Kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe sot në një konferencë për shtyp paralajmëroi se partia e tij nuk do të marrë pjesë në Komision për huamarrjen e re prej 260 milionë euro. Çdo ditë shohim se si qeveria e Hristijan Mickoskit po e shtyn vendin në skllavëri borxhi. Propozimi i fundit është të merren 300 milionë euro nga bankat, por bankat nuk e lejuan Qeverinë ta bënte këtë, gjë që tregon dyshime që tashmë ekzistojnë në lidhje me vlerësimin tonë të kreditit. Konkretisht, një konsorcium bankash lejoi një kredi prej vetëm 260 milionë eurosh, me një normë interesi tmerrësisht të lartë…
Author: Hamdi Kumanova
Një person i moshës 36 vjeçe është arrestuar në Austri pas një fletarresti evropian, nën dyshimin se kishte marrë pjesë në një plackitje në Gjermani, gjë pas të cilës kishte vdekur një burr i moshës 93 vjeçare. Sipas mediave austriake dhe gjermane, 36 vjecari nga Maqedonia e Veriut është arrestuar në Salzburg, në bazë të fletarrestit evropian, kurse pas arrestimit ai është dërguar në burgun “Puh-Urschtein”, në afërsi të qytetit. Hetimi i policisë gjermane ka treguar se në fillim të muajit maj një grup i sulmuesve hyri me forcë në shtëpinë e një burri 93-vjeçar në Gjermani, me ç’rast e…
Grupi i fundit i haxhilerëve nga Maqedonia e Veriut, sot janë nisur për në vendet e shenjta për kryerjen e Haxhit. Nga BFI njoftojnë se janë ndërmarrë të gjitha masat për organizimin e Haxhit të sivjetmë, ndërsa haxhilerëve u është uruar rrugë e mbarë, shëndet dhe Haxh i pranuar. Sipas njoftimit, në Haxhin e këtij viti do të marrin pjesë gjithsej 2020 besimtarë nga Maqedonia e Veriut. “Sot, më 21.06.2026, Reisul Ulema i BFI-së së RMV-së, H. Hfz. Shaqir ef. Fetai, përcolli edhe grupin e fundit të haxhilerëve për në vendet e shenjta. Me këtë rast, ai u…
Brenda një jave qeveria pritet të prezantojë zgjidhjen që provimi i jurisprudencës të jepet edhe në gjuhën shqipe, përcjell TV21. Zëvendëskryeministri Bekim Sali bëri të ditur se po punohet për pako më të gjerë për çështje të ngjashme. “Jemi në përfundim e sipër të fazës së konsultimeve me ekspertë dhe unë besoj që shumë shpejtë, ndoshta edhe…tash nuk dua të kapeni për afatin kohor, ndoshta edhe një javë mund të zgjasë deri në vendimin final të cilin do ta promovojmë në mënyrën e njëjtë besoj”, tha Sali, duke shtuar se nuk do të jetë zgjidhje vetëm për jurisprudencën, por edhe…
Kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi, ka bërë akuza të forta ndaj liderit të BDI-së, Ali Ahmeti, duke deklaruar se ai është takuar fshehurazi disa herë me kryeministrin Hristijan Mickoski, edhe në periudhën kur të dyja partitë ishin pjesë e Frontit Evropian. Sipas Thaçit, informacionet për këto takime i kanë ardhur nga persona brenda VMRO-DPMNE-së. Ai pretendon se qëllimi i këtyre kontakteve ka qenë sigurimi i hyrjes së BDI-së në qeveri, pavarësisht zhvillimeve politike dhe deklarimeve publike të asaj kohe. Thaçi ka shtuar gjithashtu se, sipas tij, një tjetër synim i Ahmetit ka qenë degradimi i figurës së tij politike…
Një incident serioz ka ndodhur më 20 maj 2026 në shkollën teknike “Anton Çeta” në Skenderaj, ku gjatë kontrollit të çantave nga stafi i shkollës janë zbuluar armë dhe mjete të rrezikshme te dy nxënës të mitur, raporton Gazeta Sinjali. Burime të Sinjalit bëjnë të ditur se drejtori i shkollës ka njoftuar menjëherë Policinë pasi gjatë kontrollit rutinë stafi kishte gjetur një armë zjarri te një nxënës dhe një mjet të mprehtë te një nxënës tjetër. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore në rroba civile, hetuesit dhe forenzika, të cilët kanë sekuestruar: një armë zjarri kalibri 6.35 mm,…
“Kemi vetëm një mekanizëm në dorë për ta bllokuar, badenterin”, kështu tha në Click Plus Ziadin Sela kur u pyet në lidhje me ligjin për përfaqësim të drejtë dhe adekuat ndërkohë që u bëri thirrje të gjithë deputetëve shqiptarë që mos ta votojnë këtë ligj, shkruan TV21. Sela tha se ka një propozim që do ta ofrojë e që është i hapur për të diskutuar me të gjithë që mendojnë ndryshe, pro siç tha, duhet të jetë ligj që ndërton mekanizma pa pasur nevojën e garancave të politikanëve.
