Author: Hamdi Kumanova

Më datë 02.03.2026, në ora 21:20 në Tetovë, zyrtarë policorë nga SPB Tetovë kanë privuar nga liria shtetasen A.L. (18 vjeçe) nga Tetova. Gjatë një kontrolli të trafikut rrugor në rrugën “Marshall Tito”, punonjësit e policisë kanë ndaluar një traktor me targa të Tetovës, të cilin ajo po e drejtonte. Pas marrjes së masave, u konstatua se A.L. nuk posedonte patentë shoferi. Traktori është konfiskuar dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj saj do të ngrihet padi përkatëse.

Lexo më Shumë

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka nisur këtë të martë një vizitë zyrtare në Maqedoninë e Veriut, ku u prit me ceremoni shtetërore dhe nderime ushtarake nga Presidentja Gordana Siljanovska-Davkova. Ai bëri të qartë se Aleanca do të përkujdeset me përkushtim të madh për çdo vend aleat. “NATO është e përkushtuar për të mbrojtur çdo centimetër të territorit aleat, ngado që të vijë sfida”, deklaroi Rutte. Ai shprehu falënderime për Maqedoninë e Veriut për mbështetjen që jep në kuadër të misionit të KFOR-it, ndërsa theksoi se NATO po sigurohet që ky mision të mbetet i fuqishëm.…

Lexo më Shumë

Është gjetur pas 24 orësh 11-vjeçari që kishte humbur kontaktet me familjarët. Ai u gjet në Portin e Durrësit, ndërsa ende nuk dihet si ka shkuar deri atje. Sipas informacioneve, i mituri u largua nga shtëpia për në shkollë pas një debate me nënë e tij, mirëpo nuk u paraqit në shkollë, raporton Top Channel. Ai jetonte me të ëmën në zonën e Freskut, Tiranë, pasi prindërit ishin divorcuar.

Lexo më Shumë

Kryetari i Lëvizjes ZNAM, Maksim Dimitrievski, deklaroi për Sitel TV se shteti duhet t’i japë fund standardeve të dyfishta dhe “reprizave” nga e kaluara. Duke u ndalur te vendimi për paraburgim ndaj Artan Grubi, Dimitrievski theksoi se është dërguar një mesazh i qartë se institucionet duhet të veprojnë në mënyrë të barabartë për të gjithë, duke shtuar se ministri i Drejtësisë, Fillkov, ka vepruar në mënyrë parimore dhe të përgjegjshme, në përputhje me kompetencat e tij ligjore. “Maqedonia është shtet dhe duhet të sillet seriozisht përballë këtyre sfidave. Është e papranueshme që një person i cili e ka lëshuar shtetin…

Lexo më Shumë

Dënime maksimale prej 400 mijë eurove për marketet që nuk do ta respektojnë ligjin për tregti korrekte (lojale), paralajmëron zëvendësministri i Ekonomisë Marjan Ristevski, duke u thirrur në ndryshimet e reja në Ligjin për praktika tregtare jokorrekte. Ndryshimet e ligjit, pritet shumë shpejt të të miratohen dhe fillojnë të zbatohen gjatë këtij viti. Aktualisht, gjoba maksimale për për mosrespektimin e këtij ligjo është 20 mije euro. (plusinfo)

Lexo më Shumë

Deklarata partiake e VMRO-DPMNE-së në pushtet në lidhje me emërimin e biznesmenit Dushan Adamoviç si konsull nderi i Maqedonisë së Veriut në Serbi lë jashtë faktin se sipas Ligjit për Punët e Jashtme, Qeveria, me propozim të ministrit, emëron dhe shkarkon një zyrtar konsullor nderi (konsull nderi) nga radhët e personave që jetojnë në vendin pritës dhe gëzojnë reputacion dhe besim në të, shkruan Vërtetmatësi. Pasi zëdhënësja e partisë opozitare LSDM, Bogdanka Kuzeska, në një konferencë për shtyp vuri në pikëpyetje emërimin e biznesmenit serb Dushan Adamoviç si konsull nderi i Republikës së Maqedonisë në Republikën e Serbisë për shkak…

