Ish-kryetari i komunës së Lozovos nga radhët e LSDM-së, Aco Velkovski, përmes një postimi në profilin e tij në Facebook propozoi një zgjidhje ligjore e cila, sipas tij, do të ndihmonte në parandalimin e konfliktit të interesit dhe në rritjen e besimit të qytetarëve tek mbajtësit e funksioneve publike.
Në postim, Velkovski thekson:
Një nga projektligjet për shpëtimin e Maqedonisë:
„Çdo kush që dëshiron të bëhet kryeministër, ministër, deputet, drejtor, kryetar komune apo çfarëdo funksionari – së pari të nënshkruajë një deklaratë të thjeshtë:
‘Unë dhe familja ime e ngushtë gjatë 10 viteve të fundit nuk kemi pasur kompani që kanë përfituar drejtpërdrejt nga burimet shtetërore, koncesionet, subvencionet, tenderët publikë, pasuritë minerare, hidrocentrale ose panele fotovoltaike.’
Gjithçka kaq e thjeshtë.
Nëse familja ka kompani për hidrocentrale, elektrana fotovoltaike, miniera, tenderë shtetërorë, koncesione ose çfarëdo gjëje që varet nga vendimet e Qeverisë – zgjedhja është e lehtë:
Ose funksioni. Ose biznesi.
Nuk mund të kesh shtetin në njërën dorë dhe faturat në tjetrën.
Dhe pastaj të na bindin se gjithçka ka qenë rastësi: ‘Vetëm kur u bëra funksionar, kompania e kushëririt, e nuses, e tezes dhe e fqinjit filloi të lulëzojë.’
Po mirë, ose janë gjeni të mëdhenj biznesi në Ballkan… ose diçka seriozisht nuk është në rregull.
A duhet kandidati për funksionar të plotësojë këto kushte para se të kërkojë besimin e qytetarëve? Çfarë mendoni?“


