Author: Hamdi Kumanova

Kryetari i Odës Ekonomike, Branko Azeski, sot edhe një herë tha se biznesi kërkon hapje të kufijve, luftë të mëtejshme kundër korrupsionit dhe ekonomisë gri, gazifikim, mbështetje për eksportin, si dhe vazhdimësi të rregulloreve ligjore. Siç theksoi Azeski në fjalimin e tij në forumin e organizuar nga Oda, rajoni duhet të bashkëpunojë shumë më tepër dhe të respektojë vlerat evropiane. “Kam udhëtuar në të gjithë Ballkanin, nuk ka asnjë metër katror ku nuk kam qenë, kam takuar çdo të dytin person dhe kam parë vetëm kokë të gjelbra, nuk kam parë asgjë tjetër të gjelbër, kokë të gjelbra që nuk…

Lexo më Shumë

Roli i shtetit nuk është ta zëvendësojë sektorin privat, por të krijojë kushte në të cilat sipërmarrësia, dituria dhe kapitali do të mund të krijojnë vlerë të re dhe në atë drejtim Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme e zhvillon në mënyrë aktive diplomacinë ekonomike si vegël praktike për mbështetje të kompanive të vendit, porositi sot ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski në fjalimin hyrës në ngjarjen “Shndërrimi i qëndrueshmërisë në konkurrencë: Ndërtimi i bizneseve rezistuese në një botë të pasigurt”, në organizim të zyres së KB-së, ndërkaq në bashkëpunim me Odën…

Lexo më Shumë

BDI-Dega Tetovë sot ka parashtruar kërkesë për qasje të lirë në informata me karakter publik në komunën e Tetovës, ku kërkojnë nga autoritetet lokale korrespodencën e komunikimit mes Gjykatës Kushtetuese dhe Komunës, në lidhje me emërimet e rrugëve në Tetovë. “Kërkojmë që Komuna të publikojë të gjithë korrespondencën me Gjykatën Kushtetuese, lidhur me procedurën që përfundoi me shfuqizimin e vendimit të vitit 2007 për emrat e rrugëve dhe sheshit të Tetovës. Vetë Gjykata Kushtetuese konstaton se Komuna e Tetovës, në katër raste brenda 1 viti, nuk e dorëzoi dokumentacionin e plotë të kërkuar. Në tri raste heshti edhe Qeveria. Më…

Lexo më Shumë

Dëmi i vlerësuar nga vjedhjet në hekurudhat e Maqedonisë së Veriut, të kryera nga persona të jashtëm gjatë vitit të kaluar, arrin në afro gjysmë milioni euro. Kjo është bërë e ditur nga Ndërmarrja Publike për Infrastrukturën Hekurudhore në raportin e saj të punës për vitin 2025. “Në periudhën nga 1 janari deri më 31 dhjetor 2025, shërbimi juridik i NP Hekurudhat e RMV – Shkup ka evidentuar vjedhje të raportuara që kanë shkaktuar dëm në vlerë prej 28,67 milionë denarësh, ose 446.197 euro. Si pasojë, është cenuar stabiliteti dhe zhvillimi normal i trafikut hekurudhor në të gjithë territorin e…

Lexo më Shumë

Më 02.07.2026 në ora 16:20 në rrugën rajonale Leshkë-Zhelinë, afër fshatit Zhilçë, zyrtarët policorë nga Stacioni Policor Jegunoc kanë privuar nga liria personin R.P. (20) nga fshati Novo Sellë, Komuna e Zhelinës. Gjatë kontrollit të trafikut rrugor, zyrtarët policorë kanë ndaluar një automjet ngarkues “MAN” me targa të Tetovës, të cilin ai e drejtonte, dhe pas verifikimeve të kryera, është konstatuar se ai e drejtonte automjetin pa dhënë provimin për patentë shofer. Me urdhër të prokurorit publik, R.P. është ndaluar në stacionin policor, automjeti është sekuestruar dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, do të vijojë parashtresa përkatëse.