Lexo më Shumë

MPB njofton se më 02.03.2026, rreth orës 19:10, në SPB Tetovë, një 49-vjeçar nga rrethina e Tetovës ka denoncuar se vajza e tij e mitur ishte ngacmuar nga një 23-vjeçar nga rrethina e Kratovës, me të cilin njiheshin prej më herët. Sipas denoncimit, për një periudhë të caktuar personi në fjalë e kishte shqetësuar përmes numrave të ndryshëm telefoni dhe profileve të rreme në rrjetet sociale. Po atë ditë, rreth orës 16:50, pas përfundimit të mësimit, ai e kishte ndjekur nga shkolla e mesme ku ajo vijonte mësimin deri te stacioni i autobusit. Nga policia njoftojnë se po ndërmerren masa…

Lexo më Shumë

Një 75-vjeçar nga rrethina e Tetovës ka rënë pre e një mashtrimi financiar, duke humbur një shumë prej 2.000 eurosh. Rasti është denoncuar zyrtarisht në Sektorin për Punë të Brendshme (SPB) Tetovë, dje më datë 02.03.2026, rreth orës 15:10. Sipas raportimit të policisë, viktima kishte rënë dakord me një person nga Tetova gjatë muajit tetor të vitit 2025 për punimin e dyerve të dhomave. Si garanci për kryerjen e punës, 75-vjeçari i kishte dorëzuar personit në fjalë shumën prej 2.000 eurosh në formë kapari. Megjithatë, shërbimi i premtuar nuk u realizua asnjëherë. Kur denoncuesi e ka kontaktuar për…

Lexo më Shumë

Një ngjarje e rëndë ka tronditur sot Tetovën, ku një fëmijë 11-vjeçar ka humbur jetën tragjikisht pasi ka rënë nga ballkoni i një banese në Rrugën Industriale shkruan Pa Cemsurë. ​Sipas informacioneve të para, fëmija ka rënë nga një lartësi e konsiderueshme dhe lëndimet kanë qenë fatale, duke mos u mbijetuar dot plagëve të marra. Ekipet mjekësore kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje, por kanë mundur vetëm të konstatojnë vdekjen. ​Policia dhe prokuroria ndodhen në terren për të kryer hetimet dhe për të zbardhur rrethanat e plota se si ka ndodhur kjo aksident fatal që ka tronditur mbarë opinionin publik.…

Lexo më Shumë

Sot komuna e Tetovës shënon 3 Marsin ditën e komunës. Në kuadër të kësaj dite janë paraparë shumë organizime nga ana e komunës së Tetovës ku përveç seancës solemne do të ketë edhe manifestim ku do të ndahen mirënjohje për personalitete të ndryshme, shkruan Top24 “Sot është 3 marsi – Dita e komunës së Tetovës, ditë që shënon edhe fillimin e erës demokratike në Tetovë. Në vitin 1992 u themelua këshilli i parë shumë partiak në Tetovë, duke shënuar kështu edhe fillimin e demokracisë institucionale në Tetovë. Për herë të parë në vitin 1992 u ulën këshilltarët të cilët ishin…

Lexo më Shumë

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme njofton se, sipas të dhënave të fundit, që nga fillimi i konfliktit SHBA/Izrael-Iran, deri më sot, gjithsej 473 shtetas të Maqedonisë kanë kontaktuar me përfaqësitë diplomatiko-konsullore të Republikës së Maqedonisë së Veriut në Tel Aviv, Doha dhe Abu Dabi. Nga ta, 19 persona janë regjistruar nga Izraeli, 106 nga Katari, ndërsa 348 qytetarë janë drejtuar në përfaqësitë në Abu Dabi. Në këtë numër përfshihen edhe 18 persona nga Kuvajti dhe 12 persona nga Bahreini, njofton MPJ. Sipas informacionit të marrë nga autoritetet kompetente, ende nuk rekomandohet evakuimi rrugës tokësore…

Lexo më Shumë

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë sot do të vazhdojë gjykimi ndaj Hashim Thaçit, Bashkim Smakajt, Isni Kilajt, Fadil Fazliut dhe Hajredin Kuçit. Seanca do të fillojë në orën 09:30 dhe do të vijohet me dëshmitarin e dytë të Zyrës së Prokurorit të Specializuar, i koduar si dëshmitari 08. Ekipet mbrojtëse të Thaçit dhe të tjerëve kanë përfunduar gjatë ditës së djeshme kundërpyetjet për dëshmitarin, i cili u bë e ditur se është pjesë e stafit të Zyrës së Prokurorit të Specializuar. Diabetes Ова ќе ве спаси од дијабетес! × Dëshmia e tij ka…

Lexo më Shumë