Mot me shi të rrëmbyeshëm, bubullima dhe breshër, nesër e pasnesër do të ketë në territorin e Maqedonisë së Veriut. Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike paralajmëron se nesër dhe të premten vendi do të jetë nën ndikimin e një mase ajrore të paqëndrueshme dhe të ndryshueshme me reshje intensive shiu, bubullima dhe stuhi lokale, të ndjekura nga një stabilizim i motit me një erë të fortë veriore. Nesër dhe të premten, moti në vend do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe i paqëndrueshëm, i shoqëruar me shi dhe bubullima të herëpashershme, njoftojnë nga kompetentët e Drejtorisë. Sipas parashikimit, zhvillimi i…
Author: Hamdi Kumanova
Pas kryerjes së hetimeve, një prokuror publik nga Zyra e Prokurorit Publik Themelor për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ngriti aktakuzë në Gjykatën Themelore Penale në Shkup kundër drejtorit të Inspektoratit Shtetëror të Bujqësisë, për veprën penale të “Marrje Ryshfeti”. Sipas aktakuzës, i pandehuri, si zyrtar – Drejtor i Inspektoratit Shtetëror të Bujqësisë, në mars të këtij viti kërkoi dhe fitoi drejtpërdrejt një përfitim të konsiderueshëm material për veten e tij me qëllim kryerjen e një veprimi zyrtar që nuk duhej ta kryente. “I pandehuri ushtroi presion për të mos miratuar importin e plehrave artificiale te…
Në seancën konstituive-zgjedhore të Kuvendit të Kryqit të Kuq të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dr. Liljana Ristevska u zgjodh Presidente e organizatës për mandatin e ri katërvjeçar. Me këtë vendim, ajo bëhet gruaja e parë kryetare e Kryqit të Kuq të Republikës së Maqedonisë së Veriut që nga pavarësia e shtetit, njoftojnë nga atje. Zgjedhja e Ristevskës përfaqëson një moment të rëndësishëm historik për organizatën më të madhe humanitare në vend, si dhe një vlerësim për përkushtimin e saj shumëvjeçar, profesionalizmin dhe kontributin aktiv në zhvillimin e Kryqit të Kuq. “Me më shumë se dy dekada përvojë në organizatë…
Edhe pas takimit të dytë nuk ka marrëveshje mes VMRO-DPMNE-së, LSDM-së dhe të Majtës lidhur me ndryshimet në Kodin Zgjedhor. LSDM nuk lëshon pe lidhur me propozimin që diaspora të votojë online dhe nuk heqin dorë nga 10mijë amendamentet. Në takim janë pranuar thuajse të gjitha vërejtjet e opozitës përpos për diasporën. Në ora 14:00 është thirrur seancë e Komisionit për Sistem Politik ku pritet të konstatohet filibasteringu i partive opozitare maqedonase./Alsat.mk
Derisa jam ministër, do të kontribuojmë vazhdimisht në sistemin shëndetësor, ndërsa edhe më tej do të jap maksimumin nga vetja për komunitetin. Këtë e deklaroi sot ministri i Shëndetësisë, Azor Aliu duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve. “Domethënë, unë ende jam ministër i Shëndetësisë deri në momentin kur Kuvendo do të votojë ministër të ri dhe deri atë ditë, çdo minutë do të punoj dhe do të kontribuoj drejt sistemit shëndetësor në vend. Unë kur kam hyrë para 10 viteve në politikë, ham hyrë që të ndihmoj, por sot, pas 10 viteve, me përvojën politike që e kam, tashmë jam…
Dy vite më parë, VLEN mori përgjegjësinë në pushtetin ekzekutiv për të udhëhequr me Ministrinë e Ekonomisë dhe Punës, një nga dikasteret më të rëndësishme për qytetarët dhe biznesin. Ky dikaster, me Besar Durmishin në krye, gjatë këtyre 24 muajve shënoi rezultate të mëdha, me ndikim të drejtpërdrejtë në jetën e qytetarëve, në punësim, në mbështetjen e kompanive dhe në hapjen e rrugës për investime të reja. Në fushën e punësimit, vetëm në vitin 2025 u siguruan mbi 40 milionë euro për masa aktive të punësimit. Përmes Garancisë për të rinjtë, mbi 26 mijë të rinj dolën nga regjistri i…
