Author: Hamdi Kumanova

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Gostivarin, ku një vajzë 14-vjeçare ka humbur jetën pas një aksidenti në parkun e qytetit, raporton Tetovasot. Sipas policisë, më 9 korrik rreth orës 20:20, nga Qendra Mjekësore e Gostivarit është njoftuar se në spital pa shenja jete është dërguar Sh.N. (14) nga Kavadari, me vendbanim në Gostivar, raporton Tetovasot. Sipas informacioneve fillestare, e mitura kishte rënë nga një luhatëse në park. Ajo u transportua me urgjencë në spital, por mjeku kujdestar në orën 20:55 konstatoi vdekjen e saj, raporton Tetovasot. Me urdhër të prokurorit publik, trupi i pajetë është dërguar…

Lexo më Shumë

Në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut sot do të mbahet një aktivitet njëorësh me rastin e 11 Korrikut – Ditës Ndërkombëtare të Përkujtimit të Gjenocidit në Srebrenicë. Sipas njoftimit të publikuar në faqen zyrtare të Kuvendit, në këtë aktivitet do të mbajnë fjalim kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, deputeti i Levicës, Amar Mecinoviq, kryetari i Komitetit për Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive, Adnan Azizi, si dhe profesori Ferid Muhiq.

Lexo më Shumë

Dy aeroportet ndërkombëtare të Maqedonisë së Veriut, Aeroporti Ndërkombëtar i Shkupit dhe Aeroporti “Shën Apostull Pali” në Ohër, kanë regjistruar një rritje të ndjeshme të trafikut ajror gjatë gjysmës së parë të vitit 2026. Sipas të dhënave të publikuara nga TAV Maqedoni, në periudhën janar–qershor përmes dy aeroporteve kanë udhëtuar gjithsej 1.955.648 pasagjerë, që paraqet një rritje prej 28 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Gjatë kësaj periudhe janë realizuar 13.167 fluturime, ose 7,6 për qind më shumë se në gjashtëmujorin e parë të vitit 2025. Vetëm në muajin qershor, dy aeroportet kanë shërbyer 374.714…

Lexo më Shumë

Shoqata “PARANDALO”, në bashkëpunim me Xhaminë “Shtëpia e Paqes” në Kantonin e Cyrihut, ka realizuar një aksion humanitar në mbështetje të disa spitaleve dhe institucioneve shëndetësore në Maqedoninë e Veriut. Në kuadër të këtij donacioni janë dorëzuar 200 bartëse për pacientë (Tragetücher), të destinuara për përdorim gjatë kujdesit dhe transportimit të pacientëve. Pajisjet janë shpërndarë në disa institucione shëndetësore, përfshirë spitalet në Shkup, Tetovë, Gostivar, Kumanovë, Dibër dhe institucione të tjera. Ky donacion është pjesë e aktiviteteve humanitare që Shoqata “PARANDALO” ka realizuar ndër vite, me fokus mbështetjen e institucioneve dhe iniciativave me ndikim shoqëror. Xhemal Selimi, themelues i Shoqatës…

Lexo më Shumë

Kreu i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, njoftoi ditën e djeshme pezullimin nga detyra të një polici në Fier. Vendimi erdhi pasi efektivi shkeli rregulloren dhe standardet e uniformës duke hyrë në një marrëdhënie të panevojshme me tri vajzat që dhunuan barbarisht një 17-vjeçare pak ditë më parë, raportoi OraNews. Sipas gazetarit investigativ Eraldo Harlica në “Top Story” natën e mbrëmshme, vajzat i ngritën një kurth policit menjëherë pas denoncimit për dhunë. Ato e joshën duke i premtuar një “sqarim” dhe e ftuan në një hotel. Pa pasur nevojë për kontakt fizik, ato e fotografuan dhe e filmuan në dhomë,…

Lexo më Shumë

Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim ka larguar me sukses një granatë artilerie të pashpërthyer prej 155 milimetrash, me peshë rreth 45 kilogramë, e cila daton nga periudha e Luftës së Parë Botërore. Mjeti i rrezikshëm shpërthyes u gjet në territorin e fshatit Pepelishtë, në Komunën e Negotinës. Nga Drejtoria bëjnë të ditur se ndërhyrja ishte veçanërisht e ndërlikuar për shkak të terrenit të vështirë dhe faktit se granata ndodhej në shtratin e lumit Vardar. Me mbështetjen e Njësisë Territoriale të Zjarrfikësve nga Negotina, e cila siguroi një varkë për qasje në vendngjarje, pirotekniku Gjorgji Stefanov arriti ta nxjerrë granatën në…

Lexo më Shumë

Mbrëmjen e djeshme, rreth orës 22:20, zyrtarët policorë të Njësisë për Luftimin e Tregtisë së Paligjshme pranë SPB Shkup kanë privuar nga liria 38-vjeçarin P.J. dhe 28-vjeçarin D.R., të dy nga Shkupi. Sipas policisë, gjatë një bastisjeje të kryer në shtëpinë e P.J. në lagjen Kisella Vodë, me urdhër paraprak të gjykatës, ku në momentin e kontrollit ndodhej edhe D.R., janë gjetur dhe sekuestruar një substancë e bardhë në formë kokrrizash, marihuanë, një peshore digjitale dhe para. Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj të dyshuarve do të ngrihet kallëzim përkatës penal.

Lexo më Shumë

Ministria e Punëve të Jashtme e Maqedonisë së Veriut dje u takua me një përfaqësues të Ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Maqedoni në lidhje me rastin në pikën kufitare “Qafë Thanë”, për të cilin deputeti Bekim Qoku nga VLEN njoftoi se kishte një ndalim hyrjeje në Shqipëri për të, deputetin Adnan Azizi dhe zv. sekretarin e përgjithshëm të Qeverisë, Hasim Murtezani. Kur u pyetën nga “Lokalno” nëse Ministria e Punëve të Jashtme ishte njoftuar për një ndalim hyrjeje të zyrtarëve të vendit në Shqipëri, nga MPJ u përgjigjen se kishin kërkuar informacion në lidhje me ngjarjen nga Ambasada e…

Lexo më Shumë

Avokati i Popullit, Faton Selami, vizitoi sot Institucionin Ndëshkues-Përmirësues – Burgu i Shkupit në Shutkë, ku zhvilloi takime me drejtuesit e institucionit, por edhe me një pjesë të të burgosurve që kanë paraqitur pretendime për përdorim të dhunës gjatë kontrollit të djeshëm. Nga Zyra e Avokatit të Popullit njoftuan se Selami, së bashku me ekipin e Mekanizmit për Kontroll Civil, u takua me drejtorin e burgut, Boban Utkovski, dhe zëvendësdrejtorin Baki Mustafi, me qëllim marrjen e informacioneve më të detajuara lidhur me kontrollin e kryer nga pjesëtarët e Njësisë së Intervenimit të Policisë së Burgjeve, e cila është nën kompetencë…

Lexo më Shumë

Këtë të premte, kryetari i LVV-së Albin Kurti, do të zhvillojë takim me liderin e PDK-së Bedri Hamzën, si dhe udhëheqësin e LDK-së, Lumir Abdixhikun.LDK për Klan Kosova ka konfirmuar se takimi do të zhvillohet në ambientet e Kuvendit me fillim nga ora 18:00.Po ashtu, kreu i LDK-së tha se në takim do të shkojë vetë i dyti.Edhe kreu i PDK-së, Bedri Hamza, ka konfirmuar se të premten do të zhvillojë takim me Kurtin në orën 09:00.Ky takim vjen pasi Kurti u dërgoi ftesa partive politike për takime pas certifikimit të rezultatit zgjedhor të 7 qershorit.

Lexo më Shumë

Sulmi i Francës ka qenë sërish efikas në momentet vendimtare dhe e theu dy herë mbrojtjen e Marokut në pjesën e dytë. Franca të enjten mbrëma në Boston fitoi 2:0. Ishte ndeshja e parë e çerekfinales së Kupës së Botës, ndërsa ishin francezët që bënë vend në gjysmëfinale. Tani Franca në gjysmëfinale e pret fituesen e ndeshjes Spanja – Belgjika. Kjo ndeshje luhet të premten nga ora 21:00. Portieri Yassine Bounou i Marokut pati paraqitje mbresëlënëse në pjesën e parë duke bërë shumë pritje. Madje e ndali edhe tentimin e Kylian Mbappes nga penalltia e minutës së 28-të. Por, Bounou…

Lexo më Shumë

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, duke iu përgjigjur pyetjes së një gazetari në lidhje me lëvizjen e inflacionit në vend dhe një krahasim me vendet e tjera tha se Maqedonia ka inflacionin më të ulët në rajon. “Jetojmë në kohë mjaft sfiduese. Kemi dy luftëra që po ndodhin, luftëra serioze. Nga informacionet e fundit që marr, lufta në Gjirin Persik po fillon të ndizet përsëri, lufta në Ukrainë. Ajo që është një sfidë për ne, është të kemi furnizim në kohë dhe furnizim të mjaftueshëm të qytetarëve dhe biznesit të energjisë. “Statistikisht, ne kemi çmimin më të ulët…

Lexo më Shumë