Author: Hamdi Kumanova

Në Ministrinë e Drejtësisë sot u zhvillua ceremonia e dorëzim-pranimit të detyrës, ku ministri i sapoemëruar, Jeton Shasivari, e mori zyrtarisht funksionin nga paraardhësi i tij, Igor Fillkov. Me këtë rast, Shasivari u zotua se do ta ushtrojë detyrën me përkushtim, përgjegjësi dhe transparencë, duke e vënë theksin te avancimi i sundimit të ligjit, forcimi i pavarësisë dhe efikasitetit të sistemit gjyqësor, rikthimi i besimit të qytetarëve në drejtësi, si dhe vazhdimi i reformave në përputhje me përcaktimet strategjike të Qeverisë dhe agjendën evropiane të vendit. “Ministria e Drejtësisë do të mbetet një institucion i hapur dhe profesional, i…

Lexo më Shumë

Agjencia amerikane e ushqimit dhe barnave (FDA) ka sjellur vendim që 20 variante të qeseve të nikotinës ZYN mund të llogariten si produkte të duhanit me rrezik të modifikuar (Modified Risk Tobacco Product – MRTP), duke e bërë ZYN produktin e parë dhe të vetëm të kësaj kategorie të produkteve të cilit i është miratuar përdorimi një pretendim me rrezik të reduktuar në krahasim me cigaret. FDA arriti në përfundimin se dëshmitë shkencore në dispozicion mbështesin pretendimin se përdorimi i ZYN në vend të cigareve lidhet me një rrezik më të ulët të kancerit të zgavrës së gojës, sëmundjeve të…

Lexo më Shumë

Sjellja arogante, përçmuese dhe e papërgjegjshme Ivan Stoilkoviqit dje në Kuvend nuk mund dhe nuk duhet të trajtohet si normale. Ajo është një sjellje e patolerueshme që pasqyron një mënyrë veprimi të përsëritur, ku në vend të debatit dhe argumenteve zgjidhen fyerjet, provokimet dhe tensionimi i situatës. Kur një përfaqësues publik arrin deri në konfrontime verbale me fjalë përçmuese dhe denigruese sidomos ndaj një gruaje, kjo tregon qartë mungesë respekti jo vetëm ndaj kolegëve, por edhe ndaj institucionit që përfaqëson dhe institucionit më të lartë ligjvënës në vend.Kjo sjellje dhe kjo gjuhë urrejtjeje nuk mund të kalojnë pa pasoja duhet…

Lexo më Shumë

Tre anëtarë të grupit kriminal “Bellanoca” janë dënuar sot me dënime të larta me burg për disa vepra penale, njoftoi televizioni Telma. ​Sipas informacioneve, njëri prej tyre u dënua me 20 vjet burgim, ndërsa një tjetër me 11 vjet burgim për bashkim kriminal të ndërlidhur me vrasjen e Orhan Bajramit, liderit të klanit rival të drogës “Duqanjik/Gërçec”, si dhe për vrasjen në Rrugën e Plastikave ku humbi jetën 29-vjeçari Amar Ismani, këngëtar i ri dhe bloger. ​I akuzuari i tretë është dënuar me 4 vjet burgim për veprën penale të gjobvënies (izndudhës).

Lexo më Shumë

Gjykata Themelore Penale në Shkup ka shpallur aktgjykim lirues për ish-kryeministrin Nikolla Gruevski në rigjykimin e rastit “Talir 2”, që kishte të bënte me ndërtimin e selisë së VMRO-DPMNE-së njofton INA. Gjyqtarja Daniela Aleksovska-Stojanovska sqaroi se vendimi është pasojë e drejtpërdrejtë e ndryshimeve në Kodin Penal të miratuara në vitin 2023. Sipas saj, edhe pse ndryshimet në pamje të parë dukeshin të vogla, ato ndikuan thelbësisht në elementet e veprës penale. Ajo shtoi se Prokuroria nuk e kishte përshtatur aktakuzën me ndryshimet ligjore, as gjatë rigjykimit dhe as në fjalën përfundimtare. Meqenëse rasti parashkruhet brenda rreth një muaji, edhe një…