MPB Maqedoni njofton se dje (30.06.2026) në orën 18:00 në rrugën “Ljubo Bozhinovski Pish” në Tetovë, oficerë policie nga SPB Tetovë e privuan nga liria B.S. (54) nga Tetova, për shkak të ekzistencës së bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale “ndotje e mjedisit dhe natyrës” e dënueshme sipas nenit 218 të Kodit Penal. “Pas një videoje të publikuar më parë në rrjetet sociale, ku shihet një person i cili ka mbërritur me një automjet pasagjerësh “Citroen” me targa të Tetovës, duke hedhur qese me material të panjohur mbeturinash në lumin Shkumbin, pranë rrugë “Vidoe Smilevski-Bato”, SP Tetovë ndërmori…
Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska, ka bërë të ditur se deri më tani janë mbyllur 18 institute që nuk i kanë përmbushur kushtet ligjore për funksionim, ndërsa paralajmëroi se, pas vlerësimeve që po zhvillohen, mund të pasojnë masa edhe ndaj disa fakulteteve dhe universiteteve private njofton INA. Gjatë pjesëmarrjes në emisionin “Za ili Protiv” në televizionin Alfa, Janevska tha se fillimisht ishte raportuar për mbylljen e 14 instituteve, por se numri tashmë ka arritur në 18. Ajo theksoi se gjatë kontrolleve janë konstatuar raste të pazakonta, përfshirë edhe një institut të regjistruar në një lokal të kazinosë, ndërsa…
Dega e BDI-së në Dibër mbajti mbrëmë Kuvendin Zgjedhor, në të cilin u zgjodhën organet e reja të degës, ndërsa për kryetar u zgjodh Burtint Sela. Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, tha se partia mbetet e përkushtuar që në Maqedoninë e Veriut të zbatohen Marrëveshja e Ohrit dhe Marrëveshja e Prespës, si dhe të ruhen marrëdhënie të mira me shtetet fqinje. “Ne duam një Maqedoni të Veriut ku të gjithë qytetarët të jenë të barabartë. Kushtetuta që kemi është e bazuar në Marrëveshjen e Ohrit dhe është e garantuar nga Amerika, Evropa dhe NATO. Prandaj askush nuk mund ta zhbëjë…
MPB njofton se më 30.06.2026, në orën 18:00, në rr. “Lubo Bozhinovski Pish” në Tetovë, nëpunësit policorë të SPB Tetovë e privuan nga liria B.S. (54) nga Tetova, nën dyshimin e bazuar për kryerjen e veprës penale “Ndotja e mjedisit jetësor dhe e natyrës”, e ndëshkueshme sipas nenit 218 të Kodit Penal. Pas publikimit të një videoje në rrjetet sociale, në të cilën shihet sesi një person i cili ka ardhur me një automjet udhëtarësh “Citroën” me targa të Tetovës, po hedh thasë me material të panjohur hedhurinash në lumin Shkumbin, në afërsi rr. “Vidoe Smilevski-Bato”, SPB Tetovë ndërmori masat…
Nga sot deri më 31 gusht, është në fuqi një ndalim i plotë i lëvizjes në pyje dhe toka pyjore, një masë që Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonominë e Ujërave. Bujqërve dhe blegtorëve u kërkohet të jenë veçanërisht të kujdesshëm, ndërsa ata që e shkelin ndalimin do të përballen me gjoba të larta, nga një mijë e pesëqind deri në dy mijë euro në ekuivalent në denarë. Gjatë kësaj periudhe, lëvizja në pyje do të lejohet vetëm me miratim me shkrim të lëshuar nga degët e “Pyjeve Kombëtare”, pra parqeve kombëtare, secila për zonën që menaxhon.
Në muajin maj të vitit 2026, krahasuar me të njëjtin muaj të vitit 2025, qarkullimi real në grupin Tregtia me pakicë e ushqimit, pijeve dhe duhanit është rritur për 9.1%, njoftoi Enti Shtetëror i Statistikave. Sipas të dhënave të publikuara, në muajin maj 2026, krahasuar me majin e vitit të kaluar, qarkullimi në tregtinë me pakicë sipas grupeve dhe klasave ka shënuar këto ndryshime: në grupin Tregtia me pakicë e ushqimit, pijeve dhe duhanit, rritja ishte 15.0% në terma nominalë dhe 9.1% në terma realë. Në grupin Tregtia me pakicë e produkteve ushqimore, përveç karburantit, qarkullimi u ul nominalisht për…

