Numri i infeksioneve nga virusi vdekjeprurës Ebola vazhdon të rritet me shpejtësi, thanë autoritetet në Republikën Demokratike të Kongos. Ministria e Shëndetësisë që numëron 671 raste të dyshuara dhe 160 vdekje që besohet se janë për shkak të tij deri më tani. Ministria tha se 64 infeksione dhe gjashtë vdekje u konfirmuan nga testet laboratorike si për shkak të virusit. Organizata Botërore e Shëndetësisë njoftoi se janë regjistruar gati 600 raste të dyshuara dhe 130 vdekje që i atribuohen Ebolës. Agjencia, pjesë e sistemit të OKB-së, shtoi se numri i rasteve ka të ngjarë të jetë shumë më i lartë,…
Author: Hamdi Kumanova
Një incident është regjistruar gjatë orëve të natës në Tetove, ku policia ka ndaluar një 32-vjeçar pas sjelljes agresive ndaj një qytetari. Sipas policisë, D.S. (32) është shoqëruar në stacion policor pas denoncimit të një 59-vjeçari se ishte ofenduar dhe kërcënuar në një park të qytetit. “Gjatë kontrollit ndaj tij janë gjetur dhe sekuestruar një thikë dhe një shkop bejsbolli”, njofton SPB Tetovë.TS
Policia në Dobërcë ka ndaluar një të mitur 15-vjeçar që drejtonte automjet pa leje drejtimi. Gjatë kontrollit në trafik, policia ka ndaluar automjetin “Opel Vectra” me targa të Tetovës dhe ka konstatuar se i mituri nuk posedonte patentë shoferi. Pas dokumentimit të rastit do të vijojnë procedurat përkatëse.TS
Më 20.05.2026 në ora 22:15 në DPB Gostivar, një grua 36-vjeçare nga rrethina e Gostivarit ka denoncuar se rreth orës 19:00 në shtëpinë familjare, pas një grindje paraprake, vjehrra e saj ka tentuar ta sulmojë me një mjet të fortë. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të vijojë parashtresa përkatëse.
Një ngjarje misterioze ka alarmuar Gostivar, pasi një 77-vjeçar është gjetur pa ndjenja dhe me lëndime serioze në kokë pranë shtëpisë së tij. Sipas policisë, R.D. (77) nga Forinë është dërguar fillimisht në Qendrën Urgjente në Gostivar dhe më pas është transportuar në Kompleksin Klinik “Nënë Tereza” në Skopje.
Një rast i dhunës familjare është regjistruar në Tetove, ku një 73-vjeçar ka përfunduar në polici pas denoncimit të bashkëshortes së tij. Sipas SPB Tetovë, J.D. (73) është arrestuar në ambientet e Qendra për Punë Sociale, pasi bashkëshortja 66-vjeçare kishte raportuar se ai e kishte kërcënuar me një mjet të mprehtë në shtëpinë familjare. I dyshuari është ndaluar në stacion policor dhe ndaj tij do të vijojë procedurë përkatëse.TS
Një aksident tragjik ka ndodhur në fshatin Skudrinjë, ku një 67-vjeçar ka humbur jetën pasi traktori që drejtonte është përmbysur. Sipas policisë, M.S. (67) ishte duke drejtuar një traktor me rimorkio në vendin e quajtur “Ara e Mustanës”, kur ka humbur kontrollin dhe mjeti është përmbysur. “Nga lëndimet e marra ai ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes”, thuhet në raportin policor. Me urdhër të prokurorit publik, trupi është dërguar për obduksion.TS
Një grua 49-vjeçare nga Tetove ka denoncuar një rast shqetësues në polici. Sipas denoncimit, rreth orës 16:30, personi me iniciale N.A. e ka mbyllur në oborrin e tij pa dëshirën e saj dhe më pas e ka puthur dhe përqafuar. “Po merren masa për zbardhjen e plotë të rastit”, njofton SPB Tetovë.TS
Një 44-vjeçar nga Tetove është arrestuar pasi dyshohet se ka sulmuar një zyrtar policor gjatë kryerjes së detyrës. Sipas policisë, B.I. (44) fillimisht ka shfaqur sjellje agresive dhe më pas ka sulmuar fizikisht policin. Pas dokumentimit të rastit ndaj tij do të ngrihet parashtresë përkatëse.TS
Kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe, i ka drejtuar një thirrje direkte kryeministrit Hristijan Mickoski dhe pushtetit për miratimin e përbashkët të ndryshimeve kushtetuese, duke ofruar që LSDM-ja të ndajë përgjegjësinë politike për këtë hap, por edhe për të gjithë procesin e mëtejshëm negociues me Bashkimin Evropian. Këtë apel lideri i opozitës e bëri gjatë fjalimit të tij në panel-diskutimin me temë: „Dimensioni gjeopolitik i zgjerimit të BE-së dhe implikimet për Ballkanin Perëndimor“. Sipas Filipçes, shteti ndodhet në një kohë jashtëzakonisht kritike në të cilën duhet të merren vendime serioze që të mos humbet momenti gjeopolitik. Në fjalën e…
Partia e Soravisë dhe e milionerëve të krijuar brenda natës është e fundit që mund të flasë për interesin shqiptar. Këta janë njerëzit që për 20 vite jetuan në agallëk politik mbi shpinën e shqiptarëve. Hëngrën, pinë, u pasuruan, ndërtuan perandori kumari e biznesi dhe u sollën sikur shteti ishte pronë private e tyre, ndërsa shqiptarëve u lanë vetëm mashtrime, propagandë dhe patriotizëm të rrejshëm. Pikërisht kjo politikë e agallëkut u ndërtua nga Ali Ahmeti. Për vite të tëra krijoi përçarje mes shqiptarëve, i ndau në të dëgjueshëm dhe armiq, e shndërroi pushtetin në privilegj familjar e partiak dhe…
Bashkëkryetar i VLEN-it, Bilall Kasami thotë se aktualisht shumica parlamentare nuk ka nevojë për zgjerim të numrave, përcjell TV21. Duke komentuar deklaratat e Ziadin Selës në Click Plus në TV21, Kasami tha se do t’i marrin parasysh kërkesat e tij, kur të kenë nevojë. “Z. Sela nëse është i interesuar të jetë pjesë e qeverisë…sigurisht që ne kemi thënë se për momentin nuk shohim nevojë për zgjerim të shumicës parlamentare, por po të shohim një nevojë të tillë, do t’i konsiderojmë edhe kërkesat e z.Selës. Për momentin them edhe njëherë, nuk është se i kemi konsideruar ne si të…

