Ka një pyetje të thjeshtë për të cilën Blerim Bexheti i detyrohet përgjigje çdo studenti, juristi dhe qytetari shqiptar: çfarë bëri për 1058 ditë sa ishte ministër i Drejtësisë që provimi i jurisprudencës të mund të jepej edhe në gjuhën shqipe? Përgjigjja është e dhimbshme, por e qartë: ASGJË! Plot 1058 ditë në krye të Ministrisë së Drejtësisë, me kompetenca të plota, me pushtet të plotë dhe me mundësi të plotë për ta zgjidhur këtë çështje. Nuk e bëri. Heshti. E la problemin të hapur dhe sot përpiqet të paraqitet si mbrojtës i një kauze që vetë…
Author: Hamdi Kumanova
Policia ka dhënë informacione shtesë në lidhje me vdekjen e futbollistit 13-vjeçar nga Kumanova, Agan Asani, përcjell TV21. Nga MPB thonë se i riu ka humbur jetën pas një aksidenti në trafik, respektivisht pasi ishte goditur nga një veturë deri sa po voziste trotinet elektrik. Policia thotë se shoferi i veturës tashmë është privuar nga liria. “Më 28.05.2026 rreth orës 21:10 në Sektorin për Punë të Brendshme (SVR) Kumanovë është raportuar se në rrugën rajonale Kumanovë–Shkup, në fshatin Çerkez të Kumanovës, ka ndodhur një aksident trafiku mes një automjeti pasagjerësh “Mercedes” me targa të Kumanovës, i drejtuar nga F.S. (24)…
Kryeministri i Hristijan Mickoski deklaroi se Maqedonia e Veriut edhe në raportin e qershorit për agjendën reformuese do të jetë para venE madhee të vetëshpallura si “front-runner”, ndërsa paralajmëroi se Qeveria nuk do të lejojë rritje shtesë të buxhetit për gjyqësorin pa rezultate konkrete në drejtësi. Gjatë seancës parlamentare për pyetje deputetësh, Mickoski tha se qytetarët nuk janë të kënaqur me funksionimin e drejtësisë dhe se pret një qasje më të shpejtë dhe më efikase nga gjykatat dhe prokuroria. “Jo vetëm unë, por edhe qytetarët pajtohen se drejtësia është tepër e ngadaltë ose mungon plotësisht. Pres që në periudhën e…
MPB Maqedoni njofton se sot (29.05.2026) rreth orës 05:00, oficerët e policisë nga Qendra Rajonale Perëndimore ndaluan katër persona nga Republika e Shqipërisë të cilët u kapën duke peshkuar ilegalisht në ujërat e Liqenit të Prespës, gjatë një periudhe kur është në fuqi ndalim aktiv i peshkimit. “Kontrollet e kryera përcaktuan se personat kishin kaluar ilegalisht kufirin shtetëror. Në vendngjarje u gjet një karp me peshë totale prej rreth 60 kilogramësh”. “Pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër personave do të ngrihet një padi përkatëse”, thonë nga MPB Maqedoni.
Biznesmeni dhe ish-kryetari i Shkupit, Trifun Kostovski, përmes një publikimi në rrjetet sociale ka paralajmëruar formimin e një partie të re politike, duke u bërë thirrje qytetarëve t’i bashkohen vizionit të tij për të ardhmen e shtetit, përcjellë Tema.mk Në një pjesë të kolumnës së tij të nesërme me titull “Maqedonia në udhëkryq – ka ardhur koha ta rikthejmë shtetin”, Kostovski thekson se partia do të përbëhet nga anëtarë madhorë pa kufizim moshe dhe do të jetë e hapur për të gjithë ata që dëshirojnë që Maqedonia të mbetet një shtet ku gjeneratat e ardhshme do të kenë perspektivë. “Nuk…
Emigrimi masiv i familjeve të reja dhe rënia drastike e natalitetit po ndikojnë zymtë në zbrazjen e vendit, duke goditur drejtpërdrejt sistemin arsimor dhe duke lënë pa asnjë nxënës qindra objekte shkollore anembanë Maqedonisë së Veriut, përcjell INA. Kjo ka bërë që vetëm vitin e kaluar në 147 shkolla të vendit, kryesisht periferike të mos ketë asnjë fillorist të regjistruar në klasë të parë. Megjithatë, ministrja e Arsimit, Vesna Janevska thotë se mësimdhënësit po mbajnë vendet e tyre të punës. “Qeveria po bën përpjekje përmes politikave dhe masave konkrete që të gjithë mësimdhënësit t’i mbajnë vendet e tyre të punës,…
