Author: Hamdi Kumanova

Ministria e Brendshme ka shpallur një thirrje publike për regjistrimin e nxënësve në Shkollën e Mesme të Policisë, e cila vazhdon të funksionojë pas një ndërprerjeje 25-vjeçare. “Një thirrje publike për pranimin e 200 nxënësve me kohë të plotë që janë të interesuar të regjistrohen në Shkollën e Mesme të Policisë “7 Maji” në Akademinë e Policisë në Ministrinë e Brendshme”, deklarojnë nga MPB. Arsimi do të zgjasë dy vite akademike dhe do të përfshijë vitin e tretë dhe të katërt të arsimit të mesëm. Kandidatët që kanë përfunduar vitin e parë dhe të dytë të shkollës së…

Lexo më Shumë

Një konflikt mes kushërinjve ka përfunduar me arrestim në rajonin e Tetovës, raporton TetovaSot. Sipas SPB Tetovë, më 1 korrik në Zherovjan është arrestuar M.M. (64), pasi ishte denoncuar nga kushëriri i tij 57-vjeçar nga fshati Tenovë se rreth orës 11:40, në oborrin e shtëpisë, e kishte sulmuar fizikisht dhe më pas e kishte kërcënuar me një mjet të mprehtë. Pas dokumentimit të plotë të rastit do të vijojë procedura përkatëse.

Lexo më Shumë

Një debat mes dy kushërinjve në Gostivar ka eskaluar në dhunë fizike dhe përdorim të një mjeti të mprehtë, raporton TetovaSot. Policia arrestoi N.SH. (38), pasi sipas denoncimit të kushëririt të tij E.SH. (38), ai e kishte sulmuar fizikisht pas një debati të mëparshëm. Pas dokumentimit të rastit do të ngrihet kallëzimi përkatës.

Lexo më Shumë

Një 20-vjeçar nga Gostivari është arrestuar pasi drejtonte automjetin pa patentë shoferi, raporton TetovaSot. Kontrolli është kryer në lagjen “Tullana”, ku policia ndaloi automjetin “BMW” dhe konstatoi se drejtuesi nuk kishte fituar të drejtën për drejtim të automjetit. Pas dokumentimit të rastit do të vijojë procedura ligjore.

Lexo më Shumë

Drejtori i një ndërmarrjeje publike ka denoncuar se është sulmuar fizikisht gjatë orarit të punës në fshatin Çellopek, raporton TetovaSot. Sipas policisë, Z.A. (53) nga Tetova ka deklaruar se derisa ndodhej në vendin e punës është sulmuar nga personi XH.I. nga Çellopeku. SPB Tetovë po ndërmerr masa për zbardhjen e plotë të rastit.

Lexo më Shumë

Propozim-ndryshimet e Kodit Zgjedhor po hyjnë në procedurë parlamentare me një bllokadë të paralajmëruar nga opozita, pasi LSDM njoftoi se nuk do të lejojë që ligji të miratohet në formën e propozuar për shkak të dispozitave për votimin elektronik të diasporës. Kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe, deklaroi se kryeministri Hristijan Mickoski ka qenë i gatshëm të pranonte ndryshime në propozimin e paraqitur për gjithçka përveç se për votimin e diasporës. Sipas Filipçes kjo pjesë është arsyeja se pse LSDM po e bllokon ligjin dhe dorëzon dhjetëra mijëra amendamente, transmeton Portalb.mk. “Kryeministri do pranonte ndryshime në propozimin e dorëzuar për ndryshimin…

Lexo më Shumë

Sistemi “Qytet i Sigurt” së shpejti do të mundësojë dërgimin e gjobave edhe për drejtuesit e automjeteve me targa të huaja, njoftoi ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski përcjell INA. Njoftimin ai e bëri gjatë promovimit të fushatës “Drejtoni të pushuar” në pikën kufitare Tabanoc, së bashku me ministrin e Punëve të Brendshme të Serbisë, Ivica Daçiq. Toshkovski u bëri thirrje shoferëve të huaj dhe mërgimtarëve që kalojnë tranzit nëpër Maqedoninë e Veriut, veçanërisht përgjatë Korridoreve VIII dhe X, që të respektojnë rregullat e komunikacionit. “Sistemi ‘Qytet i Sigurt’ funksionon dhe do të zbatohet për të gjithë, pavarësisht nëse…

