Author: Hamdi Kumanova

Chelsea po përgatit një super transferim për afatin kalimtar të verës. Klubi londinez është gati të ofrojë rreth 150 milionë euro për mesfushorin gjerman Florian Wirtz. Ky transferim po kërkohet nga trajneri i ri, Xabi Alonso, i cili e njeh shumë mirë Wirtz nga koha te Bayer Leverkusen. Sipas raportimeve në mediat britanile, Liverpooli mund të pranojë shitjen e lojtarit nëse arrin oferta e duhur. Chelsea synon të ndërtojë një skuadër më konkurruese për sezonin e ardhshëm dhe Wirtz shihet si lideri i ri i mesfushës në “Stamford Bridge”.

Lexo më Shumë

Për herë të parë, Japonia tha të premten se do të dërgojë personel ushtarak në një mision të NATO-s që mbështet Ukrainën në Gjermani, sipas raportimeve të mediave lokale. Ministria e Mbrojtjes tha se katër anëtarë të Forcave të saj të Vetëmbrojtjes do të vendosen në selinë e NATO-s për Ndihmën e Sigurisë dhe Trajnimin për Ukrainën në Wiesbaden, Gjermaninë perëndimore, duke filluar nga e hëna e ardhshme për detyra njëvjeçare, raportoi Kyodo News. Dislokimi përfshin dy anëtarë të Forcës Tokësore të Vetëmbrojtjes, një nga Forca Detare e Vetëmbrojtjes dhe një nga Forca Ajrore e Vetëmbrojtjes. Sipas ministrisë, oficerët do…

Lexo më Shumë

Një avokat amerikan që përfaqëson qindra viktima të Jeffrey Epstein ka deklaruar se klientet e tij kanë informacione rreth ish-princit Andrew Mountbatten-Windsor nuk kanë besim të mjaftueshëm te policia britanike për të folur me to. Brad Edwards tha se kishte klientë të shumtë që mund të flisnin për ish-princin, por nuk besonin se do të merrnin trajtimin e duhur në Mbretërinë e Bashkuar dhe kishin frikë se të folurit hapur do të rezultonte në ndërhyrje të shtypit. Midis klientëve të tij është një grua që ka pretenduar se është dërguar në Mbretërinë e Bashkuar për një takim seksual me ish-princin.…

Lexo më Shumë

Lionel Messi do të jetë kapiteni i Argjentinës në Kupën e Botës, njoftoi trajneri Lionel Scaloni, duke zbuluar skuadrën e tij prej 26 lojtarësh. Messi, 38 vjeç, kryeson listën, e cila përjashton Franco Mastantuono të Real Madridit. Kjo do të jetë paraqitja e gjashtë e Messit në Kupën e Botës dhe do ta shohë atë të udhëheqë Argjentinën në mbrojtjen e titullit që fituan në Katar katër vjet më parë. Argjentina ka zbuluar skuadrën e saj prej 26 lojtarësh për Kupën e Botës 2026, të udhëhequr nga kapiteni Lionel Messi, pavarësisht një dëmtimi të kohëve të fundit në kofshën e…

Lexo më Shumë

Nga Muriel Në dosjen Veliaj, lajmi i ditës është se kryebashkiaku i Tiranës mbetet në burg. Por lajmi më i rëndësishëm nuk është ky. Lajmi i vërtetë është nëse Gjykata e Lartë do të arrijë ta shpjegojë bindshëm pse, pas standardit të ri që vetë ka vendosur për “arrestin në burg”, burgu mbetet ende e vetmja masë e mjaftueshme. Vendimi i 28 majit 2026 nuk është thjesht një episod tjetër në kalendarin procedural të një çështjeje të profilit të lartë. Ai është një test institucional për drejtësinë e re shqiptare. Jo vetëm nëse ajo ka forcë të përballet me politikanë…

Lexo më Shumë

Deputetja e VMRO-DPMNE-së, Dragana Bojkovska, ka deklaruar se partia e saj vazhdon të kërkojë garanci të qarta nga Bashkimi Evropian para miratimit të ndryshimeve kushtetuese, duke shprehur shqetësim për mundësinë e një bllokade të re bilaterale në procesin eurointegrues të vendit. Në deklaratë për “24 Analiza”, Bojkovska pyeti se kush mund të garantojë se edhe pas ndryshimeve kushtetuese nuk do të ketë veto të re. “Kush na garanton se nëse i bëjmë ndryshimet kushtetuese, nuk do të marrim një veto të re bilaterale? Çfarë nëse ne i pranojmë blanko ndryshimet kushtetuese? Hapet vetëm një kapitull, e jo një bllokadë e…

