Ish-kryetari i Komunës së Lozovës nga radhët e LDSM-së, Aco Velkovski, përmes një postimi në profilin e tij në Facebook ka reaguar ndaj njoftimeve për hekurudhën e shpejtë me vlerë 2 miliardë euro.
Në postim, Velkovski shkruan:
“Hekurudhë e shpejtë prej 2 miliardë eurosh?
Shkëlqyeshëm. Vetëm ka një problem të vogël…
Kur treni të arrijë në Evropë, kush do të mbetet të hipë?
Të rinjtë tashmë janë atje. Pensionistët nuk kanë për biletë. Punëtorët numërojnë ditët deri në pagë, kurse politikanët tashmë kanë rezervuar vend në klasën e parë.
Doni të arrini në Bashkimin Evropian me 300 km/orë, ndërsa populli i mbërthyer në varfëri, paga të ulëta dhe premtime të zbrazëta.
Në Evropë nuk hyn me beton, shina dhe projekte MEGA të korruptuara me përqindje të larta.
Në Evropë hyn me një shtet ku njerëzit nuk ikin prej tij.
Përndryshe, do të kemi hekurudhën më të shpejtë në rajon… dhe trenin më të zbrazët.
Rrugës – bëni një stacion te realiteti.
‘Politikanët ndërtojnë shina. Populli e ndërton jetën e tij – në një shtet tjetër.'”


