës më të fortë, shtete mike e vëllazërore më të forta, si dhe më shumë shpresë për popujt e shtypur dhe për njerëzimin në tërësi.
Duke iu referuar përpjekjes për grusht shtetin të 15 korrikut 2016, ai theksoi se organizata terroriste FETÖ synoi të rrëzonte vullnetin kombëtar dhe rendin demokratik të Turqisë përmes një tentative tradhtare për grusht shtet.
“Ne, turqit e Maqedonisë, edhe në atë natë të errët, ashtu si edhe sot, qëndruam kundër kësaj përpjekjeje dhe u rreshtuam krah për krah me drejtuesit dhe popullin e Turqisë. Flamurin tonë e kemi mbrojtur gjithmonë me zemër dhe krenari”, theksoi Murat.
Ai shtoi se, sipas tij, FETÖ vazhdon aktivitetet e saj në Maqedoninë e Veriut në fusha të ndryshme, përfshirë politikën, ekonominë dhe arsimin.
Në fund të mesazhit, deputeti Salih Murat përkujtoi me respekt dhe mirënjohje të gjithë dëshmorët e 15 Korrikut, ndërsa veteranëve u uroi shëndet, mirëqenie dhe jetë të gjatë.