Më 28.05.2026, zyrtarë policorë nga SPB Tetovë kanë privuar nga liria dy persona të moshës 58 dhe 37 vjeçare, të dy nga fshatra të rrethinës së Tetovës. Paraprakisht, po atë ditë në orën 16:45, në SPB Tetovë, një person i moshës 62 vjeçare po ashtu nga një fshat i Tetovës ka denoncuar veprën penale „ngacmim seksual“ me elemente të marrëdhënies seksuale të kryer ndaj mbesës së saj të mitur nga ana e personit 58 vjeçar. Sipas denoncimit, ngjarja ka ndodhur në dhjetor të vitit 2024, kur e mitura, e cila atëherë ka qenë 15-vjeçare, po kthehej nga Tetova me një…
Më 28.05.2026 në orën 18:40, në Stacionin Policor Kamjan, M.I. (43) nga fshati Sellcë e Keqe ka denoncuar se rreth orës 14:00 në vendin e quajtur „Lisi“, në territorin e fshatit Novo Sellë, derisa ishte me tufën e tij të dhenve, është sulmuar fizikisht nga bashkëfshatarët e tij N.A. dhe N.A. Po ndërmerren masa për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit, pas së cilës do të vijojë parashtresë përkatëse.
VLEN njofton opinionin publik se pas Kongresit historik të Bashkimit ka vazhduar me intensitet të lartë aktivitetin politik dhe organizativ në terren, në koordinim të plotë me strukturat e saj në të gjithë vendin. Gjatë ditëve të fundit janë zhvilluar takime të shumta me aktivistë dhe struktura, ku është diskutuar për punën në terren, organizimin e brendshëm dhe për hapat e ardhshëm të veprimit politik. Ky komunikim i përditshëm me bazën ka sjellë mobilizim, koordinim dhe sinkronizim të plotë të strukturave në të gjitha nivelet. VLEN po ndërton një model të ri të veprimit politik që në thelb ka…
Venko Filipçe dhe Ministrja e Jashtme bullgar janë të të njëjtit mendim, duke thënë se ata negociuan për Maqedoninë me Evropën, jo me Bullgarinë, akuzojnë sot nga VMRO-DPMNE. “Megjithatë, Venko Filipçe gjithashtu beson fuqimisht se ndryshimet kushtetuese duhet të zbatohen pa asnjë garanci për Maqedoninë në rrugën e integrimit evropian. Filipçe nuk tha asgjë për asnjërën nga dy situatat që lidhen me Rubin Zemon, as nuk u distancua prej tij. Qëndrimet e Kryeministrit të ri të Bullgarisë, Rumen Radev, janë të qarta, se gjuha maqedonase është një dialekt i bullgarishtes, revolucionarët maqedonas janë bullgarë dhe se populli maqedonas dhe bullgar…
Shtyhet për të disatën herë gjyqi ndaj kryebashkiakut të Shkodrës, Benet Becit i marrë i pandehur për shkelje të barazisë në tendera. Gjyqi do të zhvillohet më datë 9 qershor, ora 12:30. Gjyqi u shty pasi mungoi prokurori Dritan Prenci, pasi ndodhet në gjykatën e Apelit në gjykim tjetër. Gjithashtu nuk u paraqit as Benet Beci dhe avokati tij Ervin Metalla, i cili ka dorezuar raport mjekesor për 21 ditë. Ndaj tij u regjistrua procedim penal për shkelje të barazisë në tendera apo ankande publike, kryer në bashkëpunim më 23 tetor 2024. Më 23 prill 2025, prokurori Dritan Prençi e…
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, kërkoi krijimin e një qeverie teknike për të garantuar zgjedhje të lira dhe të ndershme. Deklarata u bë gjatë një takimi me ish-zyrtarë të CDU-së gjermane dhe ish-presidentin e Asamblesë Parlamentare të OSBE-së, George Tsereteli. Berisha tha se demokracia dhe standardet zgjedhore në Shqipëri janë përkeqësuar dhe akuzoi qeverinë për lidhje me krimin e organizuar. Ai kërkoi gjithashtu monitorim ndërkombëtar dhe transparencë mbi ndikimin e krimit në politikë dhe ekonomi. Në takim morën pjesë edhe Fatmir Mediu dhe Albana Vokshi.

