Author: Hamdi Kumanova

Kryetari i Ali Ahmeti ka njoftuar se sonte ka marrë pjesë në Kuvendin Zgjedhor të Degës së BDI-së në Bogovinë, ku janë zgjedhur organet e reja drejtuese të degës. Sipas Ahmetit, Kuvendi Zgjedhor ishte dëshmi e gjallërisë së organizatës, debatit të hapur dhe gatishmërisë së anëtarësisë për të marrë përgjegjësi të reja në shërbim të qytetarëve. Në kuadër të procesit zgjedhor u zgjodhën Kryesia e Degës, Këshilli Mbikëqyrës, Komiteti i Veteranëve si dhe sekretarët e sekretariateve, duke shënuar, sipas tij, fillimin e një kapitulli të ri organizativ për degën e BDI-së në Bogovinë. “Të gjithë të zgjedhurve u…

Lexo më Shumë

Në pyetjen se për cilën parti politike do të votonin në zgjedhjet e ardhshme, nga përgjigjet e të anketuarve rezulton se për VMRO-DPMNE-në do të votonin 20.5 për qind, për LSDM-në 6.2 për qind, për BDI-në 5 për qind, për VLEN-in 4.4 për qind, për Levicën 2.9 për qind, ndërsa për ZNAM-in 1.5 për qind. Kjo konstatohet në anketën më të re të Market Vision, të porositur nga portali MKD.mk. Në periudhën prej 10 deri më 27 qershor, anketuesit e agjencisë Market Vision, me porosi të portalit MKD.mk, realizuan një hulumtim të opinionit publik në Maqedoni. Rezultatet tregojnë se partia në…

Lexo më Shumë

Komisioni Parlamentar për Financim dhe Buxhet sot duhet të vazhdojë debatin për Propozimin për ndryshimin dhe plotësimin e Buxhetit për vitin 2026, në lexim të dytë, për të cilin janë paraqitur mbi 200 amendamente. Ribalanci i Buxhetit për vitin 2026 nuk vjen si pasojë e mungesës së të hyrave apo e cenimit të likuiditetit të buxhetit, por është rezultat i nevojës për t’i përshtatur projeksionet buxhetore me kushtet e reja ekonomike, të sigurohen mjete shtesë për detyrimet ligjore, që nënkuptojnë pagesë e rregullt e pagave në sektorët ku është siguruar rritje, më shumë mjete për mbështetje shtesë për bujqësinë,…

Lexo më Shumë

Presidenti ukrainas, Volodomyr Zelensky ka pretenduar se kapaciteti i Ukrainës për të prodhuar armë përfundimisht mund ta tejkalojë atë të Rusisë. Ai përmes një postimi në rrjetet sociale, tha se Ukraina ka arritur të prodhojë armë të përparuara teknologjikisht, raporton Sky News. “Një arritje e rëndësishme e shtetit tonë dhe e prodhuesve tanë të armëve është se Ukraina ka arritur aftësinë për të prodhuar një vëllim të tillë armësh të përparuara teknologjikisht saqë, në planin afatgjatë, mund t’i tejkalojë aftësitë e Rusisë”, tha ai. Ai shtoi se, gjatë ditëve në vijim, “prioriteti kryesor në të gjithë punën diplomatike,…

Lexo më Shumë

Kuvendi i Maqedonisë së Veriut më 13 korrik do të mbajë seancë kushtuar rikonstruimit të Qeverisë, ku deputetët do të vendosin për shkarkimin e disa ministrave aktualë dhe zgjedhjen e anëtarëve të rinj të pushtetit ekzekutiv. Propozimi për ndryshimet kadrovike, i nënshkruar nga kryeministri Hristijan Mickoski, sot është dorëzuar në Kuvend, pas së cilës kryetari i Kuvendit Afrim Gashi e caktoi seancën për të hënën me fillim nga ora 11:00. Sipas ndryshimeve të propozuara, Qeveria pritet të marrë tetë ministra të rinj. Për ministër të Drejtësisë është propozuar Jeton Shasivari, për Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive Agron Ferati, ndërsa për…

Lexo më Shumë

Sipas të dhënave statistikore, 77.8% e studentëve kanë zgjedhur institucionet shtetërore të arsimit të lartë, ndërsa 22.2% kanë zgjedhur institucionet private. Gjatë këtij viti akademik, në vitin e parë të studimeve janë regjistruar 16.212 studentë, që përfaqëson 29.5% të numrit të përgjithshëm të të regjistruarve. Kjo shifër përfshin edhe studentët që regjistrohen në vitin e parë për herë të dytë, të tretë ose më shumë herë. Ndërkohë, 14.995 studentë janë regjistruar për herë të parë në vitin e parë të studimeve.