Lexo më Shumë

Zëvendësministri i Mbrojtjes, Admir Shabani në intervistën për Alsat deklaroi se përfaqësimi i shqiptarëve në Armatë është rreth 24 për qind, ku vetëm në administratën e ministrisë ky numër arrin shifrën 17 për qind. Në kombinim me të dyjat ky numër, siç tha ai, “arrin mbi 22 për qind”. “Kemi edhe personelin civil në Armatë, ku përfaqësimi i shqiptarëve arrin në 8.76 për qind. Ajo që është si numër për të shprehur përfaqësimin e shqiptarëve te ushtarët profesionist, kjo shifër është 28 për qind ose 894 ushtarë profesionistë shqiptarë. Në përgjithësi këto janë numrat”, ka thënë Shabani. Numri i nënoficerëve…

Lexo më Shumë

Nga LSDM thonë se kanë mbetur vetëm 2 ditë deri më 1 qershor, kur Hristijan Mickoski u premtoi publikisht qytetarëve se do t’i përmbushë plotësisht të gjitha pikat e Agjendës së Reformave dhe detyrimet për të vazhduar rrugën evropiane. “2 ditë deri në një tjetër premtim të pambajtur nga Mickoski dhe një tjetër gënjeshtër. Nuk ka reforma, nuk ka dokumente për ekstradimin e Gruevskit dhe kthimin e tij në burg, ka vetëm Stoilkovic dhe Kina, e cila po punon strategjikisht kundër partnerit strategjik, Shteteve të Bashkuara. Mickoski gënjeu për kthimin e emrit, gënjeu për anulimin e Marrëveshjes së Prespës, gënjeu…

Lexo më Shumë

REAGIM: GËNJESHTRAT E VËRTETA TË NËNKRYETARIT TË RREMË Edhe pse besojmë se gënjeshtrat nuk meritojnë përgjigje, për të qenë korrektë përpara opinionit dhe qytetarëve të Tetovës, po japim sqarimin dhe reagimin si vijon: Albi Qamili, nënkryetari ilegal i Komunës së Tetovës, mbrëmë në një dalje televizive, duke dashur të amnistojë veten dhe udhëheqësinë aktuale nga përgjegjësia për vjedhjen masive që po i bëhet pronës publike në Tetovë nga Bilall Kasami, gënjeu opinionin dhe qytetarët e Tetovës. E vërteta është krejt ndryshe. BDI, gjatë kohës kur ka udhëhequr Komunën e Tetovës, nuk ka shitur asnjë pronë publike. Pra, në të gjitha…

Lexo më Shumë

Një 23 vjeçar nga fshati Saraçin – Tetovë ka humbur jetën në Austri. I ndjeri i nacionalitetit shqiptarë ishte pronar i një bar kafeje dhe ishte zhdukur pa gjurmë që nga e hëna. Policia e hetoi rastin dhe trupi i tij është gjetur në Liqenin Faaker të enjten në mbrëmje. Meqenëse shkaku i vdekjes është i paqartë, është urdhëruar një autopsi, informon “tetova1”. Sipas mediave austriake, një operacion kërkimi në shkallë të gjerë që përfshinte shërbime të shumta emergjente u zhvillua të enjten në mbrëmje në liqenin Faak në Drobollach (Villach). Alarmi u dha rreth orës 6 pasdite pasi…

Lexo më Shumë

Kryetari i Qytetit të Shkupit, Orce Gjorgjievski në Click Plus në TV21 bëri të ditur se do të shkojë që të bashkëbisedojë me qytetarët për kalimin ilegal në Bit Pazar. Gjorgjievski tha se do të dëgjojë zërin e qytetarëve, që siç tha, nëse shumica e qytetarëve mendojnë se duhet të ketë vendkalim për këmbësorë do të mundësohet kalim i rregullt për këmbësorë. “Dua të shkoj në vend dhe të diskutoj personalisht me qytetarët. Nëse qytetarët mendojnë shumica, nuk po flas për individë që mund të kenë një biznes privat, kështu që kjo do të ndikonte pozitivisht ose negativisht në biznes,…

Lexo më Shumë

Të shtunën e ardhshme nis dhënia e provimeve eksterne të maturës për më shumë se 14.500 nxënës që përfundojnë arsimin e mesëm në vitin shkollor 2025/2026. Në përputhje me ndryshimet në Ligjin për Arsimin e Mesëm, këtë vit maturantët do të japin tri lloje provimesh: maturë shtetërore, maturë shtetërore profesionale dhe maturë shtetërore artistike. Sipas të dhënave të Qendrës Shtetërore të Provimeve, nga gjithsej 14.587 nxënës të paraqitur për provimet e maturës, 12.184 janë regjistruar për maturë shtetërore, 2.276 për maturë profesionale shtetërore dhe 127 për maturë artistike shtetërore. Gjimnazistët japin vetëm maturën shtetërore dhe janë paraqitur 5.713 kandidatë. Nxënësit…

Lexo më Shumë