Mbrëmjen e djeshme, rreth orës 22:20, zyrtarët policorë të Njësisë për Luftimin e Tregtisë së Paligjshme pranë SPB Shkup kanë privuar nga liria 38-vjeçarin P.J. dhe 28-vjeçarin D.R., të dy nga Shkupi.
Sipas policisë, gjatë një bastisjeje të kryer në shtëpinë e P.J. në lagjen Kisella Vodë, me urdhër paraprak të gjykatës, ku në momentin e kontrollit ndodhej edhe D.R., janë gjetur dhe sekuestruar një substancë e bardhë në formë kokrrizash, marihuanë, një peshore digjitale dhe para.
Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj të dyshuarve do të ngrihet kallëzim përkatës penal.


