Author: Hamdi Kumanova

“Roaming si në shtëpi” me Bashkimin Evropian supozohej të ishte një nga përfitimet simbolike, por edhe praktike që qytetarët e Maqedonisë do të ndiejnë edhe para anëtarësimit të plotë në BE. Në vend të kësaj, masa është shndërruar gradualisht në një premtim tjetër politik me afate që ndryshojnë vazhdimisht, tipike për realitetin politik të Maqedonisë – shumë njoftime, pak zbatim, transmeton Portalb.mk. Deklarata e fundit e Ministrit të Dixhitalizimit Stefan Andonovski se Maqedonia mund të presë “roaming si në shtëpi” me BE-në vetëm nga janari 2027 vetëm sa konfirmoi përshtypjen se publiku nuk beson më në afatet e shpallura nga…

Lexo më Shumë

Sa më shumë kalon koha, aq më shumë po bëhet e qartë se BDI nuk mund t’u ikë pyetjeve për lidhjet dhe afërsinë me qarqe serbe. Deri sot, as BDI dhe as Bujar Osmani nuk kanë dhënë përgjigje për raportet me Vlladimir Stajiqin, konsullin e nderit të Serbisë, i cili shfaqej në pritje zyrtare gjatë kohës kur Osmani drejtonte diplomacinë e Maqedonisë së Veriut. Pyetja tani është edhe më e madhe: a ishte pikërisht kjo afërsi arsyeja pse Bujar Osmani heshti për sulmin terrorist në Banjskë? Pse në momentet më të rënda për Kosovën nuk pamë një qëndrim të qartë…

Lexo më Shumë

LSDM sot ka akuzuar Qeverinë e Mickoskit se pranon se nuk ka para për të organizuar një referendum, në të cilin qytetarët duhet të vendosin vetë për të ardhmen e tyre. Nga atje thonë se para për tendera ka, por për referendum nuk ka. “Ky është një tjetër konfirmim se nuk ka para në buxhet. E kemi thënë këtë për muaj të tërë, sepse ata marrin hua çdo ditë. Ka para vetëm për grupin kriminal OBRM-PDUKM Ka para për 161 tendera për kompaninë familjare të Tomovskit, ka para për 93 tendera për Mastef, ka para për 51 tendera përmes komunave…

Lexo më Shumë

Akademia Ushtarake “Gjeneral Mihailo Apostolski” – Shkup ka shpallur Konkursin për regjistrimin e studentëve/kadetëve për nevojat e Ministrisë së Mbrojtjes dhe të Armatës së Republikës së Maqedonisë së Veriut, si dhe studentëve për nevojat e menaxhimit të krizave dhe mbrojtjes dhe shpëtimit në ciklin e parë të studimeve për vitin 2026/2027. Ministria e Mbrojtjes u bëri thirrje të gjithë të rinjve që dëshirojnë ta vazhdojnë arsimin dhe karrierën e tyre profesionale si oficerë të ardhshëm në kuadër të Armatës maqedonase dhe që i plotësojnë kriteret sipas Konkursit të publikuar, ta shfrytëzojnë këtë mundësi dhe të aplikojnë. Siç thuhet në…

Lexo më Shumë

Një grua ka humbur jetën pasi një zjarr shpërtheu mbrëmë vonë në një shtëpi në lagjen Pintija të Shkupit. Zjarri është shuar nga Brigada për Mbrojtje Kundër Zjarrit në Shkup, ndërsa ekipet policore gjatë ditës do të kryejnë ekspertizë në vendin e ngjarjes. “Më 28.05.2026 në ora 01:48 në SPB Shkup është raportuar se në një shtëpi, në pronësi të S.K. (45), ku jetonte edhe nëna e saj M.V. (85), në lagjen Pintija në Shkup, ka shpërthyer zjarr. Nga lëndimet e marra në zjarr, ka ndërruar jetë M.V., ndërsa vdekjen e ka konstatuar mjeku nga Ndihma e Shpejtë”,…

Lexo më Shumë

Gjykimi për zjarrin në diskotekën Pulse në Koçani, ku humbën jetën 63 persona dhe u lënduan mbi 200 të tjerë, do të vazhdojë sot në sallën e gjyqit të Idrizovës, me prezantimin e provave materiale nga prokuroria – pamje video dhe imazhe që lidhen me objektin nga mbrëmja kritike, si dhe gjatë viteve kur ai funksiononte. Deri më tani, në gjykimin për zjarrin në diskotekën Pulse janë dëgjuar dëshmitarë të propozuar nga prokuroria, dhe janë paraqitur gjetjet dhe mendimet e autopsisë nga Instituti i Mjekësisë Ligjore mbi shkaqet e vdekjes së viktimave, si dhe dokumentacioni mjekësor dhe të dhënat mbi…