Lexo më Shumë

Policia e Shkupit njoftoi se gjatë një bastisjeje të kryer në një banesë në Shkup janë sekuestruar 11.5 kilogramë marihuanë, 400 gramë kokainë, si dhe sasi të amfetaminës, ekstazisë, LSD-së, vajit të hashashit, rrëshirës dhe kërpudhave halucinogjene, përcjell TV21. Bastisja u realizua me urdhër gjykate në banesën që përdorej nga M.B. dhe N.J., të cilët më herët ishin privuar nga liria. Pas veprimeve hetimore, Policia ka ngritur kallëzim penal me procedurë urgjente ndaj tyre në Prokurorinë Publike kompetente. “Gjatë bastisjes, të realizuar me urdhër gjykate, janë gjetur dhe sekuestruar 11,5 kilogramë marihuanë, 400 gramë kokainë, si dhe amfetaminë,…

Lexo më Shumë

Dy raste dhune kanë ndodhur ne qytetin e Kërçovës. Dje në Sektorin për Punë të Brendshme në Kërçovës u raportua se të hënën në orën 20:15, personi me iniciale I.I. në rrugën “4 Korriku” në Kërçovë, e ka sulmuar fizikisht mbesën e tij të mitur. Sipas burimit të njëjtë zyrtar në Kërçovës, një grua 40-vjeçare ka denoncuar se dje më datën 29.06.2026, vajza e saj e mitur, është sulmuar fizikisht nga ish-vjehrri i saj, i cili paraprakisht i kishte kërcënuar të dy. Po merren masa për dokumentimin e plotë të të dy rasteve, kurse ndaj autorëve do të ngrihen akuza…

Lexo më Shumë

Bashkëkryetari i VLEN-it, Izet Mexhiti, ka vlerësuar se marrja e Ministrisë së Drejtësisë, Ministrisë për Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive dhe Ministrisë së Kulturës përbën një hap të rëndësishëm për avancimin e pozitës së shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut dhe për forcimin e institucioneve shtetërore. Në një reagim me rastin e 25-vjetorit të Marrëveshjes së Ohrit, ai theksoi se vendi po hyn në një fazë të re të qeverisjes, të mbështetur në parimet e barazisë, drejtësisë dhe përgjegjësisë. “Drejtësia është themeli i shtetit të së drejtës dhe garancia më e fortë për barazinë e qytetarëve. Marrja e këtij resori nënkupton…

Lexo më Shumë

Lidhur me ndryshimet e bllokuara në Kodin Zgjedhor, të cilat janë një pjesë e rëndësishme e paketës së reformave, ambasadori i BE-së Michalis Rokas thotë se ende ka diskutime për këtë dhe se nevojitet një konsensus midis palëve. Sipas Rokas, vetë ligji është i mirë. “ODIHR dhe KE dhanë një vlerësim pozitiv, por ajo që mbetet janë modalitetet. E kuptoj që ka mosmarrëveshje kur bëhet fjalë për këto modalitete, por ndiej se ka vullnet të mirë për t’i kapërcyer ato. Komisioni Parlamentar për Zgjedhjet tashmë është duke punuar dhe shpresoj që palët do të jenë në gjendje të ulen dhe…

Lexo më Shumë

Me 81 vota pro, 9 kundër dhe asnjë abstenim, Kuvendi miratoi Ligjin e ri për Procedurën Kontestimore, i cili përbën një nga hapat kyç të reformës për avancimin e sistemit gjyqësor dhe harmonizimin e tij me standardet bashkëkohore evropiane, transmeton Portalb.mk. Me zgjidhjet e reja ligjore krijohen kushte për procedura gjyqësore më të shpejta, më efikase dhe më cilësore, si dhe për siguri më të madhe juridike dhe mbrojtje më të mirë të të drejtave të qytetarëve dhe personave juridikë. Ligji parashikon forcimin e rolit të gjykatës në përcaktimin e gjendjes faktike, futjen e mjeteve moderne digjitale në funksionimin e…

Lexo më Shumë

Të nderuar përfaqësues të korrit diplomatik, komunitetit të biznesit, opinionit akademik dhe organizatave ndërkombëtare. Është një nder dhe kënaqësi e veçantë për mua që sot t’ju drejtohem. Forumi i sotëm është shumë më tepër se një konferencë e radhës kushtuar ekonomisë. Ai është një mundësi për të biseduar se si e shohim të ardhmen e shtetit tonë dhe çfarë lloj ekonomie dëshirojmë të ndërtojmë në vitet që vijnë. Vitet e fundit, fjala „qëndrueshmëri“ është bërë një nga termat më të përdorur në ekonominë botërore. Mirëpo, pas kësaj fjale nuk qëndron vetëm një rregullore e re, një standard i ri apo…

Lexo më Shumë