Author: Hamdi Kumanova

Nga shtatori, një pjesë e Aktit të Dënimeve 2026 do të hyjë në fuqi, duke mundësuar që disa shkelës në Britani të Madhe të lirohen më herët në një përpjekje për të zvogëluar mbipopullimin. Vrasësit, përdhunuesit dhe shkelësit seksualë mund të jenë midis deri në 6,000 kriminelëve të liruar më herët brenda pak muajsh, sipas raporteve. Charlie Taylor, kryeinspektori i burgjeve, tha se kapaciteti shtesë mund t’i ndihmojë guvernatorët të përqendrohen më shumë në rehabilitim, por paralajmëroi se institucionet ende nuk po ofrojnë programet e arsimit, trajnimit dhe reduktimit të rrezikut të nevojshme për të mbështetur lirimin e tyre. “Kjo…

Lexo më Shumë

Policia e Kosovës, përmes raportit të saj ka dhënë detaje lidhur me rastin e ndodhur dje në Komoran, ku tre persona kanë mbetur të plagosur me thikë. Policia shton se viktimat janë ther me thikë nga dy persona të tjerë, të cilët pas rastit janë larguar nga vendngjarja. ‘’VRASJE NË TENTATIVË Komoran, Gllogoc 06.07.2026-19:02. Raportohet se tri viktima meshkuj kosovarë, kanë pësuar lëndime trupore pasi janë therur me thikë nga dy të dyshuar meshkuj kosovarë, të cilët më pas janë larguar në drejtim të panjohur. Viktimat janë dërguar për tretman mjekësor në QKUK. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori’’, thuhet…

Lexo më Shumë

Policia e Kosovës e ka ndaluar një person në fshatin Bervenik të Podujevës, i cili po drejtonte traktorin që ishte i ngarkuar me dru. Ndalimi i til është bërë pasi dyshimeve se ai e kishte kaluar ilegalisht kufirin ndërmjet Serbisë dhe Kosovës. “Raportohet se është ndaluar një traktor i ngarkuar me dru, që drejtohej nga i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti kishte kaluar ilegalisht kufirin Serbi-Republikë e Kosovës. Me vendim të prokurorit, drutë i janë dorëzuar doganës, ndërsa i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.”, thuhet në raportin 24-orësh. Ndaj tij është hapur rast për kalim të…

Lexo më Shumë

Një sasi e konsiderueshme e substancës narkotike, armë zjarri, municion dhe para të gatshme janë sekuestruar gjatë një kontrolli policor në Kaçanik. Sipas Policisë, rasti ka ndodhur të hënën rreth orës 17:40, në rrugën “Skënderbeu”, ku gjatë kontrollit në shtëpinë e një të dyshuari janë gjetur dhe konfiskuar 401.9 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë. Po ashtu, gjatë kontrollit janë sekuestruar një armë zjarri e tipit AK-47, pesë karikatorë me 109 fishekë, një pistoletë me dy karikatorë dhe 29 fishekë, si dhe 9.050 euro para të gatshme. Rasti është iniciuar për veprat penale “Posedim i paautorizuar i narkotikëve,…

Lexo më Shumë

Presidenti amerikan, Donald Trump, është nisur drejt Ankarasë, ku udhëheqësit e NATO-s po mblidhen për atë që mund të bëhet në një nga samitet më të rëndësishme të aleancës në vitet e fundit – jo sepse pritet të prodhojë ndonjë rezultat dramatik, por sepse mund të përcaktojë se si do të duket NATO pas dekadash të dominimit të udhëheqjes ushtarake amerikane. Samiti i 7-8 korrikut zhvillohet në një kohë kur Uashingtoni haptazi po i përgatit aleatët evropianë për një ndryshim gradual të pranisë ushtarake amerikane në kontinent, po u bën presion vendeve anëtare të rrisin ndjeshëm shpenzimet për mbrojtjen dhe…

Lexo më Shumë

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, pritet t’u bëjë thirrje aleatëve të NATO-s që të rrisin mbështetjen ushtarake për Kievin gjatë samitit që zhvillohet në Ankara, duke kërkuar veçanërisht dorëzimin e sistemeve të mbrojtjes ajrore Patriot përballë intensifikimit të sulmeve ruse. Kërkesa e Zelenskyt vjen pasi raketat ruse kanë goditur dy herë kryeqytetin ukrainas brenda më pak se një jave, duke goditur ndërtesa banimi dhe duke shkaktuar mbi 50 viktima civile. Në kuadër të samitit, Zelensky synon të zhvillojë edhe një takim me Presidentin e SHBA-së, Donald Trump, ku do të argumentojë se sulmet e fundit të Rusisë tregojnë dobësi dhe…