Lexo më Shumë

MPB njofton se ka kapur personin i cili kishte shkaktuar aksident trafiku në Gostivar dhe kishte ikur nga vendi i ngjarjes. “Më 02.07.2026, zyrtarët policorë nga Stacioni Policor për Siguri në Trafikun Rrugor Gostivar kanë privuar nga liria personin F.I. (36) nga fshati Vrutok i Gostivarit. Pas një aksidenti trafiku të ndodhur paraprakisht në Gostivar, ku ai drejtonte automjetin e udhëtarëve “Volkswagen Caddy” me targa të Gostivarit, e më pas ishte larguar nga vendi i ngjarjes, zyrtarët policorë e kanë gjetur atë dhe pas verifikimit të kryer është konstatuar se ai e drejtonte automjetin pa leje drejtimi. Pas udhëzimeve të…

Lexo më Shumë

11 Korriku Kur Heshtja Kushtoi Jetë Gjenocidi i Srebrenicës mbetet një nga plagët më të rënda në ndërgjegjen e Evropës dhe të njerëzimit. Ai na kujton se heshtja, indiferenca dhe dështimi për të mbrojtur jetën dhe dinjitetin njerëzor nuk i përkasin vetëm së kaluarës, por vazhdojnë të jenë sfida që kërkojnë vigjilencë të përhershme. Srebrenica është një paralajmërim se pa kujtesë, pa drejtësi dhe pa përgjegjësi morale, rreziku i përsëritjes së tragjedive të ngjashme mbetet gjithmonë i pranishëm. Shkruan; Hamzi Ibraimi Ka ngjarje historike që me kalimin e kohës mbeten vetëm në faqet e librave. Por ka…

Lexo më Shumë

Ka ndërruar jetë në moshën 107-vjeçare Aga Ibush, i cili njihej si banori më i moshuar i komunës së Çairit dhe, me shumë gjasë, edhe i mbarë vendit. Lajmin e hidhur e ka bërë të ditur Bujar Osmani përmes një postimi në rrjetet sociale, ku ka shprehur pikëllimin e tij të thellë për ndarjen nga jeta të këtij njeriu të veçantë, i cili jetoi më shumë se një shekull. Osmani ka kujtuar me respekt vizitat dhe takimet e shumta që ka zhvilluar me të ndjerin përgjatë viteve, duke i cilësuar ato si momente të çmueshme reflektimi. (INA)

Lexo më Shumë

Ansambli “Emin Duraku” do të marrë pjesë në edicionin e 44-t të njërit prej festivaleve më prestigjioze folklorike në Evropë, i cili do të mbahet nga 1 deri më 8 korrik në Dos Hermanas – Sevilla, Spanjë. Për të tetin vit me radhë, ansambli do të përfaqësojë kulturën shqiptare në këtë ngjarje ndërkombëtare, duke sjellë në skenë vallet, këngët dhe traditën shqiptare para publikut nga vende të ndryshme të botës. Përfaqësuesit e ansamblit theksojnë se ky rrugëtim është rezultat i punës, seriozitetit dhe përkushtimit të vazhdueshëm, duke nënvizuar se “Emin Duraku” është shumë më tepër se një ansambël – është…

Lexo më Shumë

Vera për të rinjtë do të thotë më  shumë lëvizje, më shumë plane dhe më shumë momente për t’u shijuar, si udhëtime, koncerte, festivale, kafe me miqtë, blerje, porosi online ose fundjava. Pikërisht në periudhën kur çdo pagesë është pjesë e ritmit të verës, ProCredit Bank, për të tretin vit radhazi, sjell një përfitim veror për të rinjtë. Pas dy verave të kaluara, kur gjatë verës së parë të rinjtë patën mundësinë të përfitonin një abonim falas tre mujor në Spotify, ndërsa gjatë verës së dytë përfituan 10% cashback, këtë verë ProCredit aktivizoi sërish ofertën verore për përdoruesit e paketës…

Lexo më Shumë

Rreth gjashtëdhjetë e gjashtë përqind e numrit të përgjithshëm të ekzaminimeve të kryera në Klinikën e Kirurgjisë Torakale janë kryer përmes referimeve emergjente ose referimeve pa termin. Ekziston një raport joproporcional midis numrit të ekzaminimeve të rregullta dhe emergjente të kryera dhe ngarkesës së tepërt të punës së Klinikës, sipas raportit të Entit Shtetëror të Revizionit mbi performancën financiare dhe pajtueshmërinë e Klinikës për vitin 2024. “Një strukturë e tillë e referimeve tregon devijim të konsiderueshëm nga mënyra e planifikuar e përdorimit të sistemit ‘Termini im’ dhe ngarkesë pune të shtuar në Klinikë, gjë që mund të ndikojë në efikasitetin…

Lexo më Shumë