Author: Hamdi Kumanova

Nën ndikimin e një mase të ngrohtë ajrore nga jugu, deri në mesin e javës së ardhshme moti do të jetë me diell dhe shumë i nxehtë, me vranësira të pakta deri mesatare lokale. Temperatura ditore kudo do të jetë mbi 30°C, ndërsa në disa vende do të arrijë deri në 39°C. Temperaturat e larta do të vazhdojnë edhe gjatë orëve të natës, njoftuan nga DPHM. Në të njëjtën kohë, vala e të nxehtit ka përfshirë edhe Evropën Perëndimore, veçanërisht Francën, Gjermaninë dhe shtete të tjera, ku temperaturat kanë arritur deri në 45 gradë.

Lexo më Shumë

Ministri i Mbrojtjes, Vllado Misajlovski, njoftoi se të hënën do të nisin negociatat me sindikatat për një marrëveshje të re kolektive, e cila parashikon rritje të pagave për pjesëtarët e Ushtrisë. Sipas tij, duke filluar nga viti i ardhshëm, planifikohet rritja e pagave dhe e pikës për llogaritjen e tyre, ndërsa në vitet në vijim do të ketë edhe rritje shtesë përqindjeje, në përputhje me mundësitë buxhetore. Misajlovski bëri të ditur se Ministria po punon paralelisht edhe për shlyerjen e detyrimeve të trashëguara, veçanërisht atyre që lidhen me paditë, për të cilat çdo vit paguhen mijëra raste. …

Lexo më Shumë

Tetovasot raporton se një 22-vjeçare nga Gostivari ka denoncuar partnerin e saj për dhunë fizike dhe psikike që, sipas saj, ka zgjatur për një periudhë të gjatë. Ajo ka deklaruar se para tre vitesh kishte pësuar lëndime të rënda trupore, ndërsa më 18 qershor ishte sulmuar sërish dhe ishte kërcënuar së bashku me një mik të saj. Tetovasot mëson se me urdhër gjykate është bastisur shtëpia e të dyshuarit, ku është gjetur një pushkë gjuetie që i përkiste babait të tij të ndjerë. Policia po vazhdon hetimet për zbardhjen e plotë të rastit.

Lexo më Shumë

Sindikata e Kulturës e Republikës së Maqedonisë (SKRM) ka nisur procedurë para Organizatës Ndërkombëtare të Punës (ONP). Nga sindikata thonë se për më shumë se një vit, ministri i Kulturës dhe Turizmit, Zoran Ljutkov, nuk është ulur në tryezën e negociatave me sindikatat. “Në vend të kësaj, situata u përshkallëzua deri në atë pikë sa, për shkak të mosrespektimit të të drejtave të përcaktuara me Kontratën Kolektive, SKRM u detyrua të paraqesë rreth 800 padi kundër institucioneve. Ndërkohë, iniciativa e paraqitur nga një ‘qytetar i shqetësuar’ u pranua nga Gjykata Kushtetuese, e cila tani pritet të vendosë për shfuqizimin…

Lexo më Shumë

Kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, njoftoi se shëndeti i qytetarëve dhe parandalimi i rreziqeve nga temperaturat e larta mbeten prioritet i institucioneve lokale. Ai bëri të ditur se, në kuadër të platformës “Çairi në ritmin e shëndetit”, ka zhvilluar një takim pune me përfaqësues të institucioneve shëndetësore, përfshirë Gjinekologjinë, Klinikën e Fëmijëve, Qendrën e Shëndetit Publik, Shtëpinë e Shëndetit Shkup dhe Kryqin e Kuq, për koordinimin e masave mbrojtëse gjatë periudhës së verës. “Së bashku diskutuam për angazhimin e ekipeve mjekësore në terren, të cilat do të fillojnë aktivitetin nga Parku i Çairit, Parku Rinia në Fushë…