Lexo më Shumë

Vlerësimi mesatar i punës së Kuvendit të dhënë nga qytetarët, sipas deputetes së LSDM-së, Slavjanka Petrovska, tregon realitetin. Sipas hulumtimit të Institutit për Demokraci “Societas Civilis”, perceptimi i qytetarëve është se Qeveria sundon me Kuvendin, në vend që të jetë e kundërta, se ajo ka një rol kontrollues mbi punën e Kryeministrit dhe ministrave. “Rezultatet e hulumtimit tregojnë realitetin, pra zërin e popullit. Sa më shumë që mungon rezultati real dhe përmbushja e premtimeve parazgjedhore nga ana e qeverisë, aq më nervozë dhe të paargumentuar bëhen deputetët e shumicës qeverisëse në paraqitjet e tyre, të cilët në vend që të…

Lexo më Shumë

Ministria e Punëve të Brendshme informoi se po vendos Kod të Veshjes për të gjithë të punësuarit dhe qytetarët që vizitojnë hapësirat e Sektorit për Punë Qytetare. Siç njoftuan nga MPB, qëllimi është ruajtja e standardit profesional, dinjitetit të institucionit dhe respektit të ndërsjellë në hapësirat ku qytetarët nxjerrin dokumente personale, pasaporta dhe marrin shërbime të tjera administrative. “Si institucion që është vazhdimisht në shërbim të qytetarëve, besojmë se veshja e përshtatshme kontribuon në një atmosferë më të mirë pune dhe në respektimin e institucioneve shtetërore”, thuhet nga Ministria. Nga aty apelojnë që qytetarët, para se të vijnë në hapësirat…

Lexo më Shumë

Sot moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe periudha me diell, ndërsa pasdite në shumë pjesë të vendit pritet mot jostabil i shoqëruar me shi të rrëmbyeshëm, bubullima dhe erë të përforcuar, informojnë nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike. Sipas parashikimit të DPHM-së, lokalisht proceset do të jenë më intensive dhe do të ketë kushte për stuhi me reshje më të dendura shiu, erë të fortë me shpejtësi mbi 60 kilometra në orë dhe mundësi për paraqitje të izoluar të breshërit. Temperatura e mëngjesit do të lëvizë nga 9 deri në 18 gradë, ndërsa ajo ditore do të arrijë…

Lexo më Shumë

Shtetet e Bashkuara kanë kryer sulme të reja ushtarake ndaj Iranit , tha një zyrtar amerikan, ndërsa negociatat janë duke u zhvilluar për t’i dhënë fund luftës tremujore në Lindjen e Mesme. Sulmet kishin në shënjestër një strukturë ushtarake që shihej si një kërcënim për forcat amerikane dhe anijet tregtare në Ngushticën e Hormuzit. Zyrtari amerikan, i cili foli në kushte anonimiteti për Reuters, tha se forcat amerikane kishin kapur dhe rrëzuar disa dronë iranianë që shiheshin si një kërcënim për njësitë ushtarake dhe anijet tregtare në zonë. Reuters ishte i pari që raportoi sulmet e reja. Më parë, agjencia…

Lexo më Shumë

Ndonëse në të gjitha raportet ndërkombëtare, Shqipëria renditet ndër vendet që ka produktiviteti më të ulët në Europë, sidomos për sipërmarrjet e mëdha, punonjësit shqiptarë rezultojnë që kanë orë shumë më të gjatë të punës në krahasim me vendet e Bashkimit Europian dhe në nivele të ngjashme me Ballkanin e Turqinë. Sipas të dhënave të INSTAT, që janë të disponueshme deri në vitin 2024, një punonjës shqiptar punonte 41.3 orë në javë, nga 41.6 orë vitin e mëparshëm. (Për të punësuarit me pagë, orët totale të punës janë më të larta, duke arritur në 43.6). Të dhënat e tjera të…

Lexo më Shumë

Drejtoria e Parkut Nacional “Mavrova” mori pjesë në ceremoninë solemne që u mbajt në Prishtinë, ku u prezantua projekti i miratuar në kuadër të bashkëpunimit ndërkufitar Kosovë – Maqedonia e Veriut nga programet IPA 3, i cili ka filluar në vitin 2021 dhe do të zgjasë deri në vitin 2027. Parku Nacional “Mavrova”, në projektin “Çdo hap është i nevojshëm”, merr pjesë si partner në projektin që realizohet nga Parku Nacional “Sharri” i Kosovës, ndërsa partnerë të tjerë janë edhe Parku Nacional “Mali Sharr” dhe Komuna e Tearcës. Drejtori i Parkut Nacional “Mavrova”, Haris Ibraimi, i cili mori pjesë…

Lexo më Shumë