Stacioni Hekurudhor në Shkup, i cili për vite me radhë ishte lënë në prag të jofunksionalitetit dhe mungesës së higjienës, më në fund po pastrohet dhe po rregullohet. Drejtori i Ndërmarrjes Publike “Hekurudhat e Maqedonisë – Infrastruktura”, Sinisha Ivanovski, informoi se ka nisur një aksion për rikthimin e pamjes përfaqësuese të këtij objekti. Sipas Ivanovskit, dekadat e neglizhencës institucionale dhe shoqërore e kanë shndërruar stacionin në një objekt jopërfaqësues, “zbukuruar” me billborde, postera ilegalë, grafite dhe përmbajtje të papërshtatshme, si dhe me higjienë të pamjaftueshme. Si hap i parë i pastrimit të paralajmëruar, Ivanovski tha se tashmë janë hequr…
Author: Hamdi Kumanova
Partia Demokratike Shqiptare ka njoftuar mbajtjen e Kongresit IX të partisë, i cili do të zhvillohet këtë të diel në Tetovë informon Tetovasot. Nën moton “Për ide, jo për personale”, kongresi pritet të mbledhë strukturat dhe përfaqësuesit e partisë për të diskutuar zhvillimet politike dhe drejtimet e ardhshme të subjektit politik. Sipas njoftimit, Kongresi IX do të mbahet më 24 maj 2026, me fillim nga ora 12:00 në Pallatin e Kulturës. Ky organizim vjen në një periudhë dinamike politike në vend, ndërsa pritet që nga kongresi të dalin mesazhe dhe qëndrime lidhur me sfidat politike të shqiptarëve në…
Më 22.05.2026 rreth orës 04:30 në Shkup, zyrtarë policorë nga SPB Shkup kanë privuar nga liria personat P.P.(29) dhe R.Gj.(20), të dy nga Shkupi. Ata dyshohen se paraprakisht, duke përdorur forcë fizike dhe mjete të përshtatshme, kanë vjedhur një sef me para nga ambientet e një personi juridik për transferta të shpejta të parave në rrugën “Kozara”, në zonën e Qendrës në Shkup. Sendet e vjedhura janë gjetur dhe i janë kthyer pronarit, ndërsa pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tyre do të paraqitet kallëzim përkatës.
Më 22.05.2026 në ora 22:45 në Gostivar, zyrtarë policorë nga Stacioni Policor i Gostivarit kanë privuar nga liria personin V.B.(40) nga Gostivari. Paraprakisht, zyrtarët policorë kanë vërejtur se ai, duke drejtuar automjetin e udhëtarëve “Renault” me targa të Gostivarit, ka kaluar në dritën e kuqe të semaforit. Së shpejti, automjeti është ndaluar dhe gjatë kontrollit është vërtetuar se ai e drejtonte mjetin pa patentë shoferi dhe nën ndikimin e alkoolit, respektivisht i janë matur 0,61 promilë alkool në gjak. Automjeti është sekuestruar dhe pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të paraqitet kallëzim përkatës.
Më 22.05.2026 në ora 10:40, zyrtarë policorë nga Zyra e Jashtme për Çështje Kriminalistike në Gostivar kanë privuar nga liria personin Sh.J.(24) nga fshati Raven. Gjatë kontrollit në shtëpinë e tij dhe në ambientet ndihmëse në fshatin Raven, të kryer me urdhër të Gjykatës Themelore Gostivar, është gjetur dhe sekuestruar marihuanë. Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të paraqitet kallëzim përkatës sipas nenit 215 të Kodit Penal për “prodhim dhe lëshim në qarkullim të paautorizuar të narkotikëve, substancave psikotrope dhe prekursorëve.
