LSDM ka akuzuar se në ZNAM po ndodh një “shpërbërje e plotë”, duke pretenduar se brenda partisë po zhvillohet një përplasje për poste dhe tenderë mes Maksim Dimitrievski dhe Goran Minçev.
Sipas LSDM-së, ZNAM ishte një projekt i krijuar për ta dobësuar LSDM-në dhe për t’i siguruar vota Hristijan Mickoski. Partia opozitare pretendon se, pasi ky rol është përmbushur, ZNAM ka hyrë në fazën e fundit të ekzistencës së saj.
Në komunikatë thuhet se Dimitrievski dhe Minçev po luftojnë për “mbetjet e fundit të asaj që u ishte premtuar”, ndërsa kjo situatë cilësohet si shembull i korrupsionit politik dhe i falimentimit moral.
LSDM më tej pretendon se drejtuesit e ZNAM hynë në politikë për përfitime personale, duke e shitur ideologjinë dhe besimin e votuesve në këmbim të posteve.
Në fund të reagimit, LSDM deklaron se ZNAM nuk gëzon më mbështetje në anketa dhe te votuesit, ndërsa akuzon se Mickoski tashmë po punon për krijimin e një “sateliti të ri”, të cilin e quan “ZNAM 2.0”. Sipas partisë, qytetarët e kanë kuptuar këtë skenar dhe nuk do të lejojnë të mashtrohen sërish. (INA)


