Author: Hamdi Kumanova

Enti Shtetëror i Revizionit ka kryer revizion të pasqyrave financiare të Ministrisë për Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive në llogarinë e buxhetit themelor (637), së bashku me revizion të pajtueshmërisë për vitin 2024. Është shprehur opinion i pafavorshëm lidhur me vërtetësinë dhe objektivitetin e pasqyrave financiare dhe pajtueshmërinë me rregullativën ligjore, udhëzimet dhe politikat e vendosura. Me revizionin e kryer janë konstatuar gjendje që tregojnë dobësi në mënyrën e evidentimit dhe në përdorimin e mjeteve me të cilat disponon Ministria për Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive. Revizorët kanë konstatuar se regjistrimi i mjeteve dhe detyrimeve për periudhën dhe gjendjen deri më 31.12.2024 nuk është…

Lexo më Shumë

Është ndarë nga jeta ish-kryetari i Kumanovës, profesori, gazetari e publicisti z.Bajram Sulejmani, i lindur në fshatin Mateç te Kumanoves. Gjatë karrierës së tij, tanimë i ndjeri ka punuar si arsimtar ne shkollen fillore “Bajram Shabani” Kumanovë, më pastaj si gazetar ne radion lokale te Kumanovës si dhe ka qene kryetar i komunes se Kumanoves gjate sistemit komunist, per nje periudhe te caktuar. Lajmin e kane bere te ditur familjarët.

Lexo më Shumë

Ndërtimtaria përsëri me rritje dyshifrore, publikoi zëvendëskryeministri dhe ministri i Transportit Aleksandar Nikolloski në profilin e tij në Fejsbuk, dhe shtoi se ka një dinamikë të fuqishme në ndërtimin e projekteve kapitale. “Rritje prej 14,6 për qind po shënojmë në një kohë kur po ndërtojmë projekte kapitale, autostrada, hekurudha, rrugë rajonale dhe lokale, si dhe një numër të madh projektesh komunale. Në tremujorin e katërt të vitit 2025, Sektori i Ndërtimit shënoi një rritje dyshifrore prej 14,6 për qind, gjë që vetëm sa konfirmon angazhimin dhe përkushtimin tonë të fortë për realizimin e projekteve kapitale. Jam veçanërisht i kënaqur me…

Lexo më Shumë

Temperatura më e ulët në mëngjes në orën 7 është matur në Berovë – 3 gradë dhe në Hanet e Mavrovës dhe Kodrën e Diellit, – 1 gradë. Zero gradë në Manastir dhe Shkup-Petrovec, 1 në Strumicë, Tetovë dhe Kriva Pallankë, 2 në Prilep, Kumanovë, Veles, Pretor, Ohër dhe Shtip, 3 në Shkup-Zajçev Rid, Demir Kapi dhe Krushevë, 4 në Vinicë, Kavadar dhe Gjevgjeli. Në Kodrën e Diellit ka 74 centimetra borë. DPHM paralajmëroi mot me diell me vranësira të lehta deri në mesatare për mëngjesin e sotëm, ndërsa pasdite vranësirat do të shtohen dhe do të mbizotërojë…

Lexo më Shumë

LSDM sot përmes një kumtese thotë se tragjedia në lagjen Taftalixhe të Shkupit, ku humbën tragjikisht dy jetë, një nënë dhe një fëmijë, tregoi mangësi serioze të institucioneve për mbrojtje nga dhuna në familje. Nga atje kujtojnë se për dy vjet u raportua dhunë në familje, fizike dhe psikologjike. Kishte deri në 12 raportime për bashkëshortin, i cili kishte edhe akuza të tjera, dhe në rastin e fundit, tek ai u gjetën drogë. “Institucionet u njoftuan, u bë një raport, kishin informacione, kishte indikacione për rrezik, dhe me reagimin e tyre joadekuat, nuk i mbrojtën viktimat. Pançe Toshkovski…

Lexo më Shumë

Kuvendi sot në seancën e 90-të duhet të vendosë për zgjedhjen e zëvendësministrave të rinj të Mbrojtjes dhe të Arsimit dhe Shkencës. Propozimi për zëvendësministër të Mbrojtjes është Admir Shabani, ish-zëdhënës i Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, ndërsa për zëvendësministër të Arsimit dhe Shkencës është Driton Sulejmani, ish-këshilltar në Komunën e Kumanovës dhe zëdhënës i VLEN. Në rendin e ditës të seancës është edhe Propozim-ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për ndërtim, me procedurë të shkurtuar. Sipas shpjegimit, me ndryshimet duhet të mundësohet përditësimi i pamjes së përgjithshme në Kadastrën e pasurisë së patundshme dhe infrastrukturës i vendndodhjes…

Lexo më Shumë

Në mbledhjen e sotme të Lëvizja Demokratike është vendosur njëzëri shkrirja e strukturave partiake, për t’i hapur rrugë krijimit të VLEN-it si subjekt i përbashkët politik. Pjesë e këtij takimi ka qenë edhe ish-kandidati për Komunën e Bërvenicës, Haqim Ramadani. Prania e tij në këtë mbledhje merr një peshë të veçantë, duke pasur parasysh se pas zgjedhjeve lokale – ku ai nuk arriti të sigurojë fitore – në opinion ishte përfolur për një distancim të tij nga Lëvizja Demokratike dhe nga koalicioni VLEN, raporton Zyrtare. Megjithatë, pjesëmarrja e Ramadanit në vendimmarrjen për një hap kaq të rëndësishëm politik…

Lexo më Shumë

“Kemi një qeveri që nuk do që ne të jemi në BE, sepse nëse je anëtar i Bashkimit Evropian, nuk ka pesë ton drogë për t’u kontrabanduar në vendin tënd, nuk ka 161 tendera për një biznes familjar, nuk ka kryeministër për t’ia dhënë këshilltarit të tij që të bëhet gjyqtar kushtetues dhe nuk ka grua të një votuesi të VMRO-DPMNE-së që të zgjidhet anëtare e Këshillit Gjyqësor. Kjo nuk ekziston në Bashkimin Evropian. Kjo është arsyeja pse nuk do të shohim kurrë një hap konkret në rrugën drejt BE-së nga kjo qeveri”, tha Andrej Zhernovski nga LSDM. Zhernovski…

Lexo më Shumë