Lexo më Shumë

VLEN dënon fuqishëm deklaratën skandaloze të ministres së Administratës Shtetërore dhe Vetëqeverisjes Lokale në Qeverinë e Serbisë, Snezhana Paunoviç, e cila gjatë një interviste për televizionin serb “Kurir” deklaroi se, po të kishte pasur lirinë e veprimit të Sllobodan Millosheviqit, “do ta kishte spastruar etnikisht Kosovën në vitin 1998”. Kjo është deklaratë e papërgjegjshme dhe e rrezikshme që rikthen ideologjinë raciste dhe fyen kujtimin e mijëra shqiptarëve të vrarë, të zhdukur dhe të dëbuar nga shtëpitë e tyre. Ideologjitë dhe fantazitë e tilla kriminale i përkasin një kohe që nuk do të kthehet kurrë më. Fakti që një gjuhë e…

Lexo më Shumë

LSDM po reagon ndaj kërkimfaljes së kryeministrit Hristijan Mickoski për ngjarjet e djeshme në Parlament. Partia opozitare thotë se kryeministri, “i cili i quan qytetarët brejtës dhe plehra, po vë në skenë vetëm teatër të lirë për të zbutur rënien e vlerësimit të tij personal”. “Mickoski beson se një “më falje” e turpshme dhe e sforcuar, e shqiptuar në një sallë të zbrazët parlamentare, mund të lajë të gjitha fyerjet e drejtuara deri më tani ndaj qytetarëve. Nuk mund t’i quani qytetarët “llum të shoqërisë”, “brejtës”, “mediokritet”, “molusqe” dhe pastaj së bashku me bashkëpunëtorin tuaj të parë Ivan Stoilkovic të…

Lexo më Shumë

Drejtoria e Policisë Financiare ka dorëzuar në Prokurorinë Themelore Publike në Shkup kallëzim penal kundër tre personave fizikë, menaxherë dhe pronarë të një personi juridik, si dhe kundër vetë personit juridik, për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale “Shmangie tatimore” nga neni 279 i Kodit Penal të Republikës së Maqedonisë së Veriut, transmeton Portalb.mk. I denoncuari i parë D.P., në cilësinë e menaxherit, së bashku me të denoncuarin e dytë G.Z., në cilësinë e pronarit dhe nënshkruesit të autorizuar të llogarisë bankare, si dhe të denoncuarin e tretë I.Gj., në cilësinë e pronarit të…

Lexo më Shumë

Zëvendësministrja për Çëshje Evropiane Viktoria Trajkov, e cila është për vizitë pune në Bruksel, mbrëmë në tryezën e rrumbullakët të organizuar me pjesëmarrësit në nivel të lartë të Fondacionit Konrad Adenauer-Zyra për Evropë, tha se zgjerimi i Bashkimit Evropian sot paraqet një domosdoshmëri politike dhe një nga instrumentet më të rëndësishme strategjike të Unionit, informojnë nga MÇE. Sipas saj, për Maqedoninë integrimi evropian mbetet prioriteti më i lartë strategjik. “Agjenda e reformave është në zemrën e politikave qeveritare. Reformat në sundimin e ligjit, administratën publike, menaxhimin ekonomik, transformimin digjital dhe transparencën institucionale janë investimi në të ardhmen e vendit dhe…

Lexo më Shumë

Ish kryetari i Këshillit Gjyqësor, Sashko Georgiev, sot u zgjodh gjyqtar në Gjykatën e Apelit në Shtip, në kuadër të vendimeve të miratuara nga Këshilli Gjyqësor në seancën e 549-të. Përveç Georgievskit, Këshilli zgjodhi edhe pesë gjyqtarë të tjerë në Gjykatën e Apelit në Shtip dhe një gjyqtare në Gjykatën e Lartë Administrative. Për gjyqtare në Gjykatën e Lartë Administrative është zgjedhur Edita Naskovska, deri tani gjyqtare në Gjykatën Administrative. Këshilli mori vendim edhe për zgjedhjen e gjashtë gjyqtarëve në Gjykatën e Apelit në Shtip, prej të cilëve tre për fushën civile dhe tre për fushën penale. Në fushën civile,…

Lexo më Shumë