Author: Hamdi Kumanova

Çmimet e bulmetit në vendin tonë janë shtrenjtuar aq shumë vitit e fundit, duke bërë që jo vetëm të kalojnë mesataren e Bashkimit Europian, por tashmë jemi vendi i tretë më i shtrenjtë në Europë për prodhimet blegtorale. Sipas të dhënave të Eurostat të publikuara së fundmi, çmimet qumështit dhe bulmetrave në Shqipëri ishin 135.6 për qind e mesatares së BE në vitin 2025 (BE27=100), pothuajse në të njëjtin nivel me Norvegjinë, me 135.7 për qind. Shqipëria dhe Norvegjia renditen në kryer për nivelin e lartë të çmimeve në këtë grup produktesh, pas Zvicrës, e cila kryeson me indeksin 144…

Lexo më Shumë

Pas eliminimit dramatik nga Kampionati Botëror dhe lamtumirës së hidhur të legjendës Manuel Neuer, trajneri i Gjermanisë, Julian Nagelsmann, ka thyer heshtjen për të ardhmen e tij në krye të “Die Mannschaft”. Në një deklaratë të hapur, ai ka bërë të qartë se nuk ka ndërmend të braktisë anijen në këto momente të vështira. “Nuk jam dikush që ia mbath… Jam i disponueshëm nëse këtë kërkon kombëtarja gjermane. Nëse duan që unë të qëndroj deri në vitin 2028, unë do ta bëj,” deklaroi trajneri. Nagelsmann pranoi se vendimi përfundimtar nuk varet vetëm nga dëshira e tij, por nga besimi që…

Lexo më Shumë

Në mbledhjen e grupit të PS që u zhvillua këtë të hënë në ambientet e Kryesisë së Kuvendit, i pranishëm ishte edhe kryeministri Edi Rama. Burime, bëjnë me dije se Rama ka kërkuar nga deputetët që të jenë më aktivë në rrjetet sociale, por edhe në Kuvend. Kjo kërkesë e Ramës vjen në një kohë kur jo i gjithë grupi parlamentar i PS është shfaqur aktiv në rrjetet sociale përballë retorikës së shprehur nga protestuesit. Ndërkohë në këtë mbledhje nuk mori pjesë Elisa Spiropali, e cila në javët e shkuara ka komentuar protestën duke kërkuar që zëri i tyre të…

Lexo më Shumë

Të paktën tetë persona mbetën të plagosur pas një shpërthimi që ndodhi në një platformë nafte të operuar nga kompania shtetërore Petroleos de Venezuela (PDVSA), në shtetin Apure të Venezuelës. Sipas burimeve lokale, të lënduarit u transportuan në Kolumbinë fqinje për të marrë trajtim mjekësor, ndërsa në rrjetet sociale janë publikuar edhe video që tregojnë pasojat e shpërthimit. Deri më tani nuk janë bërë të ditura shkaqet e incidentit, ndërsa kompania PDVSA nuk ka reaguar ende ndaj kërkesave për koment mbi ngjarjen.

Lexo më Shumë

Ministri i Vetëqeverisjes Lokale, Zlatko Perinski, zhvilloi një takim pune me drejtoreshën e Agjencisë për Inovacione, Zhvillim Shkencor-Teknologjik dhe Sipërmarrësi – INOVA, Daniela Dimovska, ku u dakorduan një sërë aktivitetesh të përbashkëta për forcimin e kapaciteteve të komunave, përfshirjen më të madhe të të rinjve dhe nxitjen e zgjidhjeve inovative në zhvillimin lokal informon Tetovasot. Si aktiviteti i parë i përbashkët u dakordua realizimi i programit “Muajt e Praktikës”, i cili do të zhvillohet gjatë muajve gusht dhe shtator. Agjencia INOVA, në bashkëpunim me universitetet shtetërore, do të koordinojë përfshirjen e studentëve, ndërsa Ministria e Vetëqeverisjes Lokale do të organizojë…

Lexo më Shumë

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, ka marrë pjesë në Samitin Parlamentar të NATO-s që po mbahet në Stamboll, ku ka rikonfirmuar përkushtimin e vendit si një aleate e besueshme e Aleancës. Përmes një statusi të publikuar në rrjetet sociale, Gashi theksoi se uniteti transatlantik mbetet garancia më e fortë për sigurinë e përbashkët, duke nënvizuar rëndësinë e bashkëpunimit mes vendeve anëtare të NATO-s, si dhe investimeve në stabilitetin e Ballkanit Perëndimor. “Në Samitin Parlamentar të NATO-s në Istanbul rikonfirmova përkushtimin e Maqedonisë së Veriut si një aleate e besueshme, duke theksuar se uniteti…

