VMRO-DPMNE njoftoi se Komisioni Evropian e ka renditur edhe një herë Maqedoninë mes vendeve që po bëjnë përparimin më të madh në zbatimin e reformave, së bashku me Shqipërinë dhe Malin e Zi. Sipas partisë, ky vlerësim tregon se vendi po ecën në drejtimin e duhur dhe se reformat e ndërmarra po japin rezultate. VMRO-DPMNE thekson gjithashtu se propozimi i Komisionit Evropian për rialokimin e fondeve nga Plani i Rritjes është një tjetër dëshmi e këtij progresi. Sipas partisë, kjo mund t’i sjellë Maqedonisë më shumë mjete financiare për zhvillim. Në deklaratë, VMRO-DPMNE akuzon LSDM-në dhe E…
Author: Hamdi Kumanova
Mbrëmë, në orën 10 minuta pas mesnatës, në SPB të Kratovës është raportuar se në rrugën kryesore pranë fshatit Stracin, Kratovë, një automjet pasagjerësh “Opel Astra” me targa të Kriva Palankës, i drejtuar nga N.S. (28) nga Kriva Palanka, ka dalë nga rruga dhe është përplasur me një mur mbrojtës betoni. “N.S. vdiq në vendngjarje, ndërsa vdekjen e tij e konfirmoi një mjek nga Shërbimi i Ndihmës së Shpejtë Mjekësore. Me urdhër të prokurorit publik, trupi i pajetë iu dorëzua Institutit të Mjekësisë Ligjore për autopsi, ndërsa inspektimin e kreu një ekip i Departamentit të Punëve të Brendshme të Kratovës”,…
Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, ka uruar Shtetet e Bashkuara të Amerikës me rastin e 4 Korrikut – Ditës së Pavarësisë, duke vlerësuar marrëdhëniet mes dy vendeve dhe rolin e SHBA-së në mbështetjen e proceseve demokratike dhe euroatlantike të vendit. Përmes një mesazhi urimi, Gashi shprehu urimet e tij për popullin amerikan dhe institucionet e Shteteve të Bashkuara. “Me rastin e 4 Korrikut – Ditës së Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, shpreh urimet e mia më të përzemërta popullit amerikan dhe institucioneve të tij, duke u dëshiruar paqe, përparim dhe mirëqenie”, theksoi…
Dialogu i hapur për temat kryesore është e vetmja mënyrë për të ndërtuar besim’, porositi ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Muamet Hoxha, pas përfundimit të debatit të sotëm publik për ripërtëritjen e Lejes së Integruar-A për çimentoren Titan-USJE. Ministri Hoxha shprehu falënderim ndaj qytetarëve, aktivistëve ekologjikë, ekspertëve, mediave, përfaqësuesve të institucioneve dhe të kompanisë për pjesëmarrjen e tyre aktive në këtë proces. „Për të mos pasur dilema të mëtejme, dëshiroj të porosis qartë: Si Ministri e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, jemi angazhuar fuqishëm që leja e ripërtërirë për ‘Usje’-n të hartohet sipas kushteve të Ligjit…
Një trup i pajetë është nxjerrë mbrëmë vonë nga ujërat e lumit Vardar, njoftojnë nga Qendra për Menaxhim me Kriza. “QMK Rajonale – Veles na informoi për një person të zhdukur në ujërat e lumit Vardar në fshatin Crveni Bregovi, Komuna e Negotinës. Ndërhynë Njësia Territoriale e Zjarrfikësve të Negotinës me 7 zjarrfikës dhe një ekip i Stacionit Policor të Negotinës. Në ora 20:20, pranë separacionit në Crveni Bregovi, në lumin Vardar, u gjet një trup i pajetë, i cili u dërgua për obduksion”, njoftuan nga QMK. Sipas të dhënave të marra, bëhet fjalë për një person të gjinisë…
Maqedonia po përshpejton, ndërtimi i autostradës Ohër–Kërçovë po hyn në fazën përfundimtare dhe po ecën me dinamikë të shkëlqyer, njoftoi kryeministri Hristijan Mickoski. “Dita e sotme na bën të themi me krenari se po zgjidhim një nga një problemet e trashëguara, më i madhi prej tyre – rrëshqitjet dhe pjerrtësitë. Galeria e parë nga gjithsej 14 është përfunduar plotësisht dhe është asfaltuar; një vepër e vërtetë inxhinierike, e cila kërkon zgjidhje të larta ndërtimore, veçanërisht për shkak të terrenit kompleks malor nëpër të cilin kalon traseja e autostradës”, deklaroi Mickoski në Facebook. Sipas tij, me intensitet të lartë…
Më 3 korrik 2026, rreth orës 18:30, nëpunësit policorë të SPB Tetovë kanë privuar nga liria N.M. (47) nga Tetova. Gjatë një kontrolli në banesën dhe objektet në pronësi të tij në Tetovë, të kryer me urdhër gjykate, policia ka gjetur dhe sekuestruar rreth 25 gramë heroinë dhe një peshore digjitale. I dyshuari është ndaluar në stacionin policor, ndërsa pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të ngrihet kallëzim përkatës.