Lexo më Shumë

Kanadaja, sipas raportimeve, do të porosisë 12 nëndetëse nga kompania gjermane e industrisë së mbrojtjes TKMS. Kontrata e madhe u bë publike pak para fillimit të samitit të NATO-s në Ankara të Turqisë – dhe jo pa arsye. Bëhet fjalë për një marrëveshje ushtarake me vlerë miliarda euro: Kanadaja po blen dymbëdhjetë nëndetëse ultramoderne nga ndërtuesi gjerman i anijeve ushtarake TKMS. Sipas gazetës kanadeze The Globe and Mail, TKMS fitoi procesin e tenderimit duke mposhtur kantierin detar koreano-jugor Hanwha Ocean. Të dy kompanitë kishin luftuar për muaj të tërë për këtë kontratë. Kanadaja synon të blejë nëndetëse të tipit 212…

Lexo më Shumë

Në Portugali, shumë zëra e duan atë jashtë Kombëtares pas disfatës kundër Spanjës në fazën e 1/8-ave: “E kam ndërgjegjen të qetë. Mund të bënim më mirë, por u eliminuam nga një skuadër shumë e mirë,” u shpreh ai, ndërsa mbetet ende e hapur ideja për të vazhduar deri në Evropianin e ardhshëm. Ndeshja sapo ka përfunduar dhe Cristiano Ronaldo ecën me kokën ulur në fushë. E përshkon atë, pa guxuar njeri ta përqafojë: e lënë të vetëm në “zinë” e tij. Në një moment, spanjolli Rodri, i cili ashtu si ai është një fitues i Topit të Artë, e…

Lexo më Shumë

Sot bëhen një muaj nga zgjedhjet e fundit parlamentare, të jashtëzakonshme, të mbajtura në Kosovë. Pavarësisht se tashmë janë numëruar të gjitha votat, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ende s’ka certifikuar rezultatet përfundimtare. Kjo pasi që, Gjykata Supreme është në shqyrtim të disa ankesave lidhur me procesin zgjedhore. Në anën tjetër, arsyeja që çoi në zgjedhje, e që është çështja e presidentit, duket ende e ‘pazgjidhshmme’. Partitë politike, përveç disa deklaratave për qëndrime të tyre, nuk zhvilluar akoma ndonjë takim lidhur me këtë çështje. Si në legjislaturën e kaluar, edhe në këtë që pritet të konstituohet, asnjëra parti s’i ka numrat…

Lexo më Shumë

Belgjika iu përgjigj në mënyrën më të fortë polemikave që paraprinë sfidën me Shtetet e Bashkuara. “Djajtë e Kuq” dominuan plotësisht amerikanët, fituan 4-1 dhe siguruan një biletë për në çerekfinalet e Botërorit, ku i pret përballja me Spanjën. Dy ditët para ndeshjes u karakterizuan nga debatet për aktivizimin e Folarin Balogun. Federata belge kundërshtoi vendimin e FIFA-s, të drejtuar nga Gianni Infantino, për ta lejuar sulmuesin të luante me SHBA-në, ndërsa edhe deklaratat e presidentit amerikan Donald Trump shtuan tensionin rreth sfidës. Megjithatë, Mauricio Pochettino nuk ndryshoi plan dhe e aktivizoi Balogun si titullar. Në fushë, polemikat duket se…

Lexo më Shumë

Komisioni Rregullator për Energjetikë ka njoftuar çmimet e reja me pakicë të derivateve të naftës, sipas të cilave benzina dhe dizeli do të shtrenjtohen njofton INA. Çmimi i benzinës EUROSUPER BS-95 rritet për 1 denar për litër dhe nga tani do të shitet me 85,50 denarë për litër, ndërsa EUROSUPER BS-98 gjithashtu shtrenjtohet për 1 denar për litër, duke arritur në 87,50 denarë për litër. Çmimi i EURODIZELIT (D-E V) rritet për 2,50 denarë për litër dhe do të kushtojë 82,50 denarë për litër. Edhe vaji ekstra i lehtë për amvisëri (EL-1) shtrenjtohet për 2 denarë për…

Lexo më Shumë

Nënkryetari i BDI-së, Bujar Osmani ka reaguar pas nënshkrimit të marrëveshjes në qeveri, për ndërtimin e pjesës së dytë të autostradës Shkup-Bllacë, duke thënë se ndonëse ishin paralajmëruar ndryshime në projekt, të njëjtat nuk janë bërë Reagimi i plotë i Osmanit: Për dy vjet na thanë se autostrada Shkup–Bllacë ishte bllokuar sepse po ndryshohej trasa. Ky ishte justifikimi me të cilin u arsyetu çdo vonesë. Sot, me nënshkrimin e kontratës, del qartë se nuk është ndryshuar as edhe një milimetër nga traseja e projektit që ne lamë të përgatitur. Pra, financimi ishte siguruar, projekti ishte përfunduar, shpronësimet ishin realizuar dhe…

Lexo më Shumë