Një aksident ka ndodhur në autostradën Laç-Mamurras, ku një automjet ka dalë nga kontrolli dhe është përplasur me disa mjete të parkuara pranë një pike karburanti.
Si pasojë, drejtuesi i automjetit ka mbetur i plagosur rëndë.
Sipas informacioneve paraprake, automjeti ka goditur disa makina të parkuara pranë karburantit, ndërsa nga përplasja janë dëmtuar edhe distributorët e pikës së furnizimit.
Drejtuesi i mjetit është transportuar me urgjencë në Spitalin e Traumës, ku po merr ndihmë mjekësore.
Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e plota të aksidentit.


