Author: Hamdi Kumanova

Kostoja minimale për muajin maj që e llogarit sindikata është 68.743 denarë dhe krahasuar me vlerën nga muaji prilli, është më e ulët me 54 denarë. Me fjalë tjera në muajin maj nuk është shënuar një trend në rritje i saj, por ngadalësim i shtrenjtimeve të produkteve bazë ushqimore. Për më tepër, llogaritja ndryshon në mënyrë drastike për ato familje që nuk zotërojnë shtëpi të tyre dhe duhet të lënë mënjanë fonde për qira mujore. Me një apartament me qira prej 60 metrash katrorë për muajin maj, arrin në 84.117 denarë. Për ushqim dhe pije nevojiteshin 25.475 denarë, për…

Lexo më Shumë

Rrëfimi i një ish-përdoruesi droge nga Tetova, i cili nisi të konsumojë që në moshën 16-vjeçare ku më pas i vdiqën dy shokë, pasqyron një realitet shqetësues i cili po merr përmasa alarmante dhe që konfirmohet edhe nga anketa e Portalb.mk për përdorimin e lëndëve narkotike nga nxënësit e shkollave e mesme të rajonit të Pollogut i cili përfshin nëntë komuna (Tetovë, Gostivar, Vrapçisht, Tearcë, Zhelinë, Bogovinë, Jegunovc, Bërvenicë, Mavrovë-Rostushë). Nga dëshmitë e nxënësve për prani të drogës në oborret e shkollave, te prindërit që flasin për gjendje “katastrofale” dhe akuzojnë për heshtje institucionale, del në pah kriza ku…

Lexo më Shumë

VLEN ka reaguar ndaj kritikave të fundit të Bashkimi Demokratik për Integrim, duke vlerësuar se kjo parti po përballet me rënie të vazhdueshme të mbështetjes tek elektorati shqiptar. Në reagimin e tyre, nga VLEN thonë se BDI nuk po arrin të pajtohet me, siç e quajnë ata, “realitetin e ri politik” dhe humbjen e besimit qytetar. Sipas tyre, në mungesë të rezultateve konkrete, BDI ka zgjedhur propagandën, sulmet politike dhe etiketimet ndaj kundërshtarëve. “Sulmet ndaj mediave, anketave dhe opinionit publik tregojnë qartë nervozizmin që po rritet brenda BDI-së pas rënies së vazhdueshme në mbështetje”, thuhet në reagimin e…

Lexo më Shumë

Gjatë emisionit “Biznis 21” me Goran Rafajllovskin, u diskutuan tema të ndryshme ekonomike. Rafajllovski theksoi se pagat e ministrave duhet të jenë dukshëm më të larta, në mënyrë që të mbyllet debati i vazhdueshëm për pagat e politikanëve. “Duhet të ndalet diskutimi se sa janë pagat e politikanëve. Nëse dëshironi të mos ketë vjedhje, atëherë ata duhet të paguhen mirë. Madje duhet të ketë edhe shpërblime nëse sjellin investime të mëdha dhe realizojnë me sukses projekte të rëndësishme. Nëse dikush sjell një investim prej një miliard eurosh, duhet të shpërblehet. Sa i përket pagave, e di që shumë do…

Lexo më Shumë

Pas katër javësh negociatash intensive në OKB, shtetet nënshkruese të Traktatit për Mospërhapjen e Armëve Bërthamore (NPT) nuk arritën të bien dakord mbi një tekst të përbashkët që do të riafirmonte angazhimet për çarmatimin dhe mospërhapjen bërthamore. Lajmi u konfirmua nga presidenti i seancës, diplomati vietnamez Do Hung Viet, i cili deklaroi se, pavarësisht përpjekjeve të shumta, konferenca nuk ishte në gjendje të arrinte konsensus mbi dokumentin përfundimtar. “Pavarësisht të gjitha përpjekjeve tona, e kuptoj që kjo seancë nuk është në gjendje të arrijë një marrëveshje mbi punën e saj themelore”, tha ai në mbyllje të konferencës. Vendeve anëtare…

Lexo më Shumë

Në Kumanovë sot mbahet një tubim i organizuar nga shoqata “Paqe, Harmoni, Stabilitet”, në mbështetje të presidentit të Serbia, Aleksandar Vuçiq. Tubimi do të mbahet para Konsullatës së Serbisë në orën 12:00, ndërsa slogani “Serbia fiton” ka nxitur reagime politike dhe qytetare, përcjell INA. LSDM e lidhi tubimin me ndikimin e “Botës Serbe”, duke paralajmëruar për ndërhyrje politike nga jashtë. Një akuzë të tillë e ka bërë edhe BDI, duke akuzuar partinë VLEN. Por kjo e fundit akuzoi se pikërisht gjatë qeverisjes së BDI u shtri bota serbe përmes projektit “Open Balkan”. Kryeministri Hristijan Mickoski deklaroi se…

