Zyrtarët policorë nga Stacioni Policor i Kamjanit kanë arrestuar E.R. (63) nga fshati Bogovinë raporton Tetovasot.
Sipas policisë, ai kërkohej me urdhër gjykate për vuajtjen e një dënimi me burg prej tre muajsh për një vepër penale sipas nenit 284 të Kodit Penal.
Pas arrestimit, ai është dërguar në IPK Burgu i Tetovës për vuajtjen e dënimit.


