Author: Hamdi Kumanova

Për BDI-në, dështimi më i madh i VLEN-it në dy vite të qeverisjes është ideja e rrugës evropiane, që nënkryetari Bujar Osmani tha se vendi nuk ka bërë asnjë hap drejt Bashkimit Evropian ndonëse siç tha, premtuan se do ta përshpejtojnë rrugën evropiane duke sjell dinamikë dhe kredibilitet gjatë gjashtë muajve të parë të qeverisjes, shkruan TV21. Osmani tha se rezultatet janë dëshpëruese, që sipas tij, vendi ka stagnuar dhe në vend të agjendës evropiane, ka politika ditore. “Rezultatet janë dëshpëruese. Shteti nuk ka bërë as edhe një hap të vetëm substancial drejt Bashkimit Evropian. Në vend të përshpejtimit, kemi…

Lexo më Shumë

Ministri për Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive, Ivan Stoilkoviq, deklaron se para largimit nga funksioni po e lë ministrinë “të rregulluar dhe të organizuar”, me një buxhet të zvogëluar më shumë se trefish krahasuar me vitin 2021 dhe me programin K-5 të shfuqizuar plotësisht, përcjellë Tema.mk. Sipas Stoilkoviqit, buxheti i Ministrisë është ulur nga 577,8 milionë denarë në vitin 2021 në 173,5 milionë denarë në vitin 2026, pa u ndërprerë aktivitetet programore. Ai thekson se me këtë është ndërprerë praktika e shpenzimit të parave publike për qëllime të papërshtatshme. Ai shton se ka përfunduar procesi i risistemimit të nëpunësve administrativë të…

Lexo më Shumë

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur mëngjesin e sotëm në dalje të aeroportit të Shkupit, pranë mbikalimit të autostradës, ku një automjet është përmbysur. Sipas informacioneve të para të publikuara nga mediat lokale, në aksident kanë mbetur të lënduar disa persona. Deri më tani nuk ka konfirmim zyrtar për numrin e të lënduarve apo gjendjen e tyre shëndetësore. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e policisë dhe ekipet e emergjencës, të cilat po kryejnë hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit. Për shkak të intervenimit dhe inspektimit, komunikacioni në këtë segment rrugor është zhvilluar me vështirësi. …

Lexo më Shumë

Më 28.06.2026 në ora 14:35 në DPB Gostivar është denoncuar se në rrugën rajonale Gostivar-fsh.Vrutok, në fsh.Zdunjë, ka ndodhur një aksident komunikacioni midis një automjeti udhëtarësh „Opel“ me targa të Gostivarit, i drejtuar nga B.J.(44) nga Gostivari dhe një mopedi me targa të Gostivarit, i drejtuar nga M.T.(26) nga Gostivari. Në aksident lëndime të rënda trupore ka pësuar motoristi, të konstatuara në Qendrën Mjekësore në Gostivar. Këqyrja e vendit të ngjarjes është kryer nga ekipi i DPB Gostivar.

Lexo më Shumë

Tensioni midis Maqedonisë dhe Bullgarisë vazhdon të rritet përmes situatave të ndryshme diplomatike. Tema u komentua nga një nga anëtarët e Komisionit të Përbashkët për Çështje Historike dhe Arsimore, historiani Naum Kajçev. “Ka takime, ka bisedime, por nuk ka rezultate, nuk kemi vendime që qeveritë e të dy vendeve mund të marrin dhe zbatojnë”, shpjegoi Kajçev, sipas mediave bullgare. Ai kujtoi se kur u krijua Komisioni, pati vendime dhe tekste të miratuara nga qeveritë e të dy vendeve. Fatkeqësisht, megjithatë, siç thotë ai, ato nuk po zbatohen. Përveç kësaj, që nga viti 2019, puna e Komisionit ka qenë…

Lexo më Shumë

Ish-kryetari i Komunës së Lozovës nga radhët e LDSM-së, Aco Velkovski, përmes një postimi në profilin e tij në Facebook ka reaguar ndaj njoftimeve për hekurudhën e shpejtë me vlerë 2 miliardë euro. Në postim, Velkovski shkruan: “Hekurudhë e shpejtë prej 2 miliardë eurosh? Shkëlqyeshëm. Vetëm ka një problem të vogël… Kur treni të arrijë në Evropë, kush do të mbetet të hipë? Të rinjtë tashmë janë atje. Pensionistët nuk kanë për biletë. Punëtorët numërojnë ditët deri në pagë, kurse politikanët tashmë kanë rezervuar vend në klasën e parë. Doni të arrini në Bashkimin Evropian me 300 km/orë,…