Organet dhe trupat e Lidhjes Socialdemokrate të Maqedonisë (LSDM) javën e ardhshme do të diskutojnë për pjesëmarrjen e deputetes së partisë dhe ish-ministres së Mbrojtjes, Sllavjanka Petrovska, në aktivitetin me titull “Biseda për të ardhmen”, ku më 1 korrik u promovua një “platformë e re demokratike”, me synimin për të ngritur nivelin e debatit shoqëror në vend. Këtë e bëri të ditur sot kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe. Gjatë muajve të fundit, deputetja ka shprehur publikisht qëndrime kritike ndaj gjendjes në parti, duke theksuar se: “Nëse nuk ndryshojmë, do të zhdukemi.” “Në lidhje me pyetjen konkrete, do…
Një 52-vjecar shqiptar me shtetësi britanike, është dënuar me 2 vjet heqje lirie nga Gjykata e Sarandës për ndërtimin e paligjshëm të një hoteli në Ksamil. Vendimi është dhënë nga gjyqtari Entiljano Spahiu në 24 qershor, në një proces ku edhe pse u aplikua gjykimi i shkurtuar, zgjati rreth 3 vite, pasi Gjykata e kishte kthyer për plotësim hetimesh. Më datë 16 maj 2023, ështe konstatuar nga Specialisti i Policisë së Rendit në Zonë se në Lagjen Nr. 2, Ksamil, po kryhej nje ndërtim, për të cilin dyshohej se nuk ishte zhvilluar konform kuadrit ligjor në fuqi. Këto punime ishin…
Qeveria e koalicionit në Gjermani ka paralajmëruar ndryshime në rregullat për pushimin mjekësor, sipas të cilave punonjësit do të duhet t’i dorëzojnë punëdhënësit vërtetimin mjekësor që në ditën e parë të sëmundjes. Ky propozim ka nxitur reagime të shumta politike dhe kundërshtime nga komuniteti mjekësor. Sipas rregullave aktuale, një punonjës duhet të paraqesë vërtetim mjekësor vetëm nëse mungesa për shkak të sëmundjes zgjat më shumë se tre ditë, pra nga dita e katërt. Megjithatë, punëdhënësit kanë të drejtë ta kërkojnë atë edhe më herët. Me planin e ri do të hiqet edhe mundësia që pushimi mjekësor të merret përmes…
Një tragjedi e rëndë ndodhi sot pranë fshatit Pastuh, në komunën e Nevestinos afër Kyustendilit, ku katër persona humbën jetën duke u mbytur në lumin Struma. Sipas mediave bullgare, gjyshi dhe gjyshja kishin dalë për piknik pranë lumit së bashku me tre nipërit e tyre, të moshës 6, 8 dhe 11 vjeç. Çifti i moshuar hyri në ujë, por u rrëmbye nga rryma e lumit. Dy fëmijët më të mëdhenj, 8 dhe 11 vjeç, u futën në ujë në përpjekje për t’i shpëtuar, por edhe ata u morën nga rryma. Pas disa orësh kërkimesh, ekipet e shpëtimit gjetën trupat e…
VMRO-DPMNE përmes një kumtese tha se Komisioni Evropian e ka njohur përsëri Maqedoninë si një nga vendet që po udhëheqin në zbatimin e reformave nga Agjenda e Reformave, së bashku me Shqipërinë dhe Malin e Zi. Partia thotë se vlerësimi i Komisionit Evropian është konfirmim se vendi po lëviz në drejtimin e duhur dhe se progresi është njohur nga institucioni që vlerëson cilësinë dhe zbatimin e reformave. Sipas VMRO-DPMNE-së, konfirmim shtesë i suksesit të reformave është propozimi i Komisionit Evropian për rialokimin e fondeve nga Plani i Rritjes, i cili do të siguronte mbështetje më të madhe financiare…