Lexo më Shumë

Nënkryetari i Kuvendit dhe deputeti i OBRM-PDUKM-së, Antonio Milloshoski, i cili ishte pjesë e grupit të punës për ndryshimet në Kodin Zgjedhor, njoftoi sot se “E Majta”, përfaqësuesit e së cilës morën pjesë në përgatitjen e projektligjit, nuk duan ta nënshkruajnë atë, edhe pse një pjesë e mirë e propozimeve të tyre u përfshinë në projekt-amendamentet, për të cilat ka procesverbale. Milloshoski thotë se projekt-amendamentet në Kodin Zgjedhor do të paraqiten me të gjitha ndryshimet e dakorduara sipas rekomandimeve të OSBE/ODIHR-it, por pa ndryshimet në Nenin 76-e, i cili i referohet fondeve për reklama zgjedhore, për të cilat “E…

Lexo më Shumë

Komisioni Rregullator i Energjetikës, i Shërbimeve të Ujit dhe i Shërbimeve të Menaxhimit me Mbeturinat Komunale i Republikës së Maqedonisë së Veriut (KRRE) solli vendimin, me të cilin bëhet ulje e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës, mesatarisht 0,27 % në raport me vendimin e datës 22.06.2026. Çmimi i shitjes me pakicë i EURODIZELIT (D-Е V) ulet për 0,50 den/litër. Çmimet e shitjes me pakicë të benzinave EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98 rriten për 0,50 den/litër. Çmimi i shitjes me pakicë i Vajit ekstra i lehtë për amvisëri (EL-1) nuk ndryshon. Çmimi i shitjes…

Lexo më Shumë

I pyetur se cili do të jetë pozicioni i tij pas rikonstruimit të Qeverisë, ministri i i Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë, Fatmir Limani nuk dha detaje që siç u shpreh, nuk është i rëndësishëm pozicioni i tij, por a krijohen hapësira për të rinjtë. Limani tha se “kur u largova nga BDI, dikush mendoi se vdes por unë rilinda”, ndërsa edhe për largimin nga VLEN tha se “rilindim e rilindim përsëri për të krijuar kushte për të rinjtë”./TV21

Lexo më Shumë

Kryeministri i RMV-së, Hristijan Mickoski thotë se ekziston një marrëveshje në parim me partnerët e koalicionit VLEN dhe ZNAM për ristrukturimin e paralajmëruar të qeverisë, por se vendimet për kuadrot do të publikohen nesër në mbrëmje pas seancës së Komitetit Ekzekutiv të OBRM-PDUKM-së. “Po, nuk kemi diskutuar vendimet për personelin për emrat. Kemi një marrëveshje në parim për resoret. Kam thënë në të kaluarën se derisa të mbarojë seanca e Komitetit Ekzekutiv të partisë, nuk do të komentoj as për resoret dhe as për emrat. Prisni deri nesër, afërsisht deri në orën 8 të mbrëmjes, publiku do të informohet…

Lexo më Shumë

Prokuroria Themelore Publike në Shkup mbrëmë lëshoi Urdhër për kryerjen e procedurës hetimore kundër një burri 51-vjeçar për të cilin ekziston dyshim i bazuar se ka kryer vepër penale – Vrasje nga neni 123, paragrafi 2, pika 2 e Kodit Penal. Më 25 qershor, në zonën e fshatit Letevci, gjatë kryerjes së dhunës në familje, ai me dashje i mori jetën gruas së tij. Atë mbrëmje, i dyshuari e mori gruan nga vendi i saj i punës me automjet, e çoi në një zonë të vështirë për t’u aksesuar ku e sulmoi fizikisht. Ai ia shtypi qafën fort me një…

Lexo më Shumë

LSDM ka akuzuar se në ZNAM po ndodh një “shpërbërje e plotë”, duke pretenduar se brenda partisë po zhvillohet një përplasje për poste dhe tenderë mes Maksim Dimitrievski dhe Goran Minçev. Sipas LSDM-së, ZNAM ishte një projekt i krijuar për ta dobësuar LSDM-në dhe për t’i siguruar vota Hristijan Mickoski. Partia opozitare pretendon se, pasi ky rol është përmbushur, ZNAM ka hyrë në fazën e fundit të ekzistencës së saj. Në komunikatë thuhet se Dimitrievski dhe Minçev po luftojnë për “mbetjet e fundit të asaj që u ishte premtuar”, ndërsa kjo situatë cilësohet si shembull i korrupsionit politik…

Lexo më Shumë