Ministria e Financave ka njoftuar se i është hequr licenca për punë një prej shoqërive më të mëdha financiare në treg, pas një mbikëqyrjeje të jashtëzakonshme të realizuar pas ankesës së një qytetari. Sipas autoriteteve, gjatë kontrollit janë konstatuar shkelje serioze të dispozitave ligjore dhe veprime në kundërshtim me rregullat për mbrojtjen e konsumatorëve, transmeton TV21. Nga Ministria thonë se praktikat e përdorura nga shoqëria financiare kanë vënë në rrezik qytetarët që kanë shfrytëzuar shërbimet e saj. Për shkak të parregullsive të evidentuara, në muajin maj është marrë vendim për heqjen e licencës së punës së kësaj kompanie. …
Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski, mori pjesë në takimin e Ministrave të Jashtëm të vendeve anëtare të NATO-s, i cili u mbajt në Helsingborg, Mbretëria e Suedisë, gjatë dy ditëve të fundit. Në kuadër të takimit, u shkëmbyen mendime mbi disa sfida aktuale të sigurisë globale, me theks të veçantë në përgatitjet për Samitin e NATO-s në Ankara, i cili do të mbahet në korrik të këtij viti. Fokusi i diskutimeve ishte në zbatimin e vendimeve të marra në Samitin e NATO-s të vitit të kaluar në Hagë, veçanërisht në fushën e rritjes së…
Pacienti fillimisht kërkoi ndihmë mjekësore pasi përjetoi një temperaturë të lartë të menjëhershme, dobësi të rëndë, skuqje të lëkurës dhe përkeqësim gradual të gjendjes së tij mendore. Instituti i Shëndetit Publik (ISHP) regjistroi zyrtarisht rastin e parë të konfirmuar të etheve të Nilit Perëndimor këtë vit në Maqedoni, te një burrë 55-vjeçar nga Velesi, shkruan Alsat.mk. Për shkak të përkeqësimit serioz të simptomave të tij, ai u shtrua urgjentisht në Klinikën për Sëmundje Infektive dhe Gjendje Febrile në Shkup, ku pas ndërhyrjes së duhur mjekësore gjendja e tij u stabilizua më vonë. Testet laboratorike konfirmuan përfundimisht infeksionin me virusin…
Problemet me akomodimin studentor në konvikte prej vitesh janë kthyer në një ndër sfidat më të mëdha për studentët që studiojnë larg vendbanimit të tyre. Çdo fillim viti akademik shoqërohet me të njëjtat shqetësime si mungesë vendesh në konvikte, objekte në rikonstruksion, lista pritjeje dhe qira të papërballueshme në kryeqytet. Për shumë studentë, sigurimi i një shtrati në konvikt nuk shihet më si një e drejtë e garantuar, por si një garë mes kapaciteteve të kufizuara dhe kostove gjithnjë e më të larta të jetesës, shkruan gazeta KOHA. Një situatë e tillë u pa edhe vitin…
Ndërsa Maqedonia dhe rajoni regjistrojnë çdo vit shifra më të ulta të popullsisë, e kundërta ndodh me vendet e Bashkimit Evropian, ku rritja e popullsia cilësohet si e qëndrueshme, me një milion më shumë banorë. Në një raport të fundit të Zyrës Evropiane të Statistikave, lëvizjet demografike të viteve të fundit, janë tregues pozitivë për një pjesë të mirë të vendeve, si Gjermania, Franca apo Spanja si vende me rritje absolute të popullsisë, ndërsa anëtarë të tjerë, si Bullgaria, Kroacia, Rumania, apo Polonia kanë regjistruar tkurrjen më të madhe të popullsisë, shkruan gazeta KOHA. Më shqetësuese lëvizjet demografike janë në…
Presidentja Gordana Siljanovska Davkova, në urimin e saj me rastin e 23 majit – Ditës Kombëtare të Vllehëve, theksoi se duhet të jemi krenarë si vendi i vetëm në të cilin vllehët janë një entitet etnik kushtetues, të barabartë me të tjerët dhe të barabartë në gëzimin e të drejtave individuale dhe kolektive. “Të dashur bashkëqytetarë vllehë, ju i përkisni prejardhjes së lashtë shpirtërore të popujve ballkanikë, mbijetesa historike e të cilëve nuk është e lidhur me pushtetin dhe kufijtë, por me gjuhën, kujtesën dhe vetëdijen për identitetin e veçantë vlleh” theksoi presidentja. Ajo theksoi se gjuha, tradita…
Sot publikojmë informacione të reja, si vazhdim i komunikatave të kaluara që lidhen me drejtorin e NOMAGAS-it, Nedim Rama. Ajo që prezantojmë sot hap pyetje serioze dhe paraqet bazë që institucionet kompetente të veprojnë dhe të hetojnë prejardhjen e kapitalit dhe pasurisë. Bëhet fjalë për kompaninë LINE LTD DOO Shkup, e cila është në pronësi të Nedim Ramës dhe donatorit partiak të VLEN-it, Anid Shazivari. Kompania është e regjistruar për dhënie me qira të automjeteve dhe gjendet në listën zyrtare të kompanive rent-a-car në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit. E pyesim Nedim Ramën: me çfarë kapitali dhe…