Lexo më Shumë

Procesi i votimit për zgjedhjen e kryetarit të Partisë Demokratike ka nisur këtë të shtunë edhe në qarkun e Korçës. Anëtarët e PD-së po i drejtohen kutive të votimit për të konfirmuar në krye të partisë Sali Berishën, i cili garon pa një kandidat rival në fletën e votimit. Sipas të dhënave nga strukturat lokale të Partisë Demokratike në qarkun Korçë, pjesëmarrja pritet të jetë e konsiderueshme, ndërsa numri i anëtarëve aktivë mbetet i lartë në disa degë të rëndësishme të qarkut. Në Korçë, lista e anëtarësisë përfshin rreth 5 mijë anëtarë, ndërsa aktivë në proces pritet të…

Lexo më Shumë

“Rekomandimet e Komisionit të Venecias nuk e prekin çështjen e gjuhës në të cilën do të zhvillohet provimi i jurisprudencës, por insistojnë që procedurat gjyqësore të zhvillohen në mënyrë që të mos dëmtohet asnjë proces dhe të zbatohet drejt ligji”, shpjegon akademiku dhe profesori Vlado Kambovski për “Lokalno”, lidhur me kërkesën e studentëve shqiptarë, përcjell INA. “Vërejtjet e Komisionit të Venecias kanë të bëjnë me përdorimin e gjuhëve në procedurat gjyqësore. Kjo tregon kompleksitetin e çështjes kur në procedurë përdoren gjuhë të ndryshme, gjë që mund të çojë në mosrealizimin e qëllimeve të procesit, siç janë interpretimi korrekt i…

Lexo më Shumë

Shërbimi meteorologjik Severe Weather Europe ka paralajmëruar se një “kupolë nxehtësie” po zhvillohet mbi pjesën më të madhe të Evropës, duke sjellë temperatura rekord për këtë periudhë të vitit. Sipas parashikimeve, në shumë rajone temperaturat pritet të rriten deri në 15 gradë Celsius mbi mesataren sezonale. Më të goditura do të jenë Spanja dhe Portugalia, ku termometri mund të arrijë nga 35 deri në 39 gradë Celsius. Masa e nxehtë ajrore që vjen nga Afrika Veriore do të zgjerohet gradualisht drejt veriut dhe lindjes së kontinentit, duke përfshirë edhe Britaninë, Francën dhe pjesë të Evropës Qendrore, ku temperaturat e…

Lexo më Shumë

Ka përfunduar me fat rasti i raportimit për zhdukjen e një 30-vjeçari në Prishtinë, i cili ishte larguar nga shtëpia gjatë orëve të para të mëngjesit dhe nuk ishte kthyer më. Burime të Sinjalit bëjnë të ditur se më 22 maj 2026 rreth orës 16:45, në Stacionin Policor “Veriu” është paraqitur F. P, i cili kishte raportuar zhdukjen e djalit të tij, Sh.P. Sipas deklarimit të tij, 30-vjeçari, që kishte probleme shëndetësore, ishte larguar nga shtëpia rreth orës 00:00 dhe nuk kishte marrë me vete telefon mobil. Familjari kishte bërë të ditur se kjo ishte hera e parë…

Lexo më Shumë

Në vitin 2025, struktura e konsumit të barnave në Maqedoninë e Veriut tregon se qytetarët trajtohen më së shumti për sëmundje kronike, ku dominojnë barnat për sistemin kardiovaskular, diabetin dhe çrregullimet metabolike. Më i përdoruri është metformina për diabetin, ndërsa ndër barnat me shpenzime më të larta kryeson rosuvastatina për uljen e yndyrnave në gjak, gjë që tregon se problemet kryesore shëndetësore lidhen kryesisht me sëmundjet e zemrës dhe metabolizmit. Po ashtu, një pjesë e konsiderueshme e konsumit i takon barnave për sistemin nervor qendror (SQN), të cilat përfshijnë terapi për depresionin, ankthin, çrregullimet psikike, duke reflektuar edhe rritje të…

Lexo më Shumë

Maqedonia po hyn në një fundjavë me mot të paqëndrueshëm, me vranësira të ndryshueshme, reshje të herëpashershme shiu dhe kushte për bubullima lokale, veçanërisht gjatë orëve të pasdites. Të shtunën moti do të jetë kryesisht i vranët në pjesën më të madhe të vendit, me reshje më të shpeshta në rajonet perëndimore, jugperëndimore dhe në disa pjesë të rajoneve lindore. Të dielën moti do të mbetet i paqëndrueshëm, por në disa pjesë të vendit do të ketë më shumë intervale me diell. Megjithatë, edhe më tej do të ketë kushte për reshje lokale, sidomos gjatë pasdites. Temperaturat do të…

Lexo më Shumë