Franca siguroi kualifikimin për në 1/8-at e Kupës së Botës pas fitores bindëse 3-0 ndaj Suedisë, në një ndeshje ku protagonist ishte Kylian Mbappé me dy gola. Por përveç suksesit të “Gjelave”, mbrëmja ishte historike edhe për trajnerin Didier Deschamps. Tekniku francez u bë vetëm trajneri i katërt në historinë e Kupës së Botës që drejton një kombëtare në fazën me eliminim direkt në katër edicione të ndryshme të turneut. Lista përfshin emra legjendarë si Óscar Tabárez (Uruguai), Bora Milutinović dhe Sepp Herberger, ndërsa Deschamps iu bashkua këtij grupi elitar falë paraqitjeve me Francën në Botërorët e viteve 2014, 2018,…
Author: Hamdi Kumanova
Sot (30.06.2026), në ora 11:45, në autostradën Kumanovë-Shkup, konkretisht te nyja (kllučka) e Rafinerisë, nga ana e zyrtarëve policorë të Njësisë Mobile për siguri në komunikacionin rrugor pranë Sektorit për punë komunikacioni në MPB, është privuar nga liria drejtuesi i një automjeti të pasagjerëve “Opel” me targa të Kumanovës, për shkak të dyshimit të bazuar se e ka drejtuar automjetin me patentë shoferi kroate të falsifikuar. Ndaj drejtuesit K.A. (21) nga Kumanova janë ndërmarrë masat përkatëse dhe ai do të përballet me sanksionin e paraparë ligjor sipas nenit 378 të Kodit Penal. Kontrollet e trafikut do të vazhdojnë edhe në…
Kryeministri Hristijan Mickoski ka shpallur zyrtarisht emrat e ministrave të rinj që do të përfshihen në rikonstruksionin e Qeverisë, propozim ky që do të dorëzohet në Kuvend deri më 3 korrik, përcjell INA. Ky rikonstruksion sjell ndryshime të rëndësishme në përbërjen e ekzekutivit. Në këtë valë ndryshimesh përfshihen gjithsej 7 ministri, ku kemi lëvizje të dikastereve, emërime të reja dhe ndryshim të strukturës ministrore: shtohet një ministër pa portofol nga komuniteti rom, ndërsa shfuqizohet plotësisht një dikaster ekzistues (resori për qeverisje të mirë). Me këto ndryshime, numri i përgjithshëm i anëtarëve të kabinetit qeveritar mbetet i njëjtë, me gjithsej 24…
Ish-kryetari i komunës së Lozovos nga radhët e LSDM-së, Aco Velkovski, përmes një postimi në profilin e tij në Facebook propozoi një zgjidhje ligjore e cila, sipas tij, do të ndihmonte në parandalimin e konfliktit të interesit dhe në rritjen e besimit të qytetarëve tek mbajtësit e funksioneve publike. Në postim, Velkovski thekson: Një nga projektligjet për shpëtimin e Maqedonisë: „Çdo kush që dëshiron të bëhet kryeministër, ministër, deputet, drejtor, kryetar komune apo çfarëdo funksionari – së pari të nënshkruajë një deklaratë të thjeshtë: ‘Unë dhe familja ime e ngushtë gjatë 10 viteve të fundit nuk kemi pasur kompani që…
Arben Etemi Me miratimin e këtij ligji, vendi ynë ndërmerr një nga reformat më të rëndësishme në fushën e energjetikës në dekadat e fundit. Për herë të parë, burimet e renovueshme të energjisë rregullohen me një ligj të veçantë (Lex specialis), duke krijuar një kornizë moderne, të qëndrueshme dhe plotësisht të harmonizuar me legjislacionin e Bashkimit Evropian. Ky ligj shënon një kthesë të rëndësishme drejt një sistemi energjetik më të sigurt, më të pastër dhe më konkurrues. Ai e vendos energjinë e rinovueshme në qendër të politikave zhvillimore të shtetit, me synimin për të forcuar pavarësinë energjetike, për të ulur…
Policia e Velesit ka ngritur kallëzim penal ndaj një 36-vjeçari pasi gjatë kontrollit të një automjeti taksi është gjetur dhe sekuestruar kokainë. Rasti daton nga nëntori i vitit 2025, ndërsa procedura penale tashmë është përmbyllur.TS
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, mori pjesë në Asamblenë e 67-të të përgjithshme të Asamblesë parlamentare të Organizatës së bashkëpunimit ekonomik të Detit të Zi (PABSEK), që u mbajt më 30 qershor dhe 1 korrik 2026 në Tbilisi, Gjeorgji. Në ceremoninë e hapjes së Asamblesë së përgjithshme, Gashi iu drejtua delegacioneve të vendeve-anëtare të PABSEK-ut, duke shprehur përkushtimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut për bashkëpunimin rajonal dhe integrimin euroatlantik. Në fjalimin e tij, Gashi i përshëndeti nikoqirët dhe theksoi se rajoni i Detit të Zi është një korridor vital për lidhshmërinë, tregtinë dhe…
Më 29.06.2026, rreth orës 20:00, zyrtarët policorë nga Njësia Policore e Tearcës kanë privuar nga liria A.B. (34) nga fshati Sllatinë e Tetovës, duke vepruar pas një kallëzimi të mëparshëm nga I.S. Sipas denoncimit, rreth orës 15:30, në lokalin e tij në fshat, i dyshuari e ka shantazhuar pronarin dhe djalin e tij, duke u kërkuar para. Më pas, ai dyshohet se e ka kërcënuar djalin e pronarit edhe me një mjet të mprehtë. I dyshuari është ndaluar në stacion policor dhe, pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të parashtrohet kallëzimi përkatës.
Në territorin e RMV-së deri në orën 12:00 të ditës së sotme janë regjistruar gjithsej shtatë zjarre në ambiente të hapura. Nga këto, pesë janë ende aktive, ndërsa dy të tjerat janë shuar, njoftoi Qendra për Menaxhim me Kriza. Nga ato aktive, i pari është në territorin e komunës Shuto Orizarë – pranë “Xhidi komerc”, ku digjen mbeturina dhe bar i thatë. I dyti është në zonën e komunës së Nagoriçanit të Vjetër – fshati Rugince, ku është prekur bimësia e ulët, kashtë dhe bar i thatë. Një pyll po digjet në fshatin Sretenovo, komuna e Dojranit. Dy të tjerat…
Çdo qytetar madhor do të mund të deklarohet personalisht nëse, pas vdekjes, dëshiron të jetë dhurues i organeve – përmes një deklarate te mjeku i tij amë. Me këtë zgjidhje, Kuvendi, me 58 vota “pro” dhe 6 “kundër”, miratoi ndryshimet në Ligjin për marrjen dhe transplantimin e pjesëve të trupit të njeriut për qëllime shërimi, duke ndryshuar qasjen ndaj dhurimit të organeve dhe transplantimit në vend. Zgjidhja e re ligjore parashikon që deklarata të regjistrohet përmes një moduli të veçantë digjital në sistemin “Termini im”, ndërsa qytetarët në çdo moment do të mund ta ndryshojnë ose ta tërheqin vendimin…
Kuvendi sot ka votuar Ligjin për rregullimin e mjeteve të lehta elektrike (trotineteve), me të cilin vendosen rregulla më të rrepta për përdorimin e tyre, njoftoi deputeti Antonio Milloshoski në profilin e tij në Facebook. Sipas dispozitave të reja, kufiri i moshës rritet dhe që tani e tutje vetëm personat mbi 18 vjeç do të mund të ngasin trotinetet elektrikë. Ligji parasheh edhe gjoba më të rrepta për ngasje të parregullt, duke përfshirë tejkalimin e shpejtësisë, ngasjen nën ndikimin e alkoolit, si dhe transportimin e një personi tjetër ose të një të mituri në automjet. Për shkeljet më të rënda,…
Policia e Gostivarit ka arrestuar një 51-vjeçar pasi bashkëshortja e tij 46-vjeçare denoncoi se ishte sulmuar fizikisht në shtëpinë familjare. I dyshuari është ndaluar në stacionin policor, ndërsa pas dokumentimit të rastit do të përballet me procedurat ligjore.TS