Lexo më Shumë

Kontroll i pamjaftueshëm i rezervave, dobësi në zbatimin e prokurimeve publike, probleme me arkëtimin e kërkesave financiare dhe numër i lartë i kontrolleve urgjente janë disa nga gjetjet e raportit përfundimtar të Entit Shtetëror për Revizion (ESHR) për punën financiare dhe përputhshmërinë e Klinikës Universitare për Kirurgji Torakale dhe Vaskulare për vitin 2024 përcjell agjencia e lajmeve INA. Sipas revizorëve, në Klinikë nuk është vendosur një sistem i rregullt dhe i përditësuar për evidentimin e konsumit të barnave dhe materialeve mjekësore, si në evidencën kontabël ashtu edhe në atë materiale. Gjithashtu, një pjesë e materialeve mjekësore janë furnizuar edhe para…

Lexo më Shumë

Docentja në Universitetin “Goce Dellçev” në Shtip, e cila dyshohet se ka kërkuar dhe marrë ryshfet nga një student për të shkruar notë kaluese, i është ndaluar të punojë në fakultet, transmeton Portalb.mk. Prokuroria Themelore Publike në Shtip informoi se prokurori publik i ka paraqitur propozim gjyqtarit të procedurës paraprake për përcaktimin e disa masave paraprake, duke përfshirë arrest shtëpiak, detyrim për t’u paraqitur në gjykatë, sekuestrim të përkohshëm të dokumentit të udhëtimit, ndalim për t’u afruar ose për të vendosur kontakte ose lidhje me studentin, si dhe ndalim për të kryer aktivitete pune në fakultet. Prokuroria Themelore Publike në…

Lexo më Shumë

Shumica në Këshillin e Komunës së Kumanovës djet pranoi propozimin e NP “Pastërtia dhe Gjelbërimi” për rritjen e shërbimit për mbledhjen dhe transportimin e mbeturinave komunale për 30 përqind. Propozimi u miratua me 17 vota “pro”, pesë “kundër” dhe tre “abstenime”, shkruan portali “kumanovonews”, transmeton Open-TV. Sipas listës së re të çmimeve, për hapësirën e banimit, individët do të paguajnë 5.85 denarë për metër katror. Për hapësirën e banimit jashtë zonës së ndërtimit, çmimi do të jetë 3.80 denarë për metër katror, ​​ndërsa për një hapësirë ​​oborri do të tarifohet 0.39 denarë për metër katror. Për një hapësirë ​​oborri për…

Lexo më Shumë

Një fëmijë 11-vjeçar nga fshati Saraqinë është kafshuar nga një qen derisa po lëvizte nëpër fshat. Sipas informacioneve të policisë, më 2 korrik, rreth orës 00:20, në Policinë e Grupçinit, R.S. nga Sarajçina ka raportuar se një natë më parë, rreth orës 22:30, djali i saj ishte sulmuar nga një qen pranë shtëpisë së një banori të fshatit. Sipas kallëzimit, qeni ishte lënë pa mbikëqyrje dhe nuk ishte i lidhur në mënyrë të duhur, ndërsa si pasojë e sulmit, fëmija ka pësuar lëndime në pjesën e poshtme të këmbës së djathtë.

Lexo më Shumë

Dy të mitura, në prani të prindërve të tyre, janë marrë në pyetje në stacion policor lidhur me rastin e dhunës ndaj një vajze 12-vjeçare në një park në komunën e Aerodromit në Shkup. Ministria e Punëve të Brendshme njofton se pas zbardhjes së plotë të rastit do të ngrihen kallëzime penale kundër personave të përfshirë. Sipas MPB-së, më 1 korrik 2026, rreth orës 19:30, një grua 31-vjeçare ka raportuar në SPB Shkup se vajza e saj 12-vjeçare ishte sulmuar fizikisht më 30 qershor, rreth orës 22:00, në një park në Aerodrom. Në njoftimin e MPB-së thuhet: “Vajza 12-vjeçare fillimisht…

Lexo më Shumë