Qeveria e Maqedonisë emëroi Sasho Klekovskin si Drejtor të Fondit të Sigurimeve Shëndetësore (FSSH) për një mandat të plotë katërvjeçar, duke konfirmuar angazhimin e tij të mëparshëm gjatë periudhës si drejtor i përkohshëm. Në postimin e tij në Facebook, Klekovski thekson se emërimi është një nder i madh, por edhe një përgjegjësi edhe më e madhe. Ai thekson se së bashku me Zëvendësdrejtorin e sapoemëruar, Sedat Bislimi, ata do ta udhëheqin FSSH-në si një shtyllë e rëndësishme e sistemit shëndetësor në vend. “Falënderoj Qeverinë, Kryeministrin Hristijan Mickoski, Ministrin e Shëndetësisë dhe Bordin Drejtues të Fondit për besimin e tyre dhe…
100 kompanitë më profitabile në Maqedoninë e Veriut ka shënuar rritje të ndjeshme gjatë 2025, duke arritur në 881.1 milionë euro në vitin 2025, krahasuar me 761.6 milionë euro në vitin 2024, sipas një analize të realizuar nga portali “Pari” në bashkëpunim me “Biznis rrjeti”. Fitimet më të mëdha vijnë nga industria e automobilave, metalurgjia, prodhimi i çimentos, energjetika, telekomunikacioni, farmacia dhe industria e birrës. Rang 2025 Emri i Kompanisë Fitimi 2025 (EUR) Fitimi 2024 (EUR) Rritja e Fitimit (%) 1 CONSON METI DOOEL Skopje (Johnson Matthey) 73.159.424 63.307.941 +15,56% 2 Makedonski Telekom AD – Skopje 40.567.987 38.738.554 +4,72% 3 ALKALOID AD Skopje…
Dalja në dritë e detajeve të reja po shton pikëpyetjet rreth tragjedisë së rëndë në shpellat nënujore të Maldiveve, ku humbën jetën pesë zhytës italianë. Mëngjesin e djeshëm u nxorën nga uji edhe trupat e dy viktimave të fundit, Muriel Oddenino dhe Giorgia Sommacal, falë ndihmës së ekspertëve finlandezë të specializuar në zhytje në shpella. Sipas mediave italiane, hetuesit po fokusohen në disa elemente që konsiderohen anomali serioze dhe që mund të kenë ndikuar në tragjedinë e ndodhur disa ditë më parë. Një nga detajet që ka tërhequr vëmendjen lidhet me pajisjet e përdorura nga profesorja Monfalcone. Burime lokale thanë…
Nga Dashnor Kaloçi/ Ka qenë mëngjesi i 1 shtatorit të vitit 1976, kur punëtorët e ndërmarrjes së Peshkimit që mbërritën të parët në vendin e tyre të punës që ndodhej në bregun e liqenit të Shkodrës afër fshatit Shirokë, konstatuan se çuditërisht aty mungonte roja e ndërmarrjes së atij sektori, si dhe dezhurni i zyrave, gjë e cila nuk kishte ndodhur kurrë më parë?! Kjo sepse, veç të tjerash, aty ndodhej edhe moli ku ishin ankoruar të gjitha varkat e peshkimit, që të lidhura me kavo çeliku dhe të kyçura me çelës, konsideroheshin si objekti i rëndësisë së veçantë e,…
Shtetet e Bashkuara kanë hequr sanksionet ndaj Francesca Albanese, raportueses speciale të Kombeve të Bashkuara për territoret palestineze të pushtuara. Vendimi përbën një zhvillim pozitiv për juristen italiane, e cila ishte futur në listën e zezë të Departamentit amerikan të Thesarit pas kritikave të forta ndaj Izraelit. Megjithatë, lajmi erdhi menjëherë pas një tjetër vendimi jo në favor të saj. Këshilli i Parisit rrëzoi propozimin për t’i dhënë Albanese vlerësimin “qytetare e nderit” të kryeqytetit francez. Propozimi, u hodh poshtë me 76 vota kundër dhe 48 pro. Heqja e sanksioneve nga SHBA erdhi pas një urdhri gjyqësor. Një njoftim i…

