Author: Hamdi Kumanova

Administrata e Presidentit të SHBA-së Donald Trump u ka dorëzuar prokurorëve të Minneapolis provat që kishte mbajtur të fshehura mbi vrasjet nga agjentët e imigracionit të Renee Good dhe Alex Pretti dhe plagosjen e një burri venezuelian gjatë operacioneve të deportimit në janar. Prokurorja e Qarkut Hennepin, Mary Moriarty tha se qeveria federale dorëzoi provat voluminoze në tre të shtënat pas gjashtë muajsh diskutimesh, mosmarrëveshjesh juridiksionale dhe një padie. “Materiali përfshin video nga kamerat e trupit të agjentëve, prova të tjera dixhitale dhe makinën e dëmtuar nga plumbat e Good,” tha Moriarty në një konferencë për shtyp. “Ne kemi nevojë…

Lexo më Shumë

Liverpooli hap një kapitull të ri. Pasi mandati i Arne Slot mbaroi pas sezonit të tij të dytë, Reds ia besuan stolin Andoni Iraolas. I ardhur nga Bournemouth ku kaloi tre sezone, spanjoli u vendos në Premier League falë stilit sulmues të lojës së ‘Qershive’, si dhe rezultateve të tyre (vendi i 6-të në 2025-2026, i 9-ti në 2024-2025 dhe i 12-ti në 2023-2024). Kur u pyet për skuadrën që kishte në dispozicion, Iraola deklaroi se Liverpooli duhej të vazhdonte rekrutimin pavarësisht mbërritjeve të Jérémy Jacquet dhe Victor Munoz. “Ne kemi nevojë për më shumë përforcime, e dimë këtë. Klubi…

Lexo më Shumë

Konferenca Botërore e Inteligjencës Artificiale 2026 dhe Takimi i Nivelit të Lartë mbi Qeverisjen Globale të Inteligjencës Artificiale do të zhvillohen nga 17 deri më 20 korrik në Shangai. Të hënën, zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kinës Lin Jian foli lidhur me këtë veprimtari në një konferencë për shtypin. Lin Jian vuri në dukje se aktualisht teknologjia e inteligjencës artificiale po përparon në të gjitha fushat dhe ka hyrë në një periudhë aktive si kurrë më parë, duke i sjellë bashkësisë ndërkombëtare si mundësi, ashtu edhe sfida, e duke u bërë një temë e rëndësishme për…

Lexo më Shumë

Nxënësit e Digital School Macedonia shkëlqyen në finalen ndërkombëtare të Coding Olympiad në Romë, Itali, duke fituar plot 21 medalje. “Ky rezultat është dëshmi se me përkushtim, kreativitet dhe pasion për teknologjinë mund të arrihen suksese të mëdha në arenën ndërkombëtare. Ju urojmë nga zemra për këtë arritje të jashtëzakonshme!  Jemi krenarë për secilin prej jush dhe për mënyrën se si e përfaqësuat denjësisht Shkollën Digjitale. Ky është vetëm fillimi i shumë sukseseve të tjera që ju presin! “, thuhet në njoftim.

Lexo më Shumë

Xhulian Shabani pritet të jetë zëvendësdrejtor i ri i Radio Televizionit të Maqedonisë së Veriut. Më parë është marrë me produksione muzikore dhe krijimtari artistike. Po ashtu ai përvojë të gjatë në fushën e marketingut, marrëdhënies me publikun dhe e njeh mirë punën në televizion pasi ka qenë i angazhuar për vite me radhë. Xhulian Shabani ishte i punësuar në TVA1, TV21 dhe media tjera.

Lexo më Shumë

MPB njofton se ka ndodhur një aksident trafiku në rrugën rajonale Krushevë–Prilep, në të cilën është lënduar një person. “Më 12.07.2026, ora 16:26, në SPB Krushevë u njoftua se në rrugën rajonale Krushevë–Prilep, në vendin e quajtur “Kthesa e Dyfishtë”, kishte ndodhur një aksident trafiku ndërmjet një automjeti të tipit “Ford” me targa të Prilepit, i drejtuar nga R.T. (61) nga fsh. Zhitoshë, komuna e Dollnenit dhe një motoçiklete “Hamaçi”, pa targa regjistrimi, e drejtuar nga M.B. (26), gjithashtu nga fsh. Zhitoshë, komuna e Dollnenit. M.B. me automjetin e Ndihmës së Shpejtë të Krushevës u transportua në Spitalin e Përgjithshëm…

Lexo më Shumë

Ministrja e energjisë, minierave dhe burimeve minerale, Sanja Bozhinovska, vizitoi hidrocentralin ,,Glloboçica”, ku së bashku me drejtorin e Degës HEC ,,Drini i Zi”, dr. Goce Bozhinovski, inspektuan funksionimin e njërit prej kapaciteteve më të rëndësishme hidroenergjetike në vend dhe diskutuan për aktivitetet e ardhshme investuese dhe planet zhvillimore. Në fokus të takimit të punës ishin rezultatet e prodhimit, realizimi i planit të prodhimit, mirëmbajtja e rregullt dhe investuese, si dhe faza e ardhshme e revitalizimit të hidrocentraleve ,,Glloboçica” dhe ,,Shpilje” Veçanërisht inkurajues është fakti se hidrocentrali ,,Glloboçica” tashmë ka realizuar rreth 80 për qind të prodhimit vjetor të planifikuar, ndërsa…

Lexo më Shumë

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) ka kritikuar ashpër ndryshimet e propozuara në përbërjen e Qeverisë, duke vlerësuar se ato nuk përfaqësojnë një reformë, por vetëm një “riorganizim të dështimeve” dhe një konfirmim se interesat politike po vendosen mbi interesin e qytetarëve. Në një konferencë për media, BDI u ndal veçanërisht te ndryshimet në Ministrinë e Shëndetësisë, duke theksuar se ministri në largim po e përfundon mandatin pa realizuar, sipas partisë, premtimet kryesore të dhëna nga koalicioni VLEN në fushatën zgjedhore. Sipas BDI-së, gjatë mandatit nuk janë realizuar reformat e paralajmëruara, investimet e premtuara dhe përmirësimet në sistemin shëndetësor. “Qytetarët me…

Lexo më Shumë

Gjatë natës, në rrugën “Varshavska” në lagjen Taftalixhe të Shkupit, është djegur plotësisht një veturë, e cila sipas informacioneve jozyrtare përdorej nga gjykatësi Gjoko Ristov, raportoi “Nova Makedonija”. Fotografitë nga vendi i ngjarjes tregojnë se automjeti është shkatërruar pothuajse tërësisht nga zjarri, ndërsa dëmet më të mëdha janë shkaktuar në pjesën e përparme dhe në hapësirën e motorit. “Nova Makedonija” shkruan gjithashtu se nga Ministria e Punëve të Brendshme kanë bërë të ditur se rreth orës 02:50 pas mesnate, në SPB Shkup është raportuar se në territorin e komunës së Karposhit ishte përfshirë nga zjarri një automjet i tipit “Passat”…

Lexo më Shumë

Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE) në Maqedoninë e Veriut ka vendosur rritjen e çmimeve të derivateve të naftës, me ndryshimet e reja që hyjnë në fuqi nga mesnata, përcjell INA. Sipas vendimit, çmimi i benzinës EUROSUPER BS-95 rritet me 1.5 denarë për litër dhe do të shitet me 87 denarë për litër, ndërsa EUROSUPER BS-98 gjithashtu shtrenjtohet me 1.5 denarë, duke arritur në 89 denarë për litër. Rritjen më të madhe e pëson EURODIZEL (D-E V), i cili shtrenjtohet me 5.5 denarë për litër. Çmimi i ri i naftës do të jetë 88 denarë për litër. Vendimi i KRRE-së pritet…

Lexo më Shumë

Në seancën e Këshillit Komunal të Tetovës janë regjistruar “tensione” gjatë shqyrtimit të rendit të ditës për propozimin e emrave të rrugëve në qytet. Propozimi i paraqitur nga BDI-ja për emërtimet e rrugëve u fut në rend të ditës me 22 vota “për”, 2 “kundër” dhe 1 të “përmbajtur”. Vendimi për përfshirjen e kësaj pike në rend dite erdhi pasi nuk kaloi pika e parë e propozuar në seancë. Pas kësaj, këshilltarët e AKI-së kundërshtuan zhvillimin e mëtejshëm të seancës dhe protestuan për mënyrën e procedimit të pikave të rendit të ditës. https://www.facebook.com/watch/?v=1816024896430939

Lexo më Shumë

Një apel prekës për ndihmë është publikuar në rrjetet sociale për një ish-luftëtar të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare (UÇK) nga Kumanova, i cili po përballet me kushte të rënda jetese dhe probleme të rënda shëndetësore, përcjell agjencia e lajmeve INA. Sipas njoftimit, ish-luftëtari është i sëmurë, jeton në kushte të vështira dhe nuk ka strehim të sigurt. Familja e tij është katëranëtarëshe, ndërsa njëra nga vajzat e tij vuan gjithashtu nga sëmundje dhe ka nevojë për përkujdesje të vazhdueshme.  Përballë kësaj situate, ai e ka të vështirë të sigurojë edhe nevojat bazë për familjen. Për këtë arsye, qytetarët me mundësi financiare…

Lexo më Shumë