Lexo më Shumë

Punëtorët e sektorit privat në Maqedoninë e Veriut nga 1 korriku mund të presin pagesën e regresit për pushimin vjetor, i njohur si K-15. Sipas llogaritjeve të bazuara në pagën mesatare neto të tre muajve të fundit, shuma minimale e këtij regresi për vitin 2026 arrin në 19.116 denarë. Lartësia e K-15 është përcaktuar në bazë të pagës mesatare neto për muajt shkurt, mars dhe prill, e cila ka arritur në rreth 47.790 denarë. Marrëveshja Kolektive për sektorin privat përcakton se regresi për pushimin vjetor duhet të jetë së paku 40 për qind e kësaj page. Të drejtën…

Lexo më Shumë

Tetovasot raporton se pesë persona janë arrestuar pas një përleshjeje fizike mes anëtarëve të dy familjeve që jetojnë në të njëjtën shtëpi në Tetovë. Sipas policisë, fillimisht ka pasur një debat verbal, i cili më pas është shndërruar në përleshje fizike. Njëri prej tyre, Sh.I. (42), dyshohet se ka sulmuar me një send metalik tre të afërm të tij, duke u shkaktuar lëndime trupore. Tetovasot mëson se të gjithë të përfshirët janë ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit do të ndërmerren procedurat ligjore.

Lexo më Shumë

Tetovasot raporton se një fëmijë katërvjeçar ka mbetur i lënduar pas një përplasjeje mes dy trotinetëve në bulevardin “Iliria” në Tetovë. Sipas policisë, aksidenti ka ndodhur mes një trotinete elektrike të drejtuar nga një 14-vjeçar dhe një trotineteje fëmijësh, ku ndodhej fëmija katërvjeçar i shoqëruar nga prindi. Tetovasot mëson se fëmija ka pësuar lëndime trupore, të konfirmuara në Spitalin Klinik të Tetovës, ndërsa policia dhe prokuroria po hetojnë rrethanat e aksidentit.

Lexo më Shumë

Maqedonia zyrtarisht i bashkohet programit EU4Health – programit më të madh të Bashkimit Evropian në fushën e shëndetësisë, duke hapur mundësi të reja për financimin e projekteve, modernizimin e sistemit shëndetësor dhe forcimin e shërbimeve shëndetësore. Ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu, në konferencën e sotme për media njoftoi se marrëveshja për pjesëmarrjen e shtetit në program është nënshkruar në Bruksel, duke e vlerësuar këtë si një hap të rëndësishëm drejt harmonizimit të sistemit shëndetësor maqedonas me standardet evropiane. “Me nënshkrimin e Marrëveshjes për EU4Health në Bruksel, kemi bërë një hap të rëndësishëm për shëndetësinë maqedonase. Bëhet fjalë për…

Lexo më Shumë

Ministri i Kulturës dhe Turizmit, Zoran Lutkov, në raportin për dy vjet qeverisje, theksoi se janë arritur rezultate të rëndësishme vetëm për tetë muaj që kur turizmi u mor në kuadër të ministrisë, përkatësisht pas shfuqizimit të Agjencisë për promovimin dhe mbështetjen e turizmit në vitin 2025. “Buxheti është rritur nga 58 milionë denarë në vitin 2023 në 186 milionë denarë këtë vit. Kjo është një rritje prej më shumë se 200 për qind. Jemi hapur për tregje të reja, të cilat u realizuan në bashkëpunim të ngushtë me sektorin privat. Së bashku u përfaqësuam në roud- shou dhe…

Lexo më Shumë

Një rimorkio është përmbysur në autostradën drejt Gjevgjelisë, me çka shtë shkaktuar dëm material, konfirmuan sot për MIA-n nga Sektori për Punë të Brendshme – Veles. “Mëngjesin e sotëm në orën tetë në DPB – Negotinë është raportuar se në autostradën Demir Kapi – Gjevgjeli, pas tunelit T-2, P.Z., një 58-vjeçar nga Republika e Serbisë, duke drejtuar një kamion të tipit ‘Mercedes’ me rimorkio me targa të Serbisë, ka humbur kontrollin dhe rimorkioja është përmbysur në rrugë. Aksidenti shkaktoi vetëm dëme materiale”, kanë thënë në SPB – Veles. Prej atje shtuan se një ekip inspektimi nga DPB –…

Lexo më Shumë