Një incident fizik është regjistruar në orët e para të mëngjesit në një restorant në periferi të Kumanovës, ku një 36-vjeçare nga Shkupi është arrestuar nga policia.
Sipas njoftimit të MPB-së, më 5 korrik 2026, rreth orës 00:30, zyrtarët policorë të SP Kumanovë e privuan nga liria I.T. (36), pasi dyshohet se kishte sulmuar fizikisht një grua tjetër, V.T. (46) nga Kumanova, brenda një restoranti në fshatin Zebërnjak.
E dyshuara është ndaluar në stacionin policor, ndërsa pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj saj do të ngrihen kallëzimet përkatëse.(INA)