Lexo më Shumë

LSDM po reagon ndaj deklaratave të Ministrit të Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Muçunski, i cili foli nga Dubrovniku për çështje që lidhen me identitetin maqedonas. Sipas sekretarit ndërkombëtar të partisë, Andrej Zhernovski, fjalimi i Muçunskit është “hipokrizi që nuk njeh kufij”. “Me vite i keni gënjyer qytetarët se Maqedonia ka humbur identitetin e saj. Se jemi bërë “maqedonas të veriut”. Se flasim “gjuhën maqedonase të veriut”. Se gjithçka maqedonase është fshirë me Marrëveshjen e Prespës. Sot, ju vetë pranoni publikisht se nuk ka popull maqedonas të veriut, as gjuhë maqedonase të Veriut, por vetëm dhe…

Lexo më Shumë

Ish-mesfushori i Manchester Unitedit dhe Chelseat, Juan Mata, ka zgjeruar angazhimin e tij në futbollin australian, duke u bërë një nga aksionarët e klubit të njohur Melbourne Victory. Spanjolli, i cili iu bashkua klubit sezonin e kaluar, pati një edicion mbresëlënës në A-League, duke shënuar pesë gola dhe duke dhënë 13 asistime. Me paraqitjet e tij, 38-vjeçari ndihmoi Melbourne Victory të sigurojë pjesëmarrjen në fazën finale të kampionatit për herë të 15-të në histori, duke u shndërruar shpejt në një nga futbollistët më të pëlqyer nga tifozët. Përveç karrierës në fushë, Mata vazhdon të investojë edhe jashtë saj. Ai…

Lexo më Shumë

Për shkak të një aksidenti trafiku, që nga ora 06:06 e mëngjesit është ndërprerë qarkullimi në autostradën Kumanovë – Veles, tek qarkorja “Aeroporti Ndërkombëtar i Shkupit”, më saktë në daljen nga Shkupi drejt aeroportit. Nga NP Rrugët e Maqedonisë informojnë se trafiku është ridrejtuar përmes qarkores Rafineria.

Lexo më Shumë

LSDM-ja opozitare, në një deklaratë të sotme, akuzoi kryeministrin Hristijan Mickoski se po punon për formimin e një subjekti të ri politik, të cilin e quajti “ZNAM 2.0”, me qëllim që, siç thotë partia, të ndikojë në shpërndarjen e votave të opozitës në zgjedhjet e ardhshme. “Hristijan Mickoski tashmë po punon për krijimin e një instrumenti të ri, një sateliti të ri – ZNAM 2.0, i cili duhet të shërbejë për të thyer votat e opozitës në zgjedhjet e ardhshme”, deklaron LSDM. Nga LSDM thonë se qeveria po përballet me një rënie të mbështetjes dhe se, sipas tyre, mungojnë…

Lexo më Shumë

Për shkak të njoftimit nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike (DPHM) për temperaturat maksimale ditore të larta të pritura nga 26 qershori 2026 deri më 30 qershor 2026, Instituti i Shëndetit Publik bën thirrje për respektimin e masave mbrojtëse dhe paraprake gjatë temperaturave të larta. “Kur ajri i ambientit i afrohet ose tejkalon temperaturën normale të trupit prej afërsisht 36.7 gradë Celsius, aftësia e trupit të njeriut për t’u ftohur zvogëlohet. Përveç kësaj, kur lagështia relative e ajrit të ambientit është e lartë, djersa ka edhe më shumë vështirësi në avullim, duke e bërë më të vështirë ftohjen e trupit. Kur…

Lexo më Shumë

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, ka reaguar me kritika ndaj VLEN-it, duke e akuzuar se nuk ka realizuar premtimet e dhëna para zgjedhjeve dhe se ka zgjedhur të mbetet në pushtet pa sjellë rezultate konkrete për shqiptarët. Në reagimin e tij, Taravari thotë se VLEN hyri në qeveri duke kërkuar besimin e shqiptarëve dhe duke premtuar ndryshim, por sipas tij, pas dy vitesh qytetarët “nuk shohin ndryshim, por heshtje, arsyetime dhe dorëzim”. Ai thekson se nuk ka pasur ndryshime kushtetuese, nuk është bërë përparim në rrugën evropiane, nuk është forcuar statusi i gjuhës shqipe,…

Lexo më Shumë