Author: Hamdi Kumanova

Sipas sinoptikantëve, moti sot do të jetë me diell dhe i nxehtë me vranësira të lehta deri në mesatare. Do të fryjë erë e lehtë deri në mesatare nga drejtimi verior. Pasdite do të ketë kushte për paraqitje të izoluara të shiut të rrëmbyeshëm afatshkurtër, bubullima dhe erë e përforcuar. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 9 deri në 16, ndërsa maksimalja do të arrijë prej 24 deri në 32 gradë Celsius. Në Shkup, gjithashtu, pritet mot me diell dhe i nxehtë me vranësira të pakta deri në mesatare. Pritet erë e dobët deri në mesatare nga drejtimi…

Lexo më Shumë

Mbahet sot në Bruksel Konferenca e 8-të Ndërqeveritare Shqipëri–Bashkimi Europian, një zhvillim i konsideruar si ndër momentet më të rëndësishme në procesin e integrimit europian të vendit. Takimi pritet të shënojë një etapë të re në negociatat për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian, duke hapur rrugën drejt fazës përmbyllëse të bisedimeve me bllokun europian. Konferenca zhvillohet në kuadër të procesit të anëtarësimit dhe organizohet nga Komiteti i Përfaqësuesve të Përhershëm të vendeve anëtare të Bashkimit Europian, COREPER. Në fokus të diskutimeve do të jetë ecuria e Shqipërisë në përmbushjen e detyrimeve të përcaktuara nga BE-ja, si dhe vendosja e…

Lexo më Shumë

Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Marco Rubio, tha të martën se një marrëveshje për t’i dhënë fund luftës me Iranin ishte ende e mundur, pavarësisht njoftimit të ushtrisë amerikane se kishte kryer sulme të reja ajrore në vendet e raketave në jug të Republikës Islamike dhe në anijet që dyshohet se po vendosnin mina. “Ka pasur disa bisedime në Katar… do të shohim nëse mund të bëjmë përparim. Mendoj se bisedimet kanë të bëjnë më shumë me formulimin e saktë të tekstit origjinal, kjo do të zgjasë disa ditë”, u tha Rubio gazetarëve në Jaipur, ndërsa vazhdon vizitën e tij…

Lexo më Shumë

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë njoftuar se kanë ndërmarrë sulme të reja në jug të Iranit, duke shënjestruar vendndodhje raketash iraniane dhe anije që dyshohet se po tentonin të vendosnin mina. Këto sulme, sipas Komandës Qendrore të SHBA-së (CENTCOM), u kryen në “vetëmbrojtje” dhe kishin për qëllim “mbrojtjen e trupave tona nga kërcënimet e paraqitura nga forcat iraniane”. Kapiteni Tim Hawkins, zëdhënës i Komandës Qendrore, theksoi se ushtria amerikane “vazhdon të mbrojë forcat e saj duke treguar përmbajtje gjatë armëpushimit aktual” mes dy vendeve. Ky armëpushim ka qenë në fuqi që nga 8 prilli, megjithëse Irani ka mbajtur kontrollet…

Lexo më Shumë

Donald Trump tha se rezervat e uraniumit të pasuruar të Iranit duhet ose të dorëzohen në Shtetet e Bashkuara ose të shkatërrohen nën mbikëqyrje ndërkombëtare, ndërsa negociatat për një marrëveshje të re me Teheranin vazhdojnë. Në një postim në platformën Truth Social, presidenti amerikan tha se uraniumi i pasuruar i Iranit duhet ose të transferohet në Shtetet e Bashkuara për shkatërrim ose të shkatërrohet në një vend tjetër, në prani të vëzhguesve ndërkombëtarë. Sipas raporteve amerikane, zyrtarët amerikanë kanë argumentuar se i gjithë rezerva e uraniumit të pasuruar të Iranit duhet të hiqet si pjesë e një marrëveshjeje të mundshme.…

Lexo më Shumë

Sot shënohen 25 vjet nga rënia e dëshmorit Fadil Nimani, një nga figurat më të njohura të luftës së vitit 2001 në Maqedoninë e Veriut dhe një emër që vazhdon të kujtohet nga shqiptarët si simbol i rezistencës dhe sakrificës kombëtare. I njohur me nofkën “Komandant Tigri”, Fadil Nimani ishte me origjinë nga fshati Gërgoc i Gjakovës. Pas përfundimit të luftës në Kosovë, ai iu bashkua forcave shqiptare që kërkonin më shumë të drejta dhe barazi për shqiptarët në Maqedoni, duke u bërë një nga komandantët më të njohur të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare në zonën e Karadakut të Kumanovës…

