Më 29.06.2026, rreth orës 20:00, zyrtarët policorë nga Njësia Policore e Tearcës kanë privuar nga liria A.B. (34) nga fshati Sllatinë e Tetovës, duke vepruar pas një kallëzimi të mëparshëm nga I.S.
Sipas denoncimit, rreth orës 15:30, në lokalin e tij në fshat, i dyshuari e ka shantazhuar pronarin dhe djalin e tij, duke u kërkuar para. Më pas, ai dyshohet se e ka kërcënuar djalin e pronarit edhe me një mjet të mprehtë.
I dyshuari është ndaluar në stacion policor dhe, pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të parashtrohet kallëzimi përkatës.