Lexo më Shumë

Nga Ministria e Punëve të Brendshme kanë dalë me sqarim rreth ngjarjeve të djeshme në Haraçinë të Shkupit. Sipas MPB-së, policia gjatë ditës së djeshme ka shtënë me armë në formë paralajmëruese, siç thonë gjatë ndjekjes së një personi të dyshuar për kontrabandë me dru. Më 24.05.2026 rreth orës 12:00, në hyrje të fshatit Haraçinë, në rajonin e Shkupit, zyrtarët policorë i kanë dhënë shenjë për ndalim një kamioni të ngarkuar me dru, por shoferi nuk është ndalur dhe ka vazhduar lëvizjen. Më pas, shoferi e ka drejtuar kamionin drejt policëve dhe automjetit zyrtar, pas së cilës policët kanë shtënë…

Lexo më Shumë

Punimet ndërtimore në linjën e parë të Trenit të Qytetit nga Zelenikova deri në Stacionin e Ri Hekurudhor po përfundojnë. Treni i qytetit në këtë linjë Punimet ndërtimore në linjën e parë të Trenit të Qytetit nga Zelenikova deri në Stacionin e Ri Hekurudhor po përfundojnë. Treni i qytetit në këtë linjë do të vihet në funksion nga shtatori, thotë në një intervistë për “Prizma.mk”, drejtori i Hekurudhat e Maqedonisë, Sinisha Ivanovski. “Aktualisht, punimet ndërtimore janë aktive nga Zelenikova deri në stacionin kryesor hekurudhor, me një gjatësi prej rreth 25 kilometrash. Kjo është një linjë ekzistuese, pjesë e korridorit…

Lexo më Shumë

Sot, me fillim nga ora 18:00, në Çarshinë e Shkupit, do të bëhet hapja e shtabit të Vetëvendosjes për zgjedhjet parlamentare në Kosovë, që mbahen më 7 qershor. Ky organizim vjen pas integrimit të strukturave të Vetëvendosjes në Maqedoninë e Veriut në kuadër të koalicionit VLEN dhe shihet si pjesë e mobilizimit dhe organizimit për mbështetjen e procesit zgjedhor në Kosovë. Në aktivitet pritet të marrin pjesë aktivistë, përkrahës dhe figura politike nga vendi, ndërsa sipas informacioneve jozyrtare, nuk përjashtohet mundësia e pranisë edhe të ndonjë figure të rëndësishme politike nga Kosova. Hapja e shtabit nis në ora…

Lexo më Shumë

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme e Maqedonisë së Veriut, përmes një postimi në rrjetet sociale, dënoi ashpër sulmet e fundit masive me raketa dhe dronë nga Rusia ndaj Ukrainës. Në reagimin e saj, Ministria deklaron se sulmet u drejtuan ndaj Kievit dhe rajoneve të tjera të vendit, duke shkaktuar viktima civile dhe dëme të konsiderueshme në infrastrukturën kritike. “Ne dënojmë fuqimisht sulmet e fundit në shkallë të gjerë me raketa dhe dronë nga Rusia kundër Ukrainës”, thuhet në deklaratën e MPJ-së së Maqedonisë, përcjell “TV24”. Nga Ministria përsëritin mbështetjen e saj për sovranitetin dhe…

Lexo më Shumë

Më 24.05.2026, nga ana e zyrtarëve policorë të ekipit mobil nga Njësia Mobile pranë Departamentit të Çështjeve Kufitare dhe Migracionit në rajonin e SPB Tetovë, më saktësisht në rrugën magjistrale drejt fshatit Siriçinë, është ndaluar automjeti i udhëtarëve „Volkswagen Golf“ me targa kombëtare gjermane, i drejtuar nga M.Z. (46) nga fshati Zhelino. Gjatë kontrollit është konstatuar se ai ka vepruar në kundërshtim me masën e arrestit shtëpiak, gjegjësisht është gjetur jashtë shtëpisë së tij dhe adresës ku po vuan masën e arrestit shtëpiak. Gjithashtu është konstatuar se ai nuk posedon dokumente evropiane për drejtimin e automjetit të huaj dhe automjeti…

Lexo më Shumë

Po lindin gjithnjë e më pak fëmijë, popullsia po plaket. Të rinjtë po emigrojnë masivisht nga Maqedonia e Veriut. Këtë e tregojnë raportet ndërkombëtare, sipas të cilave vendi ka shënuar një rënie të numrit të banorëve për disa vite. Statistikat e “Worlometer” vërejnë se Maqedonia e Veriut aktualisht ka 1.8 milion qytetarë, dhe sipas vlerësimeve deri në vitin 2050, nëse ky trend vazhdon, 1.5 milion do të mbeten në vend. Analiza llogarit gjithashtu se vetëm për një vit vendi humbi 10 mijë banorë. Mosha mesatare në vend është 41 vjeç, që është dy herë më e vjetër se në vitet…

Lexo më